“Të të ndjekin deri në varr”, përmbaruesi në Pogradec “çon” nga vdekja kreditorin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Fiks Fare” trajtoi problemin e katër familjeve nga Pogradeci, të cilat jetojnë që në 1986 në ambientet ndihmëse të ish-maternitetit të vjetër dhe një muaj më parë u ka ardhur urdhri nga përmbarimi për t’i liruar pronën pronarit. 

Absurdi qëndron në kërkesën e përmbaruesit Julian Prifti, i cili citon se kërkuesi dhe kreditori është Sotir Krëste. Ndërkohë që Sotir Krëste ka dy vjet që ka ndërruar jetë.

Çelësat e shtëpisë banorët i dorëzuan tek varri i tij. Të njëjtën gjë rekomandoi duke qeshur edhe përmbaruesi Julian Prifti për kameran e Fiksit. Ai e pranon që ka bërë gabim në formulimin e kërkesës dhe se ata po të duan çelësat të shkojnë t’i dorëzojnë në një vend që quhet Gështenjas, ose rrëzë gështenjave, duke iu referuar varrezave të Pogradecit.

Julian Prifti, përmbaruesi privat jo vetëm ka bërë kërkesë për një të vdekur, por në kundërshtim me kodin e procedurës civile i ka bllokuar edhe llogaritë e bankës duke u mbajtur lekët e invaliditetit. Në mes lotësh banorët tregojnë për Fiksin që ky vendim do t’i nxjerrë ata në rrugë të madhe.

Ky përmbarues vetëm pak javë më parë bllokoi dhe pensionet e invaliditetit. Për të bërë zhbllokimin e llogarive ju desh të ankoheshin në gjykatë dhe kjo e fundit t’i jepte të drejtë. “Ne jemi akoma nëpër gjyqe e këta duan të na nxjerrin jashtë. Vendimi i gjykatës është vendim gjykate, unë jam i gatshëm ta respektoj po ku ta gjej Sotir Krestën që na qenka kërkuesi e t’i dorëzoj çelësat. Ai ka dy vjet që ka vdekur”, shprehet Florian Menkshi, i cili është i gatshëm t’i dorëzojë dhe çelësat tek varri i të ndjerit.

Gjithashtu, banorët pretendojnë së këto ambiente ku ata jetojnë prej më shumë se 30 vitesh dhe kanë paguar edhe qiranë, nuk duhet të ishin objekt i vendimit dhe nuk duhet t’i ishin kthyer pronarit. Ato vërtet janë mbi truallin e ish-pronarit, por janë ndërtuar nga shteti si objekte ndihmëse për maternitetin.

Fiksi kontaktoi edhe përmbaruesin privat Julian Prifti. I pyetur për Sotir Krësten e pranon që ka dijeni se ka vdekur, madje ia bën me dorë në mënyre të tillë që të lë të kuptosh situatën absurde në të cilën ndodhet. Për kërkesën e bërë në emër të tij ai thotë se është gabim, por i parëndësishëm, pasi nuk ndryshon thelbin e problemit. Për përmbaruesin, banorët në këtë rast “le t’i dorëzojnë çelësat në Gështenjas, tek varrezat.” Sipas tij, pavarësisht gabimit, kërkesa tek ai është bërë nga njëri prej trashëgimtarëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Të të ndjekin deri në varr”, përmbaruesi në Pogradec “çon” nga vdekja kreditorin”

  1. Dan says:

    Po turp nuk keni o njerez qe as te vdekurit nuk respektoni….!?
    Cfare kafshe eshte permbaruesi qe nuk ben detyren dhe cfare kafshesh jane keta njerez qe shkojne te varri i te vdekurit dhe i tundin celesat perpara varrit…..!? Bastardizim komplet!!!!

  2. Sebastian says:

    Ky njeri ka treshigimtare e li i dokrrat po leshoni pronen

  3. sapa says:

    Asnje permbarues ne shqiperi nuk ja kalon permbaruesit Lefter Cani ketij gjigandi te korrupsjonit shkaterruesit te shtepijave te shqiptareve.

  4. klementi says:

    Vazhdon fixi me budallalleqet e tij. Kush i a jep te drejten te shkoje e te dhunoje edhe varret more debile gazetare. Ju cdo gje mund te jeni vetem gazetare nuk mund te jeni. Jeni ju qe vrate te ziun ne Vaun e Dejes, e budallalleqe te tjera sa te duash, e tani vazhdoni me varret. Trashegimtaret e te ndjerit nuk duhet tu lejojne ju te beni filma me babain apo gjyshin e tyre. Kete gje edhe morali jone shqipetar nuk e lejon, por sigurisht ju nuk pyesni per gazetari e moral, aq me teper kur tv top chanel e drejton nje coban, jo vetem pa moral, por edhe mashtrues e debil.

  5. Bekimi nga Peja says:

    Prona duhet të lëshohet edhe pse pronari ka vdekur, po ashtu edhe nëse nuk ka trashëgimtar sepse në këtë rast e merr shteti nëse nuk ka len testament.
    Njerëz të pa gdhendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *