Teatri Kombëtar, PD: Lali Edi e ka ndarë mendjen ta bëjë “dhuratë”, ja ç’thotë PPV

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni i Medias ditën e sotme ka pasur në vëmendje çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

Partia Demokratike u përfaqësua me deputetin Hekuran Hoxhalli i cili tha se hapësira e godinës ekzistuese po tentohet që të bëhet “dhuratë” për ndërtime kullash.

Ai ka shigjetuar kryeministrin  Rama, ministren e Kulturës Kumbaro si dhe kryebashkiakun Veliaj.

“Bashkia të “plas buzën” e të “merr shpirtin” po të lëvizësh një centimetër prej  Planit të Përgjithshëm Vendor. Me një përjashtim….me përjashtim të zonës ku Lali Edi,jo Lali Eri) ka ndarë mendjen të na bëjë “dhuratë” teatrin (tek ky projekt Lali Edi i thotë Lali Erit: ty t’ka Lala çun!).

Për të kuptuar ndalesën e parë në shtegun e korrupsionit duhet të lexojmë PPV. PPV ka pasaportën për çdo njësi, ku përcaktohen rreptësisht kushtet për ndërtimin në Tiranë. Njësia ku Lali Edi do na “dhurojë” teatrin ka emërtimin TR/1.

Kur Lali Edi miratoi PPV e Tiranës, e kishte ndarë mendjen që do na bënte me “teatër”, me teatër dhe gjashtë kulla në zemër të Tiranës, të gjitha në truall publik, atje ku ligji nuk e lejon të ndërtojë.

Nëse nuk më besoni, atëherë zbrisni dhe ju në ndalesën e parë të korrupsionit dhe lexoni, duke krahasuar, faqen e parë të pasaportës së PPV më poshtë. Binduni vetë”, shprehet Hoxhalli.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *