"Shi dhe diell", këto janë surprizat e motit në fundjavë

15 Qershor 2018, 16:21Sociale TEMA

Ditët e fundit, moti ka patur luhatje të forta duke sjellë reshje shiu.

Sinoptikanët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do na shoqërojë edhe ditët në vijim.

“Paraditet kryesisht pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira, pasditet fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të territorit.

Dita e diel do të sjellë përmirësim kryesisht në bregdet dhe në një pjesë të zonës së ulët. Përsa i përket reshjeve, mbeten prezente edhe në javën që vjen, kryesisht në zonat malore.

“Të premten presim maksimalisht 28 -29, sërish të shtunën dhe të dielën. Maksimumet në veriperëndim dhe jugperëndim pritet të shënojnë 31 apo 32 Gradë Celsius. 

Edhe java tjetër nuk do të sjellë luhatje shumë të mëdha të temperaturave, pra 2-3 ditë do të kemi rritje duke shkuar deri në 33-34 dhe 2-3 ditë të tjera një rënie të lehtë”, parashikojnë sinoptikanët. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje