Bruçaj ‘thumbon’ Erdogan: Jam “gylenist” sepse kështu do partia!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka folur për herë të parë në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton është nën ndikimin e Fetullah Gylen.

I pyetur nëse Rexhep Erdogan do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, Bruçaj la të nënkuptohet se përpjekjet për ndërtimin e saj datojnë shumë më parë sesa Erdogan të vinte në pushtet dhe se ajo nuk financohet prej tij.

“Xhamia po ndërtohet me ndihmën e popullit turk… Kërkesa për palën turke që ta financonte daton që në vitin 1993” – tha kreu i KMSH.

I pyetur në studion e “Real Story” për zërat kundër tij brenda radhëve të KMSH, Bruçaj tha se imamët janë liruar nga detyra në përputhje me statutin dhe rregullat.

“KMSH bën qarkullim imamësh në bazë të statutit që ka. Ne stafin e kemi të ndarë në disa kategori, imamë, myftinj, hoxhallarë. Sikurse edhe institucionet siç janë medresetë.

Dhe unë vetë vij nga këto institucione. Por gjithmonë ka pasur paragjykime ndaj drejtuesve si në rastet ndaj Sabri Koçit, Sali Muçës” – tha Skënder Bruçaj.

Marrëdhëniet mes shtetit turk dhe KMSH nuk janë të mira. Kjo pasi ai akuzohet si një person nën ndikimin e Fetullah Gylenit, armikut të Erdoganit. Por, Skënder Bruçaj ka befasuar teksa ka folur për herë të parë mbi këtë problem, shkruan Java News.

“Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të klasës.

Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Kur vajta në shtëpi e pyeta babanë se pse na quajnë kulakë.

Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…”

Ai u shpreh se nuk e pranon që kreu i një shteti tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Madje, kreu i KMSH u shpreh se nëse politikanët vendas e të huaj nuk do të jenë të pranishëm në inaugurimin e “Namazgjasë”, kjo nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Bruçaj ‘thumbon’ Erdogan: Jam “gylenist” sepse kështu do partia!”

  1. NNP says:

    Aferim te qofte Shqipo!

  2. Isak njutoni says:

    Ironitë e Skëbderit nuk e çbëjnë faktin se ai është gylenist, sepse tek është shkolluar, në shtëpitë dhe konviktetve tye është rritur edukuar dhe ushqyer dhe në istitucionet e tyre ka punuar. Ai ska shërbyer asnjë ditë në kmsh dhe tak fak për dy muaj u bl nënkryetar dhe kryetar i kmsh! Sepse donte partia e gylenit. Këtë gjë Skënderi e di mirë se e di i madh e i vogël.kështu ta lër mënjanë kamuflazhin gylenist dhe të tegohet burrë. Qarkullimet janë vetëm spastrime duke vënë çunak gylenistë për të rritur kontrollin mbi kmsh.

  3. Vjosani says:

    Te lumte Skender! Mbagu pas shqiptarise qe te hysh ne histori, ndryshe ska te ardhme per ne. Jam ateist, por te adhuroj per qendrimin qe po mba!

  4. Laku says:

    Doli dhe nje hoxhe me bole.Bravo,boll me pleren Erdogan

  5. Landi says:

    Imagjino ku ka arrit shqipria qe Te bejne ligjin ca persona Nonsenses ne shqipri, gyleni erdogani binladeni janulla sorros e lloj lloj pedofilesh qe vijne e shperndajne ca therrime ndihmash tek hallexhinjte qe i perlthejne ne miliona € fitime per vete duke perdor keto bythmutet interesagjinj turkoshak

  6. Genti says:

    KMSH duhet te mbahet larg interesave dhe synimeve te Islamit me burim Turko-Arab pasi ata injektojne problemet e tyre etnike dhe kulturore te nje popullsi qe nuk i lidh asgje me ta. Problemet qe sunitet kane me shiitet qe turqit kane me kurdet e qe arabet kane me izraelitet nuk kane pse te perfshijne besimtaret shqiptare te KMSH-se. Nese ne kryesine e KMSH-se perfshihen persona me ide radikale ose qe i perkasin disa sekteve qe paraqesin rrezik per komunitetin dhe sigurine kombetare kjo eshte detyre e organeve shteterore te sigurisedhe jo e perosnave apo vendeve te interesuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *