Ilir Meta tregon detajet e takimit me Ramën: Shpresojmë hapjen e negociatave, ja temat e bisedës

14 Qershor 2018, 11:24Politika TEMA

Kreu i shtetit Ilir Meta përcolli disa nga detajet e takimit  me kryeministrin e vendit Edi Rama në zyrën e Presidencës.

Meta në një prononcim për media njofton se dy ishin çështjet kryesore për të cilat biseduan, ajo e hapjes së negociatave si dhe çështjet e mbetura pezull me Greqinë.

“Ishte një takim normal ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave me BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë.

Është një proces që duhen marrë vendime, por Presidenti duhet të marrë informacione më të plota siç e meriton kjo çështje”, u shpreh Meta. (TemA)

1 komente në “Ilir Meta tregon detajet e takimit me Ramën: Shpresojmë hapjen e negociatave, ja temat e bisedës”

  1. likaderte says:

    Çeshtjen qe e le pezull zotrote, sa borxhe te ka ky popull more hajdut. Pse i shtuve bisedimet, per cfare, qe marreveshja te mos realizohej. Ajo sigurisht qe do te realizohet sikur perpjete te hidhesh zotrore, por eshte faji i edi rames qe merret me ty. Sigurisht ti dhe soji jot nuk e kane vendin aty ku sot jane, por ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje