ANALIZA/ Zgjidhja e nyjës maqedonase: Një shans historik (edhe për shqiptarët)

17 Qershor 2018, 16:01Rajoni TEMA

Dy burrështetas që meritojnë duartrokitje: Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë tregojnë se Ballkani mund të prodhojë lajme pozitive – dhe t’i shmanget ndikimit rus. Në zgjidhjen e konfliktit mbi emrin duhet të japin kontribut edhe shqiptarët e Maqedonisë (Veriore).

Nga Enver Robelli

Ishte një ceremoni impozante sot në Liqenin e Prespës, ku kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë nënshkruan marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.

Një skenë, mes shumë të tjerave, do të mbahet në mend: momenti kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev hoqi kravatën për t’iu përshtatur homologut të tij grek Aleksis Cipras, i cili si majtist radikal kravatën e sheh si simbol të kapitalizmit.

Pastaj u shkrepën fotografitë që do të hyjnë në histori – si përpjekja e parë serioze për t’i dhënë fund një konflikti absurd, i cili ka mbajtur gjallë shumë shpirtra nacionalistë në të dy vendet që nga viti 1991, kur Maqedonia u bë e pavarur nga Jugosllavia.

Nënshkrimi i marrëveshjes të dielën është vetëm përpjekje për shkak se në Maqedoni duhet të kalojë në një referendum, ndërsa në Athinë në parlament.

Ceremonia në Liqenin e Prespës u transmetua drejtpërdrejtë në televizion në Maqedoni dhe në Greqi. Kryeministri grek Cipras tha: «Po bëjmë një hap historik», duke paralajmëruar fillimin e një epoke të bashkëpunimit dhe stabilitetit. Zoran Zaev u pajtua me fjalët e kolegut të tij grek duke shtuar: «Shtetet tona po e lënë pas të kaluarën duke shikuar të ardhmen». Cipras erdhi në ceremoninë te Liqeni i Prespës me vetëbesim të shtuar: të shtunën në mbrëmje parlamenti grek hodhi poshtë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, të iniciuar nga opozita konservatore, e cila nuk pajtohet me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë. Në të ardhmen shteti verior i Greqisë do të quhet: Maqedonia Veriore.

Zaev gjendet para shumë sfidave. Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov e ka kundërshtuar marrëveshjen dhe takimi i tij me kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, kur këta dy të fundit deshën ta njoftojnë mbi marrëveshjen. Presidenti Ivanov i përket partisë nacionaliste VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit, kryeministrit shumëvjeçar, i dënuar për korrupsion në instancën e parë.

Gruevski ka investuar miliona euro nga arkat publike për ta gëlqerosur Maqedoninë me identitet të ri antik. Socialdemokrati Zaev i ka korrigjuar disa nga provokimet e Gruevskit në drejtim të Greqisë. Aeroporti i Shkupit tani quhet «Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit» dhe jo «Aeroporti Aleksandri i Madh».

Me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, kryeministrat Zaev dhe Cipras kanë treguar se janë burrështetas dhe për këtë meritojnë përkrahje e duartrokitje. Shqiptarët në Maqedoni, një faktor i rëndësishëm edhe për vetë ekzistencën e këtij shteti, duhet të përkrahin marrëveshjen për emrin dhe kështu të ndihmojnë që ky shtet sa më shpejt të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, të cilët do të duhej të hapeshin më 2005, por u bllokuan nga Greqia, siç u bllokua edhe hyrja në NATO në 2008 në Samitin e Bukureshtit. Për shqiptarët e Maqedonisë është me rëndësi që shteti i tyre, Maqedonia, të integrohet sa më mirë në strukturat euro-atlantike, duke i ikur kështu ndikimit rus dhe serb. Të dy shtetet, Rusia dhe Serbia, me vite të tëra kanë punuar që në Maqedoni të mos ndodhin ndryshime demokratike dhe në pushtet të qëndrojë Nikolla Gruevski, ai që përgjoi mijëra qytetarë, ai që bleu veturë zyrtare prej mbi gjysmë milioni euro, ai që ndërtoi një sistem autokratik e kleptokratik, ai që me shërbimet e tij sekrete inskenoi një betejë të armatosur në Kumanovë mes policisë maqedonase dhe një grupi banditësh (dhe naivësh) nga viset shqiptare. Kur në prill të vitit të kaluar nacionalistët maqedonas sulmuan parlamentin dhe përgjakën plot deputetë të opozitës, aty ishte edhe një agjent i shërbimit sekret serb! Planin e Gruevskit për shndërrimin e Maqedonisë në një provincë ruse e kanë përkrahur edhe politikanë me mendësi oligarke nga Tirana dhe mediat e tyre. Fatmirësisht Edi Rama në këtë betejë ka luajtur rol pozitiv, duke ndikuar që partitë shqiptare të Maqedonisë të futen në qeveri me socialdemokratët e Zaevit. Këtu një pjesë të meritave e ka edhe Ali Ahmeti, i cili në çështje strategjike vepron në përputhje me synimet e partnerëve perëndimorë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kapitulli i shndërrimit të Maqedonisë në krahinë ruse duket i mbyllur. Zaev dhe Cipras kanë hapur një kapitull të ri. Winston Churchill kishte të drejtë: «Ballkani prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë». Në honet bizare të rajonit ende gurgullojnë shumë konflikte – mes tyre ai për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë qëndron fare lart në shkallën e absurditeteve. Gati tri dekada Greqia e ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Argumenti grek ishte ky: emri Maqedoni është i mbrojtur si të thuash me ligj dhe i takon vetëm grekëve, madje që nga epoka helene.

Nëse Nyja e Gordiut nuk mund të zgjidhet, atëherë duhet të presësh atë. Aleksandri i Madh, maqedonas, por jo sllav, e ka bërë këtë: e ka prerë Nyjën e Gordiut. Duket se Aleksis Cipras veproi sipas këtij shembull. Boll më: ejani të zgjidhim këtë nyje. Një zgjidhje përfundimtare duket më afër se kurrë, me kusht që demonët e nacionalizmit të mbahen të izoluar. Kjo kthesë historike u bë e mundshme për shkak se Cipras nuk është nacionalist, së paku jo nacionalist tipik grek, i cili dirigjohet nga kisha dhe nga bindja se grekët e sotëm janë bartës të drejtpërdrejtë të flakadanëve të kulturës antike helene. Maqedonasi Zaev është politikan pragmatik, i aftë të kuptojë se duhet kapur shansin historik, i cili nuk përsëritet shpesh. Ceremonia në Liqenin e Presës ishte një shans i shfrytëzuar.

6 komente në “ANALIZA/ Zgjidhja e nyjës maqedonase: Një shans historik (edhe për shqiptarët)”

  1. idjoti i Bathores says:

    IK OR IDJOT SE NUK BEHET SHTETI ME NYJE DHE EMRA .KJO TREGON MJERIMIN E SHTERPESINE E POLITIKAVE PROVINCIALE NE BALLKAN.

    1. eeeeej says:

      Ja na e thuaj ti si behet o odjoti i Bathores!

  2. Lee lee says:

    Mire mo 1 shijo liqenet ne Zvicer TI o Robell je si aktoret e mire po vetem ne nje rol.Si kaubojs (lopcar) ose si lopcar (kaubojs) i ben njesoj.
    Nuk shikon ndryshim jane njesoj ?Ok body shijo liqenet i Zviceres

  3. Opinion. says:

    Rrobeli,ju jeni shume i vockel ne dije e politika.
    emri i Gorna Makedonija,ju vu kupola e falcifikim historis pellazgo-iliro-shqiptare,dhe triumguan greket me falco historin e ture,dhe ish iirida shqiptare u fshi dhe eliminua per jete.
    kjo eshte fitorja e shqiptarve sipas juve dhe stupidave te tjer.
    Vafan kullo,rrobeli,se jeni vetem nje gras merrd e shaizen.

    1. Me thene te drejten says:

      Makedonia eshte nje krahine shqiptare dhe Makedonia Veriore eshte nje shtet i pavarur shqiptaro-sllav! Perdorimi i emertimit Makedoni dhe makedonas edhe nga shqiptaret tashme, eshte nje fitore e madhe per shqiptaret! Makedonia Veriore eshte e banuar nga shqiptaro-makedonas dhe sllavo-makedonas.Kete tashme e pranoi edhe Greqia, e cila do ti quaje banoret e saj te Greqise se veriut si greko-makedonas. Nderkohe fjala Ilirida nuk ka ekzistuar asnjehere ne histori, eshte nje sajese antihistorike dhe e rrejshme, eshte nje emertim i formuar nga greqishtja dhe ka per qellim qe shqiptaret te mos e perdorin emertimin Makedoni. Qellimi qe shqiptaret te mos e perdorin kete emertim dhe te ndihen te larguar dhe te huaj nga kjo, eshte ne perputhje te plote jo vetem me interesat sllave por edhe ato greke! Te dyja palet (pra sllavet dhe neogreket) kerkojne ti mbajne sa me larg shqiptaret nga pretendimet historike dhe trashegimore te Makedonise se lashte, me interesin e thjeshte : me mire dy veta, sesa tre, ne hisen e Makedonise. Nderkohe shqiptaret duhet te jene te paret qe te kene pretendime trashegimore dhe historike, duke projektuar ne te ardhmen edhe pretendime praktike mbi Makedonine pellazge!

  4. says:

    Asnjë shtet se deshte një ndryshim të tillë. Një fjalë e urtë kineze thotë “po s’pate punë, lëviz derën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje