E çuditshme / Portieri i Egjiptit refuzoi trofeun e “Lojtarit të ndeshjes”

16 Qershor 2018, 18:25Sport TEMA

Portieri i Egjiptit, Mohamed El-Shenaui, vendosi dje të bënte një veprim të çuditshëm, pasi refuzoi çmimin e “Lojtarit të ndeshjes” pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Uruguait.

Arsyeja është e thjeshtë, ajo ka si sponsor një kompani prodhimi birre.

Portieri 29 vjeçar, i cili luante për herë të parë në një Botëror, priti gjuajtje të njëpasnjëshme drejt katërkëndorit të tij nga uruguaianët të cilët janë mësuar të luajnë në nivele dhe turne të tillë të rëndësishëm.

Por në fund të ndeshjes, kur i treguan se ai kishte fituar trofeun, shkoi ta merrte e më pas e refuzoi atë.

Arseja është se besimi i tij mysliman i ndalon konsumimin e sigurisht edhe reklamimin e alkoolit.

Meqë birra “Budëeiser” është sponsori zyrtar që e jep këtë çmim, portieri e mendoi të arsyeshme që të mos e merrte këtë trofe i cili ka formën e një shishe të madhe birre.

2 komente në “E çuditshme / Portieri i Egjiptit refuzoi trofeun e “Lojtarit të ndeshjes””

  1. .... says:

    Na rrufsh karin jevg muti

  2. Realiteti says:

    kampionati boteror ka sponsor kompani birrash dhe produktesh te tjera jo hallall. Pse erdhi ne kampionat ky!!?? Hipokrizi fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje