Gruaja që mund të sfidojë Donald Trump

14 Qershor 2018, 09:22Politika TEMA
Gruaja që mund të sfidojë Donald Trump

Samiti i Singaporit midis Donald Trump dhe Kim Jong Un nuk ka qenë një moment i rëndësishëm vetëm për drejtuesit e dy shteteve. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley po shijon tani benefitet e diplomacisë së saj të ashpër dhe të vendosur.

Fox News ka publikuar një shkrim të autores Jessica Tarlov, ku Haley promovohet si gruaja e parë që mund të marrë kontrollin e ‘Shtëpisë së Bardhë’, pas dështimit të Hillary Clinton.

“Diplomacia pas skene e ambasadores Heley, në veçanti me ambasadorët e Kinës dhe të Rusisë, e bëri të qartë se nuk po bënim shaka (për krizën me Korenë e Veriut)”, ka thënë për Fox News një zyrtar amerikan.

Jessica Tarlov thekson se nuk është dakort me të gjitha qëndrimet e Nikki Haley, por pavarësisht kësaj, është dukshme që ambasadorja ka një pozitë të fuqishme.

Ekspertët e konsiderojnë ish-Guvernatoren e Karolinës së Jugut si një “ylli roku surprizues” në administratën e Trump dhe vlerësojnë qëndrueshmërinë e saj.

1 komente në “Gruaja që mund të sfidojë Donald Trump”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje