VIDEO: Momenti i frikshëm: Politikani qëllohet për vdekje me plumb pas koke

13 Qershor 2018, 12:28Lifestyle TEMA

Një politikan meksikan, i cili ka qenë aktiv në luftën kundër krimit të organizuar, është qëlluar për vdekje ndërsa po bënte një selfie me zgjedhësit.

Fernando Puron, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u vra. Politikani u qëllua me armë pas koke.

Vrasja tronditëse e Puron është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Video tregon momentin kur një burrë me mjekër dhe kapele shkon mbas 43-vjeçarit dhe e qëllon në pjesën e pasme të kokës.

Puron vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ai ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Momenti i frikshëm: Politikani qëllohet për vdekje me plumb pas koke”

  1. BE 2025 says:

    Kjo nuk ndodh ne Shqiperi.Ne i duam fort politikanet tane, kuq e blu. Ja pse do hyme ne Evrope pas Maqedonise Veriore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje