Projekti: Trena që ecin mbi 100 kilometra në orë në Shqipëri

13 Qershor 2018, 12:13Sociale TEMA

Shina hekurudhore të lidhura me Greqinë, Maqedoninë e Malin e Zi (e si rrjedhojë edhe me rrjetin hekurudhor europian) dhe trena që ecin me 100-120 apo 140 kilometra në orë janë disa prej projekteve të transformimit të rrjetit hekurudhor shqiptar të prezantuara në Durrës.

Çështja e rehabilitimit të rrjetit rrugor dhe skemat se si do të realizohet ky rehabilitim kanë qenë objekt bisedimesh e studimesh prej vitesh, megjithatë gjatë prezantimit të projekteve qeveritare, numri dy i ministrisë së Infrastrukturës, Artan Shkreli, tha se tashmë këto projekte po shkojnë drejt konkretizimit.

Projekti i parë është ai që lidh Durrësin me Pogradecin e Pogradecin me Maqedoninë, përmes ndërtimit të një aksi të shkurtër hekurudhor nga pala shqiptare.

Kjo lidhje, që diskutohet prej vitesh në kuadër të projektit të korridorit 8, përbën edhe aksin e vetëm hekurudhor të ri. pjesa tjetër, ka të bëjë me rehabilitimin e hekurudhave.

E në këtë rast, pjesë e procesit rehabilitues të njoftuar është edhe linja hekurudhore Tiranës-Durrës-Shkodër-Mal i Zi dhe linja hekurudhore që kalon përmes Kapshticës në Greqi.

Këto projekte, sipas zëvendësministrit janë në proces avancimi konkret dhe po përfundohen termat e referencës.

Rehabilitimi, sipas zëvendësministrit Artan Shkreli, parashikon edhe zgjerimin e bankinave të rrjetit hekurudhor shqiptar e kjo do të bëjë të mundur rritjen e shpejtësisë së trenave në mbi 100 kilometra në orë, në një kohë që aktualisht kjo shpejtësi varion në 40 kilometra në orë.

“Dua të them se të tre këto linja, jo vetëm që do të zbusin shumë transportin e brendshëm por do ta bëjnë lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë, që të mos jetë vetëm për transport mallrash por edhe njerëzish”, tha Shkreli.

Po ashtu, një projekt tjetër që po studiohet, sipas zëvendësministrit, është edhe hekurudha e Vlorës.

Rivitalizimi i lidhjes hekurudhore me Vlorën, sëbashku me investimet në rrjetin rrugor apo me ndërtimin e pritshëm të aeroportit, do të bëjnë që Vlora të kthehet në një pol të rëndësishëm për turizmin por edhe për shkëmbimin e mallrave e njerëzve.

22 komente në “Projekti: Trena që ecin mbi 100 kilometra në orë në Shqipëri”

  1. vini says:

    E te shkretet ne ngelem duke par projekte ,pordh me rigon

  2. Drini Ahu says:

    Po u be hekurudha ne keto standarte pa frike mund te themi se Shqiperia behet vendi me terheqes per tu jetuar dhe vizituar.Trenat bejne te mundur levizjen e gjere te mallrave dhe njerezve. Po e realizoi kjo qeveri kete projekt do mbetet ne histori si rilindja e vertete shqiptare.

  3. Fantazi si ajo lulbabales per tramvaj ne tirane.

    1. Trenat dhe rruget e Ripjelljes says:

      Fantazia e nje artisti te semure!

      1. Topi says:

        Cdo projekt nis nga fantazia. Ata qe nuk kane fantazi krikojne Babale me shoke

  4. prizem says:

    Projekti i eshte kerkuar Shqiperise nga Merkel (pas se ciles qendrojne kompani gjermane dhe financim i BE) dhe gjermanet e dine shume mire se c’do te thote te kesh hekurudha me standart te larte.

  5. Lili says:

    U berishizuan edhe keta ka trute…

  6. zorraxhi mesatar shqipetar says:

    Eeeee ngelem me projekte eeeeee …. bejeni me sy mbyll eeeeee…. show …. eeeeee …..

    (Fillon puna) eeeee …. Hason Hasoni po ben miliona gjasme po bejne tren eeeeee …. maskarenj te korruptuar …… eeeeee….

    (Mbaron) eeeeee ….. e ca ben, asgje, ben miliona per vete ata pa eeeeeeeeee ……

    Me gjej ndonje pune ne shtet qe te pij kafe gjithe diten , o çorapekuq, se po vdesim per buke ne populli me iPhone …..

    eeeeeeee …. nuk behet ky vend …. do iki ne gjermani te eglendisem rrugeve si zorraxhi ….

    eeeee … nuk ka shtet ketu ….. eeeeeeee ……

    VETEM UNE NUK KAM FAJ !!!

  7. selvia says:

    A ka per tu bere ndonje here ky tren apo do te behet si boni Lul trapi trampin…..

  8. naimi says:

    nuk e di me cfare lapsi I beni llogarite. cili shqiptar ne kushtet e sotme do te paguante 1000 leke te reja per te shkuar ne Shkoder a Vlore.. nuk I del hesapi ndryshe trenit edhe sikur te jete I mbaruar e I kryer investimi. apo hajt se folim…

  9. Shqiptari nga Kosova says:

    Fantazi qe do kthehet ne realitet nga nje kryeminister i guximshem dhe me vizion..!

  10. like says:

    endrra socialistesh

  11. Rrogozhina says:

    Hekurudhat duhet te ishin bere te parat dhe jo autostradat qe jane shprehje e marrezise sone!!!

  12. ZZ says:

    propaganda SI PJESE E teoriSE konspiraTIVE E BOTE4S MODERNE Q1E ZBATOHET ME SE MIRI NE VENDET SI SHQIPERIA..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. ÇAKMAKU says:

    Ne aspektin ekonomik,eshte katastrofe.Nuk kemi ekonomi aq te madhe sa te na duhen trenat per transport mallrash.
    Nje tren mund te transoptoi 100 kamion pa asnje problem…100 shofere te papune, 20 goma per secilin ne vit te pashitura,qintra njijera euro nafte ne vit,etj,etj.
    Ndaj,lenani ne kete haurin tone te jetojne me pak buke e kripe.
    Transporti me treana kerkon ekonomi me bole,jo bole ekonomi

  14. Grigor says:

    Jane projektet kineze per dominimin e tregetise boterore dhe asaj evropiane nepermjet shtenies ne dore te porteve kyce dhe rrugeve te transportit. Por kjo ka nje kosto te larte per vendet Ku hedh syte Kina. Nepermjet kastave te korruptuara Kina jep hua grabitqare me interesa astronomike. Ne momentin qe nuk e shlyen dot atehere Kina merr ne dore lontrollin e ketyre aseteve per 99 vjet. Ato i mbron qofte dhe ushtarakisht qe nenkupton sjellejen e ushtrise dhe hapjen e bazave ushtarake kineze. Nqs ju duken teori kondpirative, kerkoni ne google China predatory loans. Kesht mori nje port nga Xhibuti ne gjirin e Adenit duke vene nen kontroll hyrjen ne detin e kuq. Aty ka krijuar dhe nje baze ushtarake duke sjelle dislokimin e trupave dhe anijeve luftatake. Baza e pare ushtarake kineze jashte Kines. 10.000 ushtarake plus civile dhe 150 anije luftarake. Baza ka territor gjigand dhe Xhibuti nuk ka pike kontrolli ne te apo autoritet te pengoje Kinen. Praktikisht ngulimi i pare kolonial i Kines. Nga Sri Lanka mori ne te njejtin menyre portin e konteniereve dhe ben c’te doje pa pyetur shtetin perkates. Porti i Pireut kontrollohet nga Kina. Qe aty nis ekspansioni drejt Berlinit dhe Parisit ne nje rrjet modern hekurudhash dhe autostradash. Qe do kontrollohen nga kush thoni ju? Kina. Kush tjeter. Be do kemi celsat e kashtes dhe nuk do perfitojme asgje vec politikaneve qe do ja japin Kines kontrollin e ketyre arterieve jetesore me dy duart sic pranuan plehrat, ujguret, muxhahexinet, armet kimike, kampet e refugjateve vec te mbushin xhepat dhe te rrine ne pushtet. Mali i Zi eshte i mbytur ne borxhe tek kinezet. Ekspansioni kinez ne Ballkan shtuar interesit Rus per Ballkanin jane nje sfide serioze per hegjemonine amerikane ne rajon. Me politikane te tille te korruptuar, te shitshem dhe te shantazhueshem, Amerika nuk mund te jete e sigurte qe asaj nuk do i vihet shqelmi nga Ballkani. Pasi keta politikane jane kurva qe ulen ne cdo preher. Besoj e kuptoni tani Pse Amerika po i meshon me te madhe dhe po investohet ne procesin e vettingut pikerisht tani. Nuk e dinte Amerika zullimet qe benin keta kodoshe? Pse u kujtua Tani per pastrimin e ketyre halldupeve? Sepse tani po i rreshqet toka ne kembet ne Ballkan dhe u duhen njerez te besuar. Kujdes nga karamelet kineze me helm! Do ti vjellim per 100 vjet. Po mbas 100 vjetesh nqs vendosin mjaftueshem kolone dhe baza dhe mund te imponohen perse duhet ti leshojne? Mund te na bien edhe bomba kineze nga qielli dhe te na vene hurin ne bythe si popull nga Shqiperia. Nuk eshte cudi!

    1. popull says:

      Heperhe po hame karamelet amerikane me helm, prandaj shpejt mund tu vije radha edhe atyre kineze.

  15. Saimir says:

    po ca projekt k… thua ore… bej ore bajpasin e fierit dhe eshte vlore

  16. perkthyesi says:

    Po “hajme” vetem premtime! Nuk e di se ku ka terren ne Shqiperi qe te levize nje tren me nje shpejtesi te tille. Keta politikanet tane dhe mushken e bejne me barre!

  17. @ says:

    Prit o gomar, qe te hash bar..
    Kur te sekuestrohen pasurite e vjedhura te
    Berishes, Metes, Rames, Bashes, & com,
    te gjitha endrrat mund te behen realitet.

  18. Latif BORA says:

    pirxh pirxh

  19. HQ-18 says:

    Shumë projekte në ajër projektojnë kta hajdutët dhe mashtruesët.
    E dyta trena me 100 kilometra ne orë ne këtë kohë dhe shekull vetëm në Afganistan mund të gjesh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje