Botërori 2018: Për kë bëjnë tifo dhe a do të shkojnë në Rusi deputetët tanë?

18 Qershor 2018, 19:23Politika TEMA

Me fillimin e botërorit, politika ka kaluar në plan të dytë, por edhe politikanët ndjekim kompeticionin më të rëndësishëm të globit.

Report TV pyeti ligjvënësit se cilat skuadra mbështesin dhe nëse ndonjëri prej tyre kishte blerë ndonjë biletë për në Rusi.

Klevis Balliu: Bëj tifo për Argjentinën, por nuk shkoj në Rusi se kemi punë këtu

Për kë bënni tifo?

Për tifo për Argjentinën

Messi nuk doli dhe aq mirë..

Ishte vetëm ndeshja e parë do të dalë më mirë më vonë

Ndonjë biletë për në Rusi keni në plan?

Jo, jo

Pse jo?

Kemi goxha punë këtu

Për shkak edhe të lobimeve që ka bërë PD sipas Mother Jones?

Lobimet për Botërorin?

Jo, për dokumentin….

Nuk kemi bërë lobime për Botërorin. Unë e di që Rusia ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, vëllanë e madh të Ramës, që është Erdogan, që është edhe miku i Assad, këtë di si lobim.

Jurgis Çyrbja: Tifo bëj për Gjermaninë, do na hapë negociatat

Me këtë bëni tifo?

Gjermaninë.

Edhe po nuk na hapi negociatat?

Jemi të sigurtë që do i hapë.

Do të fitojë Gjermania, mbrëmë ishte shumë dobët?

Do të fitojë.

Keni blerë biletë për në Rusi?

Jo, Jo, akoma.

Rudina Hajdari: Jam me Italinë, por uroj të fitojë Gjermania

Për kë bëni tifo?

Nuk bëj tifo për momentin, se jam me Italinë.

Mbase me Gjermaninë për negociatat?

Uroj që të fitojë Gjermaninë, por më duket se nuk doli mirë ndeshjen e parë

Dhurata Çupi: Jam me Francën

Për kë bëni fito?
Jam me Francën, ndeshjen e parë e ka fituar.

Tritan Shehu: Kam një fatkeqësi të madhe

Për këtë bëni tifo?
Kam një fatkeqësi të madhe, që Italia nuk është.

Ndonjëherë bëhesh me armikun e armikut…

Tani jam shumë me Gjermaninë, por jo që më ka mërzitur më shumë me këtë kampionat është robotizimi, arbitrat po zëvendësohen nga elektronika. Gjëja më e bukur në sport është që të jetë sa më njerëzor

Jeni me Gjermaninë edhe nëse nuk hap negociatat?

Me Gjermaninë do të jem pa dyshim. I Admiroj.

Ndonjë biletë për në Rusi?
Jo, jo.. është shumë larg, as kam asnjë gjë të tillë fare.

Fatmir Mediu: Jam me Gjermaninë për hatër të negociatave

Për kë bëni tifo?

Ekipi im nuk është në Botëror. Jam me Holandën, megjithatë jam me Gjermaninë.

Edhe po nuk na hapi negociatat?

Edhe për hadër të negociatave pa dyshim.

Shezai Rrokaj: Nuk kemi mjete për të shkuar në Rusi

Për kë bëni tifo?

Jam me Francën, por nuk më duket mirë. Italia nuk është, kështu që me Francën.

Ndonjë biletë për në Rusi?

Jo, mo ca bilete, ku kemi ne, gjithë këto probleme që ka politika nuk të lë të ikësh, pastaj mjetet nuk i harxhojmë kështu edhe po t’i kemi.

Ulsi Manja: Jam me Italinë, por…

Për kë bëni tifo?

Ta kam thënë për kë bëj tifo, jam tifoz i Italisë, në mungesë të saj bëj tifo për Brazilin.

Alket Hyseni: Jam me Brazilin

Për kë bëni tifo?

Brazili

Do të fitojë?

Përsa kohë që bëj tifo, patjetër që do të fitojë.

Biletë për në Rusi?

Jooo, angazhime parlamentare

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë

Për kë bëni tifo?

Jam me Gjermaninë

Etilda Gjonaj: Nuk ndjek asnjë skuadër

Për kë bëni tifo?

Nuk ndjek asnjë skuadër

Asnjë?

Asnjë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje