Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Messi-t

17 Qershor 2018, 18:31Sport TEMA

Avigdor Liberman, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, deklaroi se Lionel Messi gaboi penalltinë ndaj Islandës, për shkak se Argjentina anulloi ndeshjen e fundit miqësore në përgatitoret për Kupën e Botës, e planifikuar të luhej në shtëpinë e hebrenjve.

“Në ndeshjen e Argjentinës ndaj Islandës, të gjithë e pamë se sa shumë Messi kishte nevojë për atë ndeshje përgatitore ndaj Izraelit”, shkroi Liberman në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, pas penalltisë së dështuar të Messit, çka ndikoi në barazimin e Argjentinës përballë Islandës, me rezultatin 1-1.

Një barazim që rrezikon tashmë kualifikimin e mëtejshëm të Argjentinës, pasi do të duhet të përballet në “Grupin e Vdekjes” me Kroacinë dhe Nigerinë.

Ndeshja miqësore mes Argjentinëse dhe Izraelit ishte planifikuar fillimisht të luhej në “Samy Ofer Stadium” në qytetin bregdetar të Haifa, por më pas u transferua në “Teddy Kollek Stadium” në Jeruzalem për presion të madh politik.

Më pas u anullua, sipas autoriteteve vendore, për shkak të “kërcënimeve terroriste”, kundër Messit dhe familjes së tij.

3 komente në “Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Messi-t”

  1. emigranti says:

    Kujtova se vetem tek ne ministrat nuk mbushin mire.
    Paska edhe me trushpelare.

  2. PA EMER says:

    .. PO TE JETE KROACIA DHE NIGERIA “GRUPI I VDEKJES ” , ARGJENTINA DO TE JETE E PERJETESHME ..!

  3. says:

    Ku nuk i fusin hundët Çifutët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje