Zëvendëson Lopeteguin, Fernando Hierro, trajner i Spanjës në Botëror

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vetëm pak orë pasi shkarkoi Julien Lopeteguin, Federata Spanjolle e Futbollit ka emëruar trajner të “La Roja-s” për Botërorin Fernando Hierron, ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, që ishte pjesë e stafit të përfaqësueses iberike në “Rusi 2018”.

Hierro do të ketë vetëm disa ditë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e parë në grup me Portugalinë, që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 20:00.

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

“Jemi të detyruar të njoftojmë shkarkimin e Julen Lopeteguit, vetëm një ditë para startit zyrtar të Botërorit.

Natyrisht që kjo nuk na shërben aspak, por ishim të detyruar të bëjmë këtë hap, pasi sjellja e Julen nuk ishte aspak në përputhje me vlerat dhe parimet e punës së Federatës Spanjolle të Futbollit.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *