Po Zh’bejmë Shtet

17 Qershor 2018, 22:00Blog TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi 

Le ti lëmë faktet të flasin të parat. Shteti i ri Shqiptar, vetëm 26 vjet pas shpalljes së pavarësisë, me një popullatë 90% analfabete dhe rurale pati këllqe që nëpërmjet kompensimit të kthente në toka publike trojet ku sot gjendet Teatri Kombëtar dhe godinat publike përreth, në atë kohë i quajtur “Rrethi Kulturor Artistik Skënderbej”. Sot, 106 vjet pas shpalljes së Pavarësisë qeveria qëndrore dhe lokale po përkulet përpara atyre të cilët e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë pasurinë e tyre me tendera publik. 80 vjet më parë prona ju ble të pasurve, familjes Libohova, për interes publik. 80 vjet më pas prona publike po i jepet të pasurve për të bërë kulla biznesi duke prishur objekte të cilat janë simbole të shoqërisë tonë.

80 vjet më pas qeveria ka pafytyrësinë që me tokën tashmë si pronë publike jo thjesht të thotë që nuk kam lekë për të bërë teatër të ri, por se do duhet të prishë edhe teatrin ekzistues dhe gjithë historinë që ai mbart. Kjo, pasi ka harxhuar mbi 60 milionë euro për rilindjen urbane nëpër cepa të ndryshëm të vendit, ku shumë prej këtyre milionave janë hedhur në zona ku rrënimi demografik, social dhe ekonomik është tashmë i pakthyeshëm.
80 vjet më parë gazetat e kohës ishin të mbushura me thirrje për kontribute nga qytetarët për të ndërtuar monumente publike.
I kujtoj Vangjush Dakos, se monumenti dedikuar Dëshmorëve të Kombit, që shkatërroi dy vjet më parë në krah të Torres, është monumenti i parë i ndërtuar nga shteti Shqiptar në vitin 1922 me dhurime nga qytetarët.

I kujtoj Edi Ramës, si deputet i Vlorës, se monumenti ku ngrihet çdo përvjetor Flamuri i Pavarësisë në Vlorë është ndërtuar me kontribute nga qytetarët.

I kujtoj Niko Peleshit se monumenti në Korçë i Luftëtarit Kombëtar si dhe ai i Themistokli Gërmenjit janë ndërtuar nga kontribute të qytetarëve korçarë.

Dhe për të mos i lënë pa përmendur Ministres së Trashëgimisë Kulturore, znj. Kumbaro, se monumenti i Çerçiz Topullit në Gjirokastër është ngritur me kontribute nga qytetarët e Gjirokastrës.

Në 1937 u hap thirrja, për kontribute nga qytetarët për të ndërtuar monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës. Fatkeqësisht pushtimi Italian e ndërpreu këtë nismë.
Kujt i bëri thirrje kjo qeveri për të restauruar Teatrin Kombëtar apo për të ndërtuar një teatër të ri? Kuptohet, përveç klientëve të saj të tenderave për të bërë pazarin e rradhës për më shumë kulla e beton në qendër të qytetit nën pretekstin e ngritjes së një teatri të ri.

Në këtë pikë ka vetëm dy shpjegime: 1. Ose kemi një qeverisje të vobektë, kjo pas gjithë atyre taksave të rritura ndaj qytetarëve 2. ose kemi të bëjmë me një grabitje të publikes në ditë me diell.
Tragjedia jonë është se kemi një qeveri që feston vitin e Skënderbeut me modelin e Ali Pashait.

20 komente në “Po Zh’bejmë Shtet”

  1. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Do te te bejme ti KRYEMINISTER!
    Nuk do te vdes pa te pare ty si ne kete post!!!!!!
    “Leshi i pajdhit te palare 5 vjet”-thoshte gjyshja e mire e fshatit
    per tipa si ty!!!!!

  2. ÇAKMAKU says:

    Sakte…fakte…shkurt…dhe shgjetim ne qender

  3. Kulufi says:

    Jo o Gjergj furcaxhiu, tragjedia nuk qendron as te Skenderbeu, as te Ali Pashai. Tragjedi eshte qe tek ne aktoret bejne politike dhe politikanet luajne teater.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Ah,mor Gjergj Bojaxhi!
    Skenderbej nuk je,dihet,mirepo edhe si bojaxhi,c’te te them:
    “Lyen” vetem me boje te zeze!… ? ?

  5. Zigur Qarri says:

    Si gjimone,nje ze i fuqishem qytetare.Faktet qe sjell,tregojn,se qeveria Rama,vetem socialiste nuk eshte.
    26 vjet pas pavaresise,ishin vertete 90% te popullsise analfabete,ndersa sot akoma me keq,jan 90%
    militante injorante.Eshte pikerisht ky potencial negativ ne shoqerine shqiptare qe pergatiten peverset e
    politikes shqipatre,shkaku kryesore qe minohet çdo tentative per fuqizimin e shoqerise civile ,qe eshte aq
    apatike,aq inekzistente,sa nuk mund te krahasohet edhe me shoqerite me te prapambetuara ne Afrike.
    Kjo te le te kuptosh,se qellimi final i Rames,eshte asfiksimi i shoqerise civile,rrenimi i shtetit te se drejtes,
    ku ai mund te beje gjithshka te kundraligjshme dhe mos i hyje kurre gjemb ne kembe.

    1. Melamin Berati says:

      Opa nje here ky. Po dale re vella, çar bëhet re.
      Kush i ka dhene telefon ketij Zikes ore, me qafsh. Si eshte ajo shprehja popullit: “I zoti e di Ku i pikon Zikja, apo i zoti e nxjerr Ziken nga balta ….” nuk me kujtohet, si i thone re vella.
      Ore, ke shan ky Zikja injorant nje here. Po unë kur e kisha Ziken be burg, e mbaja te me lyente kepucet. Kur mesoi ky te perdore telefonin, se ky kur a celularin e pare, tha: “Ouu, pse i kane bere radiot Iliria kaq the vogla, se nuk kane shumë zë.”
      Dale se po me bie telefoni: “Zikeeee, po Ku je re maçok.”

  6. Quni i lalës says:

    Kët gocën, do ta morim partizone ??

  7. says:

    Dy synime kemi ktë vit., negociatat dhe luftrat e NATO-s me vëndet bërthamore.

  8. Albi_I says:

    Ky ka te drejte, po ka nje problem. Eshte politikan qe jeton me nafte, ne nje vend ku naften e kontrollon qeveria. Prandaj cdo here para se te dali ne publik, shkon falet nje here te zyra e Rames.

  9. shigjetari says:

    Edhe ty te kemi provuar , ishe ne qeveri nje mut bere , vodhe sa kishe munci dhe fillove udhtimet nga himalajet , tani te jan mbaruar parat fillove pun prap ,ik mos naj shpif kush esht provuar dhe nuk ka ber azgje te pirdhet nga syt kembet .

  10. Shpetimi says:

    Njeriu i vetem qe ka mbetur ne politike dhe qe duhet votuar???.

  11. Bisnesmeni ndertimit says:

    he
    Shqiptarqiqt
    Shtet majmun me majmuna te lasht sa bota

  12. Zjarri says:

    Kujt ja thua mor Gjergj – hajvaneve ?

  13. hysa says:

    Po pse more zoti bojaxhi cila veper ne shqiperi apo edhe ne bote nuk eshte bere me kontributin e publikut? A di zotrote ndonje vend ne bote qe qeveria me parate e saj (parate e ministrave) ka ndertuar ndonje veper publike apo gjithmone jane parate e publikut ato qe shfrytezohen ne te gjitha rastet. Me je dukur burre me mend por me sa duket politika te budallalleps, more i shkolluar ne amerike.

  14. @autori says:

    Nuk e njoh biografine e Gj. Bojaxhiut, por ato qe shkruan jane fakte dhe shifra..
    Dikush e akuzon se ka qene ne qeveri, por qeverite shqiptare jane prone e kryetareve..
    Nese nje mvartes i kryetarit arrin nje kariere shumevjecare, atehere eshte rasti per ta akuzuar..

  15. @autori says:

    Nuk e njoh biografine e Gj. Bojaxhiut, por ato qe shkruan jane fakte dhe shifra..
    Dikush e akuzon se ka qene ne qeveri, por qeverite shqiptare jane prone e kryetareve..
    Nese nje mvartes i kryetarit arrin nje kariere shumevjecare, atehere eshte rasti per ta akuzuar…

  16. Cuku says:

    Hajduti bertet
    – Kapeni hajdutin
    Ik o Teneqexhi se jeni te gjithe nje mut ,,,

  17. Dorian says:

    Desha te repliko pike per pikej, po thashe me mire po e le se me ty zoteri nuk dihet ku ta fillosh e ku ta mbarosh.
    Rri urte sic ke ndenjur keto 4 vjet. Apo erdhen zgjedhjet dhe shpreson mos te te hedhin ndonje kocke ?
    Rri o Gjergj se s’jane per ty keto pune o derbardhe. Akoma se ke kuptuar qe je karte e djegur?

  18. Lennard says:

    Kete rradhe ia ke fut KOT.Ketu flitet per ndertimin e nje Teatri te Ri Modern .Ku eshte e keqja ketu???.
    Te gjithe specialistet e ndertimit folen qarte se kemi te bejme menje Ndertse te Konsumuar..Projekti me duket i mire.Kam nje sygjerim qe dhe komuniteti aktoreve te perfitoje nga marketingu i Ndertimit te Kompleksit nje perqindje per zhvillimin e veprimtarive te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje