Shokohet Spanja, Federata shkarkon trajnerin një ditë para nisjes së Botërorit

Julen Lopetegui nuk do të drejtojë Spanjën në Rusi 2018.

Ajo që përflitej si thashethem që në orët e para të ditës së sotme, tani është zyrtarizuar nga vetë presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, në një konferencë për shtyp.

Lopetegui u zyrtarizua një ditë më parë si trajneri i ri i Real Madrid dhe kjo ka qenë arsyeja që ka sjellë shkarkimin e tij para Botërorit, pasi drejtuesve të Federatës nuk u ka pëlqyer koha kur u bë publik ky vendim.

Ata dinin që kishte negociata mes palëve, por pritnin të kishin një bisedë me trajnerin para se të merrej vendimi përfundimtar.

Kjo ka ndodhur pa dijeninë e tyre dhe ka sjellë në ndarjen mes palëve.

Në këtë situatë, Spanja mbetet pa trajner kur na ndan një ditë nga fillimi i Rusi 2018, duke e dëmtuar rëndë ecurinë e kësaj përfaqësuese drejt fitores së trofeut, pasi ajo shihej si një pretendente për të siguruar atë.

Lopetegui pritet të zëvendësohet nga legjenda Fernando Hiero.

Por shkarkimi i tij pritet të shkaktojë një tërmet të vërtetë tek Spanja.

Kjo, duke qenë se lojtarët e Kombëtares, me në krye kapitenin Sergio Ramos, kishin kërkuar nga presidenti i Federatës, që të mos e shkarkonte Lopeteguit.

Fakti që kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, mund të bëjë që lojtarët të mos japin maksimumin në Botëror.

Spanja konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të fituar Botërorin, por shkarkimi i trajnerit mund të zbehë rëndë shanset e saj.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...