“Në Lurë ka ardhur vetëm Mehmet Shehu”, Rama: Ishalla do shkojë ndryshe puna ime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projektit të “100 fshatrave”.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.

Por në këtë takim nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga, se nuk bëhet kaq kollaj sa thuhet fjala”.

Më tej teksa po  bashkëbisedonte me fshatarët Rama i pyeti se cili nga zyrtarët e shtetit kishte ardhur këtu dhe ata thanë vetëm Mehmet Shehu.

Dhe Rama duke qeshur tha “ishalla puna ime do të shkojë ndryshe nga ai”.

“Qeveria ka një program të posaçëm për Rilindjen rurale, për krijimin e 100 modeleve në 100 fshatra të ndryshme të Shqipërisë, ku përfshihet dhe Lura.

Ka shumë fshatra që janë të jashtëzakonshme për nga bukuria e historia, por janë shumë larg rrugës së tregut për të krijuar një zhvillim bujqësor apo blegtoral, pyetja është çfarë mund të bëhet?

Në vend se të synohet e pamundura dhe njerëzit të strapacohen nga momenti kur del drita e kur bie errësira për të prodhuar në bujqësi e duke mbijetuar, të kthejnë sytë nga shfrytëzimi i bukurisë natyrore e t’i drejtohen agroturizmit.

Një rrugë skëterrë e një distancë kaq e largët nga rruga kryesore, është një mundim i madh të mbjellësh domate e qepë e të marrësh gjithë këtë rrugë për t’i shitur në qytet. Për të dalë nga këtu në treg mundësia është minimale, po ka një mundësi tjetër për ta bërë tregun të vijë këtu.

T’i bësh njerëzit të vijnë nga Tirana e Europa të vijnë këtu. Të gjejnë këtu këtë bukuri natyrore e të shijojnë diçka që nuk e gjejnë në një vend tjetër.

Unë besoj që agroturizmi është potencial i jashtëzakonshëm që nuk e kemi të shfrytëzuar, por po ta bëjmë dalin nga varfëria të gjitha familjet që e bëjnë.

Flasim për një jetë që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet apo privat. Jam i bindur që duke hapur këtë rrugë, do të ketë me mijëra emigrantë që duke investuar paratë, do fitojnë më shumë nga ai aktivitet se sa duke fituar si punëtorë në Greqi e Itali” -tha Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët e Lurës. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në ““Në Lurë ka ardhur vetëm Mehmet Shehu”, Rama: Ishalla do shkojë ndryshe puna ime”

  1. Tom says:

    Cdo qeveri shlyen borxhet e tjetres. Ata qe do vijne do shlyejne te tuat. Kshu funksionon shteti. Po kto qe po krijon ti a po i shlyen? Me rezulton qe jo. Kemi vite pa mare leket me vendim gjykate. Financa thote skemi leke. Nese ske leke pse vendos injorante ne tatime?!

    1. Zigur Qarri says:

      Nuk jan vetem ne tatime injorantet,por kudo,edhe ne tempujt e dijes,ne Shkolla.
      Keto jan militantet(injorantet),qe kerkojn shperblimet e tyre,per te cilet eshte
      sakrifikuar Shteti keto 28 vjet.Pa shperblimin e militanteve,PD,PS dhe LSI nuk do
      mbijetonin gjate ne politike.Kryeministri shqiptare eshte mbi ligjin.
      Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e LSI-s për vazhdimin e hetimeve
      për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale të një viti më parë.
      “I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën
      pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të
      Shqipërisë”, është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2017-tës.

    2. Bajram Lura says:

      Ti mire se te shkosh po ishalla….?

  2. Berati says:

    Sa qesharake:
    Mjere ne qe politikanet nuk na gjejne asnje rruge per ta nxjerre Shqiperine nga gjendja e rende ekonomike pervec “agroturizmit”!!!!

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Ram karagjozi,”inshalla ”thote nje sumqir turkoshqipoles[si Zike suma] e jo nje kristian[edhe pse i tredhur], ptuuuuuuuuu pehre………..

    1. Zigur Qarri says:

      Po,Janullaposi,mutofagos i pashprese,si edhe te gjith prifterinjt grek,sumqire jan.
      Ik laj nevojtoren e Kishes tani o debil!

  4. eri says:

    leri mor maloket e lures se nuk behen njerez,prape per saliun do votojne.kohen e saliut prene gjithe druret per te fituar 5 lek e bene vendin e tyre shkretetire.Tani duhen 25 vjet qe ai vend te behet prape.njoh disa prej tyre dhe jane te merzitur per moratoriumin e pyjeve dhe duan Saliun prape qe ti presin dhe ato 5 pem qe kane ngelur,barbaret nuk behen njerez dhe I ofendon kur u flet per agroturizen

    1. Gjergji says:

      ata te pakten prene peme, se kishte mjerim te madh dhe saliu i keq perdori, por ata nga zona jote kane trafikuar dhe shitru vajza, pra kane prere jete njerezish.

      Kur u bere edhe ti o jevg kenete te shsh te tjret malok.

      Kjo eshte strategjia e madhe e edvin droges, ” agro turizem”.

  5. petro says:

    Ne shqiperi peseqind e ca vjet me pare ,kur GJERGJ KASTRIOTI skender beu mbronte shqiperione nga invazioni turk.prinderit e cdo familje shqiptare kur linde djale ,cdo familje krijonte nje fond te vecante per ti blere kalin me te mire per te shkuar ne ushtrine e skender beut.SHpaten ja jepte shteti.por nuk ishte vetem kjo fitorja por fitorja me e madhe ishte se cdo familje shqiptare nuk kerkonte cfar do i jepte shtet por cfar detyrime kishte ajo kunder shtetit dhe keshtu per njezete e pese vjet rresht shqiperia siguroi pamvaresine e vendit duke luftuar kunder nje perandorije shume te fuqishme sikunder ishte ne ate kohe turqia.Shqipetaret duhet te kuptojne ndryshimet e koheve e tu pergjigjen atyre ne interes se tyre duke siguruar bashkepunimin e detyrtimet e tyre ndaj nevojave te perbashketa.ndryshe te marin trastat e te kerkojne neper bote ashtu sikunder kane bere mbas viteve nentedhjete.nje turp,nje popull me nje histori te lavdishme si ajo e skender beut e si lufta nacional clirimtare ne vitet e luftes se dyte boterore,te katandiset ne dite te pikes e ne meshiren e fatit duke degjuar fjalet dashakeqese te rrugeve .te degjojme ate qe i sherben vendit.krahas punes per te jetuar te investojme dhe per ate qe duket e pa realizueshme.te investojme ne lure per turizmin ashtu sikunder thote kryeminisztri rama.dhe kjo eshte nje lufte bile me e veshtire se lufta me arme.

  6. Klimax says:

    “Ishalla”!!!! Turqezim i pergjithshem i erdoganoxhi Edi Rames ne fjalor, mentalitet, ndjenja dhe identitet!!!! Sharlatan!

  7. Loni says:

    Nuk e kuptoj pse duhey te ikesh deri ne Lure vetem per tu thene:beni agroturizem.Ky eshte fenomen.Tregues i asaj qe shteti nuk funsionon.Me keto pune merret pushteti lokal.

  8. Padrino says:

    Legjendarit Mehmet Shehu ,edvini si vin as te maje thoit, ne keto 100nd e ca vjet Panvarsi, Mehmet Shehu ishte dhe mbetet Kryeministri , me i zote, me sukseshemi ne zhvillimin, dhe drejtimin e Shqiperisé. Lavdi Gjeneralisimit Mehmet Shehu. Kryeministrat
    e postkomunimit jane thjeshte kukulla qe manovrohen nga jashte, apo nga ambasadoret, se Allvania e shkerdhatokracisé, eshte thjeshte, Republike Bananesh.

  9. Laim says:

    A s’pati ndonje burre t’i beje te ditur krieminstrit per baterdine qe po bejne ne Lure e zonat perreth njerezit e Grramoz Rrucit e ca laro si njefare Ramazan Kalia me ato HEC-et qe po shkaterrojne gjithe ate zone te bukur!

  10. Laim says:

    A s’pati ndonje burre t’i beje te ditur krieminstrit per baterdine qe po bejne ne Lure e zonat perreth njerezit e Grramoz Rrucit e ca laro si njefare Ramazan Kalia me ato HEC-et qe po shkaterrojne gjithe ate zone te bukur!
    Shpresoj ta keni diskutuar e te veje dore dikush, se nami do behet ne te kunderten. I kane zaptu pronat tepelensit si me qene ne bahcen e tyre! Ceshtja akoma ne gjykate e ato as duan t’ja dine, vec shkaterrim po sjellin.
    Nuk e dine se dibrani, aq me teper cidhnaku nuk ta falin, sidomos pronen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *