“Rusi 2018”, burg ëndrrash për huliganët anglezë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të shkëlqyera për të pritur huliganët anglezë. Është ky versioni i diskutueshëm i Alexei Navalny, kundërshtar politik i presidentit rus, Putin, që përmes llogarisë në Instagram, ka sqaruar se si burgjet e Moskës të përdorura për ndalimin e të dënuarve administrativë, janë transformuar në kabina të klasit të parë, me qeli të pajisura me ekrane gjigantë dhe hekura të pikturuara, ku do të shërbehen menu ushqimi të tipeve të ndryshme, njëlloj si nëpër avionë. Sipas Navalny është evidente se autoritetet përgatiten të ndalojnë tifozët anglezë të dehur dhe nuk duan të bëjnë figurë të keqe.

“Në të gjitha qelitë kanë bërë riparime dhe përshtatje në stilin europian, duke pikturuar hekurat rrethues dhe në vend të vrimave në dysheme, kanë instaluar ËC. Kanë vendosur dyert dhe kanë shpërndarë shumë topa futbolli. Tani hahet më mirë se në restorante, madje ka edhe një kamarier, një kadet i shkollës së policisë që sillet vërdallë nëpër burg, duke shpërndarë menu dhe njëlloj si në aeroplan, të burgosurit mund të zgjedhim mes dy varianteve. Madje ekziston edhe opsioni hallall, ndërsa mes ëmbëlsirave është tiramisu”, tregon opozitari i Putin.

“Meqenëse të punësuarit nuk flasin anglisht, kanë angazhuar si stazhiere student të universitetit të gjuhëve të huaja të Moskës, që mbajnë veshur uniforma speciale, diçka mes policeve dhe stjuardesave. Gjëja më e çuditshme është që nëpër qeli kanë instaluar ekrane me kristale të lëngshme, në mënyrë që të arrestuarit të mund të shohin ndeshjet. Atyre që dalin nga burgu u jepet dhuratë, ose një libër me ligjet ruse”, shkruan Navalny, që sot u la i lirë pasi kishte qëndruar 30 ditë në arrest administrative, për shkak të protestave të 5 majit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *