FOTOT +18: Çajnë barkun e pitonit, banorët përballen me skenën horror

16 Qershor 2018, 14:38Lifestyle TEMA
FOTOT +18: Çajnë barkun e pitonit, banorët përballen me

Nuk kanë asnjë ndryshim nga një film horror pamjet e publikuara në internet të nënës së dy fëmijëve, e cila u gjet brenda barkut të një pitoni 8 metra të gjatë.

Banorët e zonës në Sulawesi të Indonezisë u tmerruan kur, pasi çanë barkun e gjarprit gjigant, gjetën trupin e 54-vjeçares, Wa Tiba.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, nëna e dy fëmijë ishte parë për herë të fundit duke ujitur bahçen në shtëpinë e saj mbrëmjen e së enjtes.

Por kur nuk mundën ta gjenin gjëkundi, dy djemtë e saj u shqetësuan dhe nisën ta kërkonin. Pas pak kohësh ata gjetën sandalet e saj, ndërsa rreth 30 metra më tutje, fëmijët zbuluan gjarprin gjigant me barkun e fryrë.

Të tmerruar për atë që dyshonin se mund t’i kishte ndodhur nënës së tyre, fëmijët telefonuan policinë. Me qindra banorë u mblodhën në fshatin e largët Mabolu. Ata e vranë fillimisht pitonin dhe më pas e hapën, duke gjetur trupin e pajetë të gruas.

Banorët e përshkruan të gjithë këtë ngjarje si tronditëse. “Është si një film horror. Njerëzit janë të tmerruar. Kemi frikë të dalim jashtë… e vetmja gjë që mund të bëjmë është të lutemi”, tha një banor.

7 komente në “FOTOT +18: Çajnë barkun e pitonit, banorët përballen me skenën horror”

  1. FSHATARET E meros says:

    Cdo te thote “horror” o qelbaniket e Temes, o fshataret e Meros …

    1. Dani says:

      Ke te drejte,te vjen Per te vjelle kur lexon gazetat,gjysmat e fjaleve Nuk jane shqip.Te duhet perdoresh djali really Per ti kuptuar se cfare duan te thone.Fshatare qe duan te tregohen te zgjuar.

    2. vjeshta says:

      Të garantoj qe fshatarët janë shtresa që flasin shqipen më të qartë dhe pa gabime.
      Dhe jam i sigurtë qe fshatarë je edhe ti o bythmut.

  2. sniff says:

    po kta jan grupi i gatshem i mjekesise ligjore te plepave

  3. Kol says:

    A sikur te kishte ke gjiri I lalsit te hante moniken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje