Regjisori Laert Vasili: Shumica e artistëve duan teatër të ri, kemi humbur 20 vjet

15 Qershor 2018, 12:39Kulturë TEMA

“Shumica e aktorëve duan teatër të ri”, kështu shprehet regjisori dhe aktori i njohur, Laert Vasili, i cili nënvizon se zgjidhja më e mirë për artistët dhe artdashësit është ndërtimi i një godine të re moderne.

“Ai që bërtet më shumë duket sikur përfaqëson dhe më shumë njerëz, por kjo nuk është e vërtetë se ka të bëjë me iluzionin që krijohet. Shumica e aktorëve kërkojnë teatër të ri. Unë jam për një teatër të ri. Nuk ke çfarë t’i bësh rikonstruksionit të godinës, kur dhomat e zhveshjes së aktorëve kemi frikë të hyjmë se dyshemeja prej druri mund të rrëshqasë”, u shpreh Vasili në një intervistë për Ora News.

Madje, ai rrëfeu edhe gjendjen e rënduar ku ndodhet sot Teatri Kombëtar. “Flasim për gjithë mekanizmin i cili është i amortizuar, pjesa poshtë skenës, e cila gjatë produksionit “Dama me Kamelie”, ku merrja pjesë, u përmbyt. Aty është një pjesë e elektromotorit që me një shkëndijë mund të marrë flakë kollaj e të hidhet në erë gjithë godina. Pra, flasim për një godinë e cila edhe nga ana e çështjes së arkitekturës nuk përmbush parametrat që duhet të ketë një teatër kombëtar. Një teatër kombëtar kërkon një studim për nga ana akustike, të ketë formën e elipsit sepse në atë mënyrë shpërndahet zëri. Flasim për një godinë teatri e cila është bërë me mbetje industriale, tallashi, asbesti të kohës së Musolinit dhe që edhe vetë italianët kur erdhën u çuditën se si ajo është ende në këmbë. Hyni te prapaskena dhe te dhomat e zhveshjes së teatrit dhe do duket si një mjedis që është i bombarduar”, shtoi ai.

Sipas Vasilit, gjatë dimrit aktorët e kanë të pamundur të performojnë sepse dridhen nga I ftohti. “Mund të citoj këtu produksionin e Makbethit, ku dy nga aktorët që luanin në shfaqje, pas shfaqjes kaluan një muaj e gjysmë, 2 muaj, fizioterapi sepse u kishte ngrirë gjithë sistemi muskulor. Kjo është edhe arsyeja që unë në mbledhje thashë: Ok, në qoftë se do flasim për llaçin, për centimetrat, atëherë dakord mos e bëni teatrin dhe na lini aty, të vuajmë përjetësisht! Humbëm 20 vjet, të humbim edhe 20 të tjerë”, tha ai.

Regjisori Vasili shpreh bindjen se teatri i ri do të jetë një nga modernët më Europë, pasi edhe studio e cila ka paraqitur projektin është një nga më prestigjiozet në botë. “Nga projekti pamë një godinë jashtëzakonisht bashkëkohore, e cila i plotësonte të gjitha kushtet dhe përmasat që kërkon një teatër bashkëkohor, që ashtu si e duan edhe artistët e brezit të vjetër, do i rezistojë të paktën 100 apo 200 vjet kohës. Për mua është një teatër që do e kenë zili dhe vendet më të zhvilluara të Europës. Madje, në një komunikim që kam pasur me një bashkëpunëtorin tim jashtë, pyetja ishte si arritët të kontraktoni këtë lloj arkitekti. Është studio më e madhe e arkitekturës në botë për këto lloj ndërtesash”, vijoi ai.

2 komente në “Regjisori Laert Vasili: Shumica e artistëve duan teatër të ri, kemi humbur 20 vjet”

  1. Zigur Qarri says:

    Vazhdon ky te perdori fjalet e legenave te politikes,vazhdon ky ti mbaje ison hajduteve te prones publike!Mir e tha Z.Trebicka,
    “Qyrrashet”,se per ty dhe disa te tjere si ty e kishte.Besoj se shumica eshte dakord per ndertimin e Teatrit te ri,por jo duke u
    cenuar siperfaqja e prones publike,ky eshte thelbi i problemit,dhe jo ndertimi Teatrit.Qe eshte Teatri ne ate gjendje,u la me
    qellim nga drogaxhiu Rama,qe ja dha per perdorim per bingo banditit Fidel Ylli,dhe sot e perdor per qoka familjare bixhozxhiu
    Hervin Çuli.Dhe ja,erdhi koha qe te justifikoi vjedhjen e tij.Nuk i plas bytha Rames per Teatrin,por vetem per perfitimin e tij.
    Kullat,vetem kullat i interesojn Rames dhe makiavelistit Veliaj.Asnje centimeter nuk duhet ti falet privatit nga prona publike.
    Batakçillëku me Bingon Ylli, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit
    të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë.
    Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i
    lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me
    kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

  2. S.Krasniqi says:

    Një gjë nuk e kuptojë,ku e kanë hallin këta që janë kundër teatrit të ri?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje