Propozimi, e dashura mesazh prekës Izet Haxhisë: Do martohem me ty kudo e sido qoftë, të jap besën e shpirtit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Izet Haxhia përtej procesit të tij gjyqësor dhe përplasjes me ish-kryeministrin Sali Berisha, është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të jetës së tij private.

Ish-truproja i Berishës, kërkoi sërish hapjen e dosjes së shekullit, për vrasjen e Azem Hajdarit, zgjodhi t’i kushtojë pak vëmendje edhe patneres që ka lënë jashtë duke i propozuar për martesë.

Përmes një postimi në faqen e Haxhias, të cilën e menaxhon edhe e dashura e tij, Franca i ka kthyer përgjigje dashurisë së saj, ndërsa publikisht i ka thënë po.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Sot , jemi vetem une e ti!

Dhe dashuria!

Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!

Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy😀) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!

Do martohem me ty!

Kudo e sido qofte!

Ta jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!
Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!
Kokashta jote!”, shkruan patnerja e Izet Haxhisë. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *