Paskal Milo: Ju tregoj arsyet pse Rama pëlqen Erdoganin dhe simpatia ndaj liderëve të fortë

14 Qershor 2018, 22:23Politika TEMA

Ish-aleati i Partisë Socialiste Paskal Milo, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe presidentit turk Erdogan.

Milo tregoi edhe arsyet se pse sipas tij shefi i qeverisë e simpatizon presidentin turk.

“Për Po dhe Jo që ja atribuon Erdoganit mund të them që Rama i pëlqen liderët e fortë, ndaj e pëlqen Erdoganin pikërisht për këtë gjë.

I pëlqen liderat që vendosin për Po dhe mbetet Po. Ky është një lloj lideri i fortë që Rama i pëlqen. Rama e ka për vendosmërinë që ka Erdogani për t’ju shkuar punëve deri në fund.

Rama kërkon që t’i dërgojë një mesazh Europës. Ai i ka thënë Europës që nëse nuk do të na hapni dritën jeshile, ne do shikojmë mundësinë për të bashkëpunuar me vendet e tjera”, tha Milo. (TemA)

4 komente në “Paskal Milo: Ju tregoj arsyet pse Rama pëlqen Erdoganin dhe simpatia ndaj liderëve të fortë”

  1. Treni ecen vete pa Tualet e burie Brace says:

    Shkerdhatacionet e Demokracise, ju ndyrsira e muarret ne qafe shqiptarin e shkrete.Tradhetare te pafytyre qe shisni grate dhe mamate per te sunduar dhe pasuruar.E shkaterruat me keq Shqiperine o kriminela me kostume.

  2. D O K L E A T I says:

    Po Donald Trump a eshte lider i forte !?

  3. petriti says:

    Ramiz Alia pas nje takimi me popullin thirri gazetaret dhe i pyeti se si do ta paraqisnin ne shtyp ate cfare tha ai ne takim. Nje gazetar tha se mendonte se …, por ramizi i tha se cfare mendon ti nuk me duhet gje dhe nuk ka nevoje te mendosh se ate e kam bere une, ti me thuaj si do ta shkruash ti ne gazete fjalen time. Pra edhe milo apo kushdo tjeter nuk kane nevoje te komentojne fjalen e edi rames, se ai e ka thene qarte dhe kushdo qe ka pak kulture e kupton se cfare ka dashur te thote.

  4. Loni says:

    Eee po mesa duket ai Erdogani do qe te behemi turq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje