INTERVISTA/ Strehim për luftëtarët e ISIS? Flet Rama: Thjesht fantazi, ja marrëdhëniet që kam me Erdoganin dhe një koment për islamofobinë

13 Qershor 2018, 10:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA) ka folur për herë të parë lidhur me raportimet e fundit mediatike për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj në Shqipëri.

“Kjo është një fantazi”, tha Rama duke hedhur poshtë të gjitha raportimet mbi këto tema.

Kryeministri tha se këto pretendime nuk reflektojnë të vërtetën dhe tha se Shqipëria ka ngritur një qendër e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe që është propozuar që të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.

Sipas tij kjo nuk ka të bëjë asgjëkund me ndonjë koncept të një qendre në kuptimin e një qendre grumbullimi njerëzish dhe aq më pak pastaj me “konceptin krejtësisht të pavend dhe madje qesharak të mbledhjes së gjithë ish-ushtarëve të ISIS-it (DEASH) në këtë qendër”.

“Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi.

Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon.

Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë.

Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne”, tha Rama.

Duke folur mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se është një proces i afirmuar më shumë sesa me dekada në kuptimin sipas tij që prirja e Shqipërisë ka qenë një prirje natyrale drejt Evropës.

“Nga ana tjetër nëse flasim konkretisht sot duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk varet vetëm nga ne, se procesi i integrimit evropian është gjithmonë e më i ndërlikuar dhe njëkohësisht më i paparashikueshëm për shkak të vetë turbullirave të brendshme në vendet e Bashkimit Evropian dhe të erërave kundër zgjerimit dhe kundër vetë Bashkimit Evropian brenda disa vendeve të rëndësishme anëtare.

Kështu që përsa na takon do të vazhdojmë punën tonë, pasi për ne procesi i integrimit evropian nuk është një udhëtim për t’u spostuar nga Tirana në Bruksel, por është një udhëtim brenda vetes për t’u modernizuar dhe për të pasur një shtet funksional të standardeve evropiane”, tha Rama për AA

Ndërkohë mes Shqipërisë dhe Greqisë janë mbajtur disa raunde të bisedimeve për kufizimin e zonave detare dhe për çështjet e hapura mes dy vendeve, ndërsa Rama shprehet se është optimist që më në fund do t’i japin drejtim disa proceseve të bartura prej 70 vjetësh mes dy vendeve dhe njëkohësisht disa problemeve që herë pas herë sipas tij i gjejnë në rrugën e vendit për shkaqe të brendshme në Shqipëri apo Greqi.

“Ka patur një proces të vështirë për të arritur deri në uljen në tryezë, por besoj që ulja në tryezë do të dalë me një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes vendeve tona dhe në respekt të dinjitetit të njëri-tjetrit”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë në lidhje me bisedimet Shqipëri-Greqi për çështjet e hapura mes dy vendeve.

– “Ne jemi të përkushtuar që influenca negative e FETO-s të mos cenojë misionin që ka arsimi në Shqipëri”

I pyetur për strukturat e organizatës terroriste FETO, që veprojnë në Shqipëri, kryeministri Rama ka pohuar se ka një numër të caktuar shkollash të ndërtuara në të shkuarën që kanë qenë një pikë referimi për prindërit dhe nxënësit.

Siç thotë kryeministri shqiptar, shkollat e FETO-s në të kaluarën kanë ofruar mundësira që Shqipëria nuk është se i ka pasur në të gjithë sistemin në territorin e vet, por se aktualisht qeveria shqiptare është e përkushtuar që “influenca negative e këtyre shkollave” të mos ndikojë në arsimin në Shqipëri.

Është me shumë rëndësi të kuptohet se ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim sa më të mirë arsimor në të gjithë territorin dhe paralelisht patjetër për të mos lejuar që influenca negative të natyrës që ju përmendet (kërcënimit të FETO-s) të kenë hapësirë dhe të cenojnë pikërisht misionin që ka arsimi në Shqipëri”, deklaron kryeministri Rama për AA.

I pyetur më tej për bashkëpunimin dhe përpjekjet midis Shqipërisë dhe Turqisë për të eliminuar kërcënimin e FETO-s, Rama duke iu referuar grusht shtetit të dështuar të FETO-s në Turqi, tha se ajo ngjarje i bën vigjilent dhe shumë të vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit është prioritet i prioriteteve.

Ne jemi shumë të vëmendshëm. Kemi të gjitha arsyet të mbetemi shumë të vendosur në qëndrimin e shprehur që në minutat e para të grusht shtetit se bëhej fjalë dhe bëhet fjalë për një kërcënim serioz, që ne nuk do të donim në asnjë mënyrë ta shikonim, në asnjë formë sado margjinale në vendin tonë”, tha kryeministri shqiptar.

– “Aeroporti i Vlorës synohet të jetë gati në vitin 2020”

Sipas kryeministrit Rama, investimet turke në Shqipëri nuk janë të mjaftueshme. Ai duke theksuar se rritja që kanë konstatuar është e pamjaftueshme, shpreh besim se ka shumë më tepër mundësi për investime turke në Shqipëri.

“Këtë gjë e kam ndarë edhe me presidentin, edhe me kryeministrin, edhe me aktorët e tjerë të politikës apo biznesit në Turqi, duke besuar se vullneti për ta zhvilluar më tutje këtë potencial është i plotë dhe njëkohësisht shumë çka që Turqia ka bërë në 15-20 vitet e fundit është një arsye e fortë për të pasur më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe në tregti, pasi janë eksperienca të fituara, transformuese, për të cilat ne kemi realisht shumë nevojë”, deklaron Rama.

Ndërkaq, duke folur për investimet turke në Shqipëri, kryeministri Rama foli edhe mbi ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës, investim turk në vend, që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2020.

“Për sa i përket aeroportit të ri ndërkombëtar në Vlorë, ne jemi në një fazë të avancuar negociatash bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe synimi është që aeroporti të jetë gati përpara fundit të vitit 2020. Shpresoj që aspektet proceduriale dhe procesi i negociatave të mos zgjaten, në mënyrë që ne të kemi gjithë mundësi që të realizojmë këtë objektiv”, bëri të ditur ai.

Shpallja e Turqisë “partner strategjik” në vitin 2013, siç thotë Rama, ka qenë në programin e Partisë Socialiste (PS) që drejton ai, edhe atë para zgjedhjeve të vitit 2013. Rama shpjegon se synimi ka qenë që Turqia të përfshihej në një trekëndësh të partneritetit strategjik, ku tradicionalisht sipas tij kanë qenë Italia dhe Greqia.

“Me të fituar zgjedhjet, bëmë këtë pjesë të programit tonë qeverisës, me bindjen se tradita e marrëdhënieve dhe njëkohësisht edhe miqësia mes popujve, përfshirë faktin që Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe një vend me një rol të rëndësishëm në shumë aspekte, përbëjnë padyshim një bazë të plotë për këtë hap, një hap që është shoqëruar me një thellim të marrëdhënieve dhe patjetër që do të materializohet ndër të tjera edhe me deklaratën e partnerit strategjik”, thotë Rama.

– “Marrëdhënia me presidentin Erdoğan e ngritur mbi respektin reciprok”

Në lidhje me qëndrimet dhe komentet për marrëdhënien e tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, por edhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, Rama tha: “Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta. Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën. Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”.

– “Zgjidhja Maqedoni-Greqi nuk mund të përjashtojë dakordësinë e faktorit shqiptar”

I pyetur për mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe nëse Shqipëria qëndron e heshtur në këtë drejtim, kryeministri shqiptar u shpreh se qeveria e tij është akuzuar për të kundërtën, siç tha ai, “për qëndrim invaziv në çështjet e brendshme të Maqedonisë”.

“E vërtetë është se ne në aspektin e emrit inkurajojmë çdo zgjidhje të dakordësuar dhe kemi shumë besim tek qeveria e re maqedonase, e cila ka demonstruar vizion, kurajë dhe vullnet për një zgjidhje. E natyrisht, zgjidhja nuk mund të përjashtojë dakordësinë e faktorit shqiptar dhe jam i bindur se nuk do ta përjashtojë atë”, tha kryeministri Rama, duke iu referuar ndikimit të faktorit shqiptar në mosmarrëveshjen e emrit.

– “Politika e BE-së ndaj Kosovës është një turp i madh”

Duke folur për zhvillimet në rajon, si dhe ndikimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si një ndër faktorët kyç në Ballkan, kryeministri shqiptar foli edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për politikën e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në veçanti lëvizjen e lirë të cilën e quajti “turp të madh të Bashkimit Evropian”.

“Dua të them që është një turp i madh i Bashkimit Evropian dhe këtë e kam thënë dhe publikisht, dhe e them gjithmonë që akoma sot populli i Kosovës mbetet i izoluar dhe i vetmi popull në të gjithë kontinentin që nuk ka të drejtë të lëviz lirisht”, thekson Rama.

“Është e vështirë t’ua shpjegosh, në fakt njerëzve në Kosovë, atë që është e pashpjegueshme… si ka mundësi që kur ishin nën një diktaturë nga e cila bën luftë dhe paguan me shumë sakrifica dhe humbje jetësh lirinë e tyre, lëviznin lirisht dhe sot që janë në shtetin e tyre sovran dhe të njohur nga pjesa e madhe e vendeve evropiane dhe nga të gjitha fuqitë e mëdha, ata janë i vetmi popull që nuk ka të drejtë të lëvizjes. Ky është një turp”, shton Rama për AA.

Sa i përket qëndrimeve të Bashkimit Evropian në raport me pavarësinë e Kosovës dhe në raport me dialogun, Rama shpreh mendimin se qëndrimet janë të duhura dhe beson se u takon udhëheqësve të Kosovës që të udhëheqin këtë proces.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë pa folur asnjëherë në emër të Kosovës, por duke folur në çdo rast për Kosovës”, shprehet Rama.

– “Islamofobia, mallkim i kësaj kohe të re”

I pyetur për turkofobinë dhe islamofobinë në rajon, kryeministri i Shqipërisë tha se islamofobia është një mallkim i kësaj kohe të re.

“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit.

Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija.

Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama./AA

19 komente në “INTERVISTA/ Strehim për luftëtarët e ISIS? Flet Rama: Thjesht fantazi, ja marrëdhëniet që kam me Erdoganin dhe një koment për islamofobinë”

  1. Futja vrapit says:

    Nese islami, ky qe po komentohet dhe jo ai tradicionali, eshte burim i ekzistences sone (!?), Shqiptaret kane me Europen aq lidhje sa ka lidhje nje Zulu me gjuetine e balenave.
    Ku i gjen ky kto mer jahu!!!

    1. undefined says:

      Ja ke kaluar Sali Berishes, o mashtrues e dilereant.
      Me thuaj shoket, te them kush je!

      1. Hoxh Armandi says:

        Populli arian dhe pellazg turkoshqiptar ka per lider nje yzmeqar te recepit. Gezuar ramazonin dhe xhamine e re o turkoshqiptare.

    2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      idiot kryeminister,nese rrenjet e shqiptarizmit jane turke,athere ti qenke vertet rrot …………….

  2. iliria says:

    o zot c’fare kriminel kryeminister qe kemi —–eshte bere krejt turk i qane problemin qe nuk ekzistonj fese se huaj islamiste qe do te perpije token tone

    1. ben says:

      iliria-harron se Rama eshte politikan dhe ja do puna te flase sic ka folur. Ne nuk kemi se perse te prishemi me askend per fete, kur fete per ne shqiptaret nuk kane aspak vlere. Sa martesa te perziera kemi ne ne Shqiperi? Jane me qindra e mijera martesa te tilla dhe kemi aq shume individe me prinder qe u perkasin feve te ndryshme. Cfare duhet te bejme me keta njerez sipas teje?
      Per K.Ministrin e Shqiperise, kushdo qe te jete, interesat politike dhe ekonomike te vendit jane prioritet ne marrdheniet internacionale. Perderisa Turqia, Greqia, Serbia apo edhe shtete te tjera, kushdo qofshin ato, sillen pozitivisht me ne, qeveritaret tane nuk kane se perse te krijojne probleme, ne te kunderten do te ishin te papergjegjshem dhe si te tille do demtonin interesat tona kombetare.
      Shikoni se cfare po ben Trum-i qe po zihet me te gjithe aleatet e vet strategjike. Doni te keni nje udheheqes idjot si Trump?

  3. Labi says:

    Krm legen nuk. Po godet njeri fene myslymone shqiptaret myslman Jane shqiptare dhe nuk Jane turq qe na e mbyte shqiperin me turq te largohen te gjith shkollat turke nga shqiperia feto dhe erdogani nuk Kane asnje pune ne shqiperi po ti mbush xhepat e nuk te bohet vone se pu fusin islamin radikal o pallosh

  4. Princi(Belgjikë) says:

    Më idiot zor se mund të gjindet! Nuk jam që të goditet feja islame dhe asnjë fe tjetër, por që ta cilësosh atë si një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, të egzistencës së kombit tonë, kjo , në rastin më të mirë, është një idiotizëm…Në rastin më të keq….?….

  5. Hajro Limaj says:

    Fatkeqesi perr nivelin qe ka kryeminisdtri jone.
    Asnje shtet me ne krye ameriken dhe vendet e Bashkimit Europian nuk ka pranuar qe i ashtuquajturi grusht sheti ne Turqi eshte organizuar dhe bere nga Fetullah Gyleni dhe institucinet e tij.uSHTIA TURKE ,SIPAS KUSHTETUTES KISHTE PER DETYRE TE RUANTE SHTETIN DEMOKRATIK,LIGJOR DHE LAIK, qe i shkaterroi Erdogani. Deshieren e ushtrise per rrezimin e Erdoganit e shfrytezoi kryetari i Shikut me shefin e shtabit te pergjithshem ,te cilet nepermjet Erdoganit e kthyen nje skenar.
    Edi Rama duket se nuk eshte aspak dakort me Ameriken dhe Bashkimin Europian,por me Erdoganin,problematikun e konflikteve rajonale dhe me tej.
    Edi Rama nuk e di qe per fondamentalizem Erdogani ,kur ishte kryetari i bashkise se Stambollit shkoiu 6 muaj ne burg ?.
    Nese Edi Rama do te vazhdoje luften kunderinstitucioneve arsimore qe jane krijuar me mbeshtetjen e shtetit turk,Europa do tia tregoje vendin atij,por c faj ka Shqiperia ?.

    Ne festojme 550 vjetorin e heroit kombetar,Skenderbeut qe luftoi kunder perandorise Osmane qe lufton te rikrijoje Erdogani,ndersa Edi Rama
    ka rene ne dashuri me te.Do te nglete njolle e zeze ne historine e Shqiperise,ku Erdogani punon intensivisht per islamizimin e politikes dhe radikalizmin e islamit.
    Adriani

  6. vini says:

    Na cave trapin me kta turqit sikur jan ekonomia me madhe ne bot po kta me tfume ta kan o bole

  7. Bushi says:

    Inerviste e shkelqyer e kryeministrit Rama.Ata qe flasin kundra kesaj interviste,kane mungese inteligjence,ose shpirt te zi.Ata do jene me bindje politike kundra,dhe shprhin dokra qe nuk i ha as qeni.Ne te gjitha pikat qe foli kryeministri ishin pergjigje shume te sakta,per te sqaruar opinionin se nuk eshte ashtu siç shkruhet.Ai o i thote shume qarte,po kujt ja thot.Marin vesh injorantet?

  8. Drenicak says:

    Edi e di që nuk je islamistë.
    Të lutem mos bashkëpunon me Erdoganin sepse në Maqedoni dhe Kosovë na asimiloj eja santë në Mitrovicë e shof se si janë katandis shqiptarët në turkomut…..

  9. Lira says:

    Veshja …pa kravate, kemishe e zberthyetr tregon per marredhenie diisi te ngushta, dhe zoti e si se si

  10. Edi says:

    O idiot kryeminister, nuk eshte Turqia e Natos… eshte nje tjeter Turqi kjo Turqia e “vellait” tend… eshte Turqia e burgosjes se gazetareve, e eleminimit te kundershtareve, e korrupsionit te familjes Erdogan ku ti ke pjesen tende… Eshte Turqia e pro Rusise dhe e kunderperendimit. Co Linden dhe Zahon drejt kesaj Turqie , jo Shqiperine.,,

  11. Edi.ok says:

    O idiot kryeminister, nuk eshte Turqia e Natos… eshte nje tjeter Turqi kjo Turqia e “vellait” tend… eshte Turqia e burgosjes se gazetareve, e eleminimit te kundershtareve, e korrupsionit te familjes Erdogan ku ti ke pjesen tende… Eshte Turqia e pro Rusise dhe e kunderperendimit. Co Linden dhe Zahon drejt kesaj Turqie , jo Shqiperine.,,

  12. Ana says:

    Kryemini i yne ben matematike se ne Shqiperi ka shumice muslimane dhe i duhen votat e tyre berthama e hershme e Shqipetarve nuk eshte islami kte e dine edhe muslimanet

  13. Lisi says:

    Edi Rama eshte I vetmi K/minister qe ka vizion dhe deshire qe Shqiperia dhe shqipetaret te respektohen si te barabarte ne Evrope. E ashtuquajtura “Shqiperia Demokratike” u shendrua ne nje” Shtet Rumpalle”me arkitekt Vicidolasin dhe Co. Ka ardhur momenti qe si komb duhet ta vleresojm ose do na mallkojne brezat!

  14. Illyria-Shqiperia says:

    Seriozisht e ka ky palla? Burimi I Kombit tone qenka Islami Erdogani? Turp!!! E ne qe Duam kombin dhe urrejme turkun pushtues qenkemi te paditur. Ah mor I shkrete, Padija vjen nje dite edhe zhduket, por humbja e identitetit eshte me keq. Mund ti besh elozhe vellaut personal, por nuk mund te cosh nje komb te tere ne prehrin e tij.

  15. Arber Kosta says:

    Nqs thote nja dy llafe per nje gazete turke per te realizuar aeroportin e vlores dhe linjen ajrore shqiptare kjo eshte e pranueshme. Por nqs pranon te hapi kampe refugjatesh ne kembim te hapjes te negociatave ky do te ishte veprim antishqiptar dhe shumica e shqiptareve nuk do ja falin sepse kjo rezikon prishjen e struktures se popullsise e cila eshte homogjene dhe prishjen e paqes sociale nga nje fare e keqe qe europa sdi ku ta coje per vete. Le ti mbajne vete se vete I moren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje