Mos përdorni edhe aktorët

14 Qershor 2018, 20:32Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Prej disa muajsh vazhdon beteja institucionale por fatkeqësisht edhe politike, për prishjen apo mosprishjen e Teatrit Kombëtar (ish- Popullor). Duke patur respektin dhe konsideratën e padiskutueshme për atë simbol të artit skenik shqiptar, duke patur respektin e padiskutueshëm për gjithë armatën e aktorëve dhe artistëve tanë të mrekullueshëm që kanë debutuar atje prej afro 70 vitesh, mendoj se edhe debati që po zhvillohet, mbetet thelbësor për të ardhmen e tij. Teatri Kombëtar (ish Popullor) mbetet sot debati kryesor që ka përfshirë jo vetëm rrethet e aktorëve dhe artistëve të vjetër dhe të rinj, (apo dhe sindikatat ? ) por ai ka përfshirë edhe qarqet politike, ku më të ethshme mbetet ato “të djathta”.

Partia Demokratike, mbetet forca e vetme politike, e cila ka nxituar të marrë në “mbrojtje” artistët dhe Teatrin Kombëtar, duke qenë pararoja e debateve, sherreve dhe skenave vërtetë teatrale që kanë ndodhur dhe kanë ndarë sot aktorët në “të majtë dhe të djathtë”. PD po e shfrytëzon deri tani, mrekullisht shansin që i është dhënë, duke futur në linjën e saj të keqpërdorimit, edhe një pjesë të aktorëve, për përfitimet e saj politike apo dhe elektorale. Marrja në “mbrojtje” e aktorëve, marrja në “mbrojtje” e godinës së Teatrit Kombëtar, marrja në “mbrojtje” e asaj që PD e quan “vlerë kombëtare”, të bën për të qeshur.

Një parti që sa ishte në pushtet nuk la vend muzeal, që nuk la kala, që nuk la godinë teatri në rrethe pa gjymtuar, pa privatizuar dhe pa shitur, tashmë del në mbrojtje të aktorëve, dhe godinës së vjetëruar të Teatrit Kombëtar. Një parti që nuk ka ngurruar të shembë kinema dhe salla teatrale në rrethe dhe Tiranë, për të ngritur pallate dhe objekte të tjera private, del sot në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, duke derdhur lotin e krokodilit për artistët. Debatet vazhdojnën prej disa muajsh, diku nxehet dhe diku ftohet ky debat, ndërkohë që kushtet brënda godinës së Teatrit Kombëtar vazhdojnë të agravohen.

Nga ana tjetër qeveria, ministria e linjës dhe kryeministri Rama, vazhdojnë të dëgjojnë me kujdes, debatojnë dhe ofertojnë lidhur me ndërtimin e një godine moderne, e cila do të ishte multifunksionale për artistët, por edhe e përshtatshme nga ana arkitekturore. Konkluzionet dhe diskutimet e artistëve çuditërisht ndryshojnë sipas “stinës” politike, dhe kjo duket tek reagimet që PD bën ditë pas dite kur aktorët dalin në protesta, apo kur ata lexojnë edhe ndonjë letër-protestë të lexuar më parë nga shefi selisë blu. Të përdorësh aktorët, të kënaqesh me hallin e tyre, të qeshësh fshehtas me kërkesat e tyre për shembjen apo moshembjen e godinës së vjetëruar të Teatrit Kombëtar, do të thotë të biesh në pozitat e një opozite hipokrite, dashakeqëse, dhe qëllimzezë. Aktorët janë njerëz të pavarur, ata nuk mund të jenë dhe nuk mund të bëjnë art as të majtë dhe as të djathtë, ata përçojnë tek qytetarët gjuhën e të vërtetës, ndaj ata kurrë nuk duhet të përdoren nga politika. Ndarja e aktorëve dhe artistëve në “të PD dhe të PD”, mbetet shfaqja më e turpshme e një partie e cila pasi nuk po arrin të bëjë opozitën e duhur, e cila pasi nuk po arrin të kapë kuotat e duhura të një force politike në elektorat, po tenton të përdorë edhe njerëzit e artit. Prishja ose mosprishja e Teatrit Kombëtar, është dhe do të mbetet ekskluzivitet i një llogjike të ftohtë dhe i një mirëkuptimi mes armatës së aktorëve dhe qeverisë. Kjo e fundit deri tani, ka treguar se ka gatishmërinë dhe angazhimin e duhur, për të investuar në ngritjen e një godine të re dhe dinjitoze teatrale, përballë trajtimit monstruoz të një partie në opozitë, e cila po i trajton edhe aktorët si Babalen.

Ti besosh milionerëve të PD, lotëve të krokodilit për gjoja “Teatrin Kombëtar”, ashtu siç bënë dhe siç dështuan me parkun e liqenit, apo me investimet e tjera aq të nevojshme për qytetarët, do të thotë të biesh në rrjetën e mashtrimit, keqpërdorimit, në pozitat e babaleve, të atyre që veç interesit të rikthimit në pushtet dhe pasurimit të tyre, nuk kanë asnjë synim tjetër politik e social.

7 komente në “Mos përdorni edhe aktorët”

  1. alma tirane says:

    eshte skenari lulit ervinit fariut dhe saliut. te perdoren edhe aktoret. skandal ama ee ??/

  2. klaudio says:

    Turp per keta aktor qe dikur ishin idhujt tan tani jane kethyer ne vegla te pd lapanjoz pijanec dhe sahanlepires marrin rrogat nga shteti duke mos dhuruar asnje shfaqe turp te ken qe nga trushkuluri Ndrenika

  3. Babezia per Pushtet dhe Pasuri, pa harruar vrasjet e panumerta individuale e ne grup qe nga fillimi i vitit 1991 e deri me sot akoma, familja biologjike dhe politike e Sali Berishes dhe Ilir Metes si kreret e Mafias Shqiptare, duan te nxijne Shqiperine si brenda e jashte neper Bote per ti shpetuar Drejtesise, sekuestrimit total dhe burgut padiskutim. Tani gjejne per perdorim te turpshem militantesk-politik dhe aspak qytetar, Aktoret e skenes dhe ekranit per te bere Arkitektin, Ndertuesin, Largepamesit se si duhet bere, ndertuar Teatri Kombetar. Mjere Ne qytetaret e Shqiperise se cfare aktoresh kemi per edukim dhe argetim, nje grup medioker deri ne sjellje perversish si ne Ekrane TV dhe ambjentet ku rrine duke pire e share perreth zones se Teatrit. Turp per do emra te medhenj te skenes dhe ekranit qe i jane bashkuar do zvarranikeve aktore, qe falen tek Sala apo luli e pastaj tek Likja apo Mona. Teatri i Ri duhet bere nga ZERO, sipas kerkesave te kohes, dhe jo riparime sa per te thene, ku perseri minjte dhe insektet, te ftohtit apo vapa, te largojne spektatorin artdashes, i cili spektator ne shumice sipas sondazheve te disa drejtimeve eshte per prishjen me themel te kesaj grehine, qe per turp akoma i themi Teatri Kombetar.

  4. Bishti i Qenit says:

    Pse lejoni të tallen me ju. !?
    Kur populli s’po ju mbështet, do të thotë që s’e keni mirë.!!
    Shkëputjuni politikës, tju bashkohemi.
    NDRENIKËN ,rrespektojeni , por …ka pjerdhur, mos e dëgjoni .PLAK, mo !! ???

  5. Zigur Qarri says:

    Nuk na the gje,nese shembja e Teatrit eshte konform ligjeve,apo jo.Perse duhet te pergatitet nje ligj i veçante
    per rastin e Teatrit me kulla,ku qendron hilja?Lehteson funksionimin e pergjithshem te Shtetit ky ligj,apo shenon
    fundin e Shtetit ligjore ne konceptin e qeverisjes?Kush perfiton nga ky ndertim?Teatri eshte objekt kulti per artistet,
    prandaj duhet te vendosin ata dhe jo banda e Rames dhe Velias.Nese shembet Teatri per tu ndertuar nje i ri bashke
    me kullat,eshte vjedhje e hapur e Edi Rames dhe Erion Veliajt.Nese shembet Teatri per tu ndertuar nje i ri,pa u cenuar
    as nje centimeter e prones publike,besoj se shumica do te ishte dakord.Ne pamundesi te fondeve,Teatri duhet te
    meremetohet perkohesisht,per ti lene mundesi brezave qe vijn te ndertojn nje Teater dinjitoz kur te piqen kushtet.
    Aktori Portokallis Erion Isai,u shpreh pro shembjes së Teatrit Kombetar dhe ndertimit të 6 kullave(po te ishin 12 kulla,
    perseri do te ishte dakord),dhe Edi Rama e shperbleu duke e bere Drejtor te Teatrit të kukullave.Po ky rast,eshte
    perdorim i aktoreve?Meritokracia,vlersohet ne baze te militantizmit?!

  6. Artdashës says:

    Mendimi im është se artistët duhet të kërkojnë të jenë pjesë dominuese e një projekti të ri për teatrin duke mos lënë që të manipulphet me të. Ajo godinë duhet të prishet për arsye sigurie të spektatorëve dhe vetë artistëve. Me informacionin që kam materialet që janë përdorur aty dhe që përdoreshin gjerësisht në ato kohë janë kancerogjene ( amiante,eternite etj.) Sot përdorimi i tyre është i ndaluar rreptësisht dhe nuk prodhohen më.
    Më vjen keq që politika po na rrëmben çdo pasuri kombëtare. Na ka marrë naftën, kromin, bakrin, ujin dhe tani po na merr dhe dijet,artistët etj. Po ,për mua Robert Ndrenika dhe brezi i tj i aktorëve janë pasuri kombëtare. I dëgjon dhe ndjehesh e lehtësohesh shpirtërisht. Personalisht artistët,shkencëtarët do doja të ishin në krye të shoqërisë civile dhe jo nëpër parti dhe në politikë sidomos sikjo e jona kaq e pisët.

  7. h says:

    E vetmja note pozitive e kesaj ngjarje eshte se aktoret
    gjejne me çfare te merren qe te meritojne rrogen.
    Nuk shtyhet dita ne kafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje