Maqedonia dhe Greqia, të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për emrin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, Maqedonia e Veriut.

Do të nënshkruhet në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, raporton rel.

Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë akt që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonia dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Marrëveshja që zgjidh kontesti mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Maqedonia dhe Greqia, të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për emrin”

  1. says:

    Që prej vitit 2005 është në depresion profond Greku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *