Marrëveshje historike, por sanksionet mbeten në fuqi

14 Qershor 2018, 09:37Bota TEMA

Samiti mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un, është një pikë kthese në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i ka informuar homologët e Koresë së Jugut në lidhje me rezultatet e takimit historik, duke theksuar se “procesi i denuklearizimit do të jetë i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm”.

Por Pompeo ka shtuar se, pavarësisht nga sa raportojnë mediat e Penianit, sanksionet ndaj Koresë së Veriut do të mbeten në fuqi deri në momentin që të sigurohet procesi i denuklearizimit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje