Nuk kanë asnjë ndryshim nga një film horror pamjet e publikuara në internet të nënës së dy fëmijëve, e cila u gjet brenda barkut të një pitoni 8 metra të gjatë.
Banorët e zonës në Sulawesi të Indonezisë u tmerruan kur, pasi çanë barkun e gjarprit gjigant, gjetën trupin e 54-vjeçares, Wa Tiba.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, nëna e dy fëmijë ishte parë për herë të fundit duke ujitur bahçen në shtëpinë e saj mbrëmjen e së enjtes.
Por kur nuk mundën ta gjenin gjëkundi, dy djemtë e saj u shqetësuan dhe nisën ta kërkonin. Pas pak kohësh ata gjetën sandalet e saj, ndërsa rreth 30 metra më tutje, fëmijët zbuluan gjarprin gjigant me barkun e fryrë.
Të tmerruar për atë që dyshonin se mund t’i kishte ndodhur nënës së tyre, fëmijët telefonuan policinë. Me qindra banorë u mblodhën në fshatin e largët Mabolu. Ata e vranë fillimisht pitonin dhe më pas e hapën, duke gjetur trupin e pajetë të gruas.
Banorët e përshkruan të gjithë këtë ngjarje si tronditëse. “Është si një film horror. Njerëzit janë të tmerruar. Kemi frikë të dalim jashtë… e vetmja gjë që mund të bëjmë është të lutemi”, tha një banor.
Cdo te thote “horror” o qelbaniket e Temes, o fshataret e Meros …
Horr or
Ke te drejte,te vjen Per te vjelle kur lexon gazetat,gjysmat e fjaleve Nuk jane shqip.Te duhet perdoresh djali really Per ti kuptuar se cfare duan te thone.Fshatare qe duan te tregohen te zgjuar.
Të garantoj qe fshatarët janë shtresa që flasin shqipen më të qartë dhe pa gabime.
Dhe jam i sigurtë qe fshatarë je edhe ti o bythmut.
Kirurgji në natyrë
po kta jan grupi i gatshem i mjekesise ligjore te plepave
A sikur te kishte ke gjiri I lalsit te hante moniken