Berisha: Izet Haxhia është vrasës, gjyqi ndaj tij në kohën e PS. "Drejtësia" model oruellian, Donald Lu e Romana Vlahutin punojnë për Sorosin...!

20 Qershor 2018, 21:10Politika TEMA

Në një intervistë për Ora News, Sali Berisha bëri thirrje për revoltë popullore për largimin e qeverisë.

Berisha thotë se  vendi ndodhet në udhëkryq dramatik, ndërsa thotë se edhe dhuna për largimin e Ramës është e justifikueshme.

Berisha komentoi debatin për kampin e refugjatëve, duke theksuar se kjo do ishte vetëvrasje për Shqipërinë pasi do e shndërronte në pëllëmbë e krim.  Ish-kryeministri, tha se po shqyrton mundësinë e lenies së mandatit të deputetit pasi sipas tij tashme parlamenti ka rënë, ndërsa thotë së Partia Demokratike problemin me të madh të saj e ka tek organizmi.

Berisha thotë se e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit, Edi Rama, që e cilëson klikë që ka krijuar një narkoshtet, është revolta popullore përfshirë dhe dhunën.

Në një intervistë për Ora News, Berisha, thotë se vendi është në një udhëkryq dramatik, ku kanë rënë të gjitha institucionet.

 

Berisha komentoi dhe akuzat e ish-rojes së tij Izet Haxhia, i cili u ekstradua ditë më parë, duke theksuar se ai është një vrasës dhe sipas tij Rama e solli për ta përdorur politikisht.

Zt. Berisha, opozita ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës në lidhje me krimin…ku është sot opozita? Çfarë reagimi ka ndaj mazhorancës?

Mendoj se opozita gjatë dy muajve të fundit, ka ngritur një strategji proteste, e cila vlerësoj unë ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, kudo që shkon pritet me protesta. Shoqërohet nga 800 deri në 900 policë dhe gardistë kudo dhe megjithatë, dalin dhe e bllokojnë për orë të tëra në hotel siç e bllokuan në Peshkopi, se lejojnë të shkojnë fare siç bënë në Klos dhe Burrel.

Një kryeministër që ikën me bisht ndër shalë që takohet vetëm me rrogëtarë dhe puthadorë të tij dhe nuk takohet dot me popullin, mendoj se opozita ka shënuar në mënyrë të padiskutueshëm një rezultat të prekshëm në këtë drejtim. Vendi është sot në një kryqëzim dramatik. Është përdorur shpesh herë fjala rrugëkryq, por kësaj here është rrugëkryq dramatik. Kësaj here, Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat në vitin 2016 dhe jo vetëm që s’i hapi, por nuk po i hap dot as në 2018.

E keni analizë këtë zt.Berisha apo keni të thëna?

Kudo që shkoj unë dhe këdo që takoj..isha në Gjermani dhe takova plot miq atje. Nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Kjo është evidente dhe gjermanët kanë qëndrime ndër më të favorshme. Ka të tjerë me qëndrime fatale për procesin e integrimit të Shqipërisë. Është evidente. Nuk janë plotësuar në mënyrë kategorike kushtet.

Është evidente që sot drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar. Është evidente që muajin dhe vitin që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti i shtetit brenda shtetit. Asgjësohet Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha funksionet e saj i shkojnë indirekt Edi Ramës dhe qeverisë. Paralizohet qëllimisht Gjykata e Lartë me të ashtuquajturën reformë unike në botë.

Unë ftoj çdo shqiptar sot që t’i shtrojë pyetjen vetes; a është Shqipëria vendi që duhet të vendosë modelin që nuk ekziston askund në botë në drejtësi. Këtë nuk e them unë, e tha prokurori amerikan i dërguar për të marrë pjesë në vetting.

Një model që nuk ekziston askurrkund, është një model ourellian. Shkoni dhe pyesni në Maqedoni cili është modeli i reformës? Edhe atyre u kërkohet reformë, por dy modele absolutisht të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike, BE dhe SHBA-të?

Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros.

Pra janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti?

Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t’u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese.

Thotë ambasador?

Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi.

Zt.Berisha si dilet nga ky udhëkryq që ju thoni?

Dalja nga ky udhëkryq bëhet vetëm nëpërmjet një përmbysje në këtë vend dhe absolutisht rrugë tjetër nuk ka. Largimi një minutë e më parë me një revoltë të fuqishme popullore, të kësaj klike që narko-shtetin.

Edhe revoltë të dhunshme?

Revoltë që të largojë me çdo kusht këtë klikë dhe këtë narkoshtet.

Zt.Berisha, duket se opozita të gjitha aksionet i lë “rrugëve”…

Nuk gjykoj se i ka lënë rrugëve. Në këtë periudhë, opozita ka përshtatur një qëndrim; po lobon për hapjen e negociatave. Pse opozita po lobon për hapjen e negociatave? Fillimisht, bashkëbiseduesit tanë hapnin sytë; që këtej thoni se standardet nuk janë plotësuar dhe këtej thoni të hapen negociatat. Po të hapen, sepse hapja e negociatave bën të mundur një vëzhgim shumë më serioz të zhvillimeve. Mbi bazën e këtij vëzhgimi, një ndihmë shumë më eficente për rikthimin në Shqipëri të shtetit ligjor dhe funksionimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik. Kjo është motoja që na bën ne kudo, kryetari i opozitës, deputetët, mbajnë këtë tezë në çdo rast. Natyrisht, opozita po organizon kudo me dhjetëra e dhjetëra protesta, por opozita është e vetëdijshme se në mënyrë absolute, zgjidhja e vetme është revolta e përgjithshme popullore. Do ta realizojë këtë opozita apo jo, do ta shohim në kohërat që vijnë.

 

Zt.Berisha ju keni deklaruar se kryeministri Edi Rama në shkëmbim të çeljes së negociatave, do jetë pro pritjes së refugjatëve. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh?

Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim. Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare. Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës. Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë. Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin. Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde.

Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë. I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë. Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.

Zt.Berisha me gjithë këto probleme që ju listoni për mazhorancën, a vazhdoni të mendoni dhe keni si opsion djegien e mandateve?

Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë.

Do e propozosh sërish në grup?

Unë them që grupi nuk ka pse grupi të ndikohet nga unë. Grupi merr vendimet e veta, nuk ka pse ndikohet nga unë.

Zt. Berisha e di që e keni ndjekur debatin për sa i përket Bashkisë së Hasit me dekorimin e atentatorit të Azem Hajdarit. Keni një koment?

Është absolutisht fund e krye vepër e Edi Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja e pakufishme atërore veçanërisht ndaj Azem Hajdarit. Edi Rama po të mos udhëhiqej nga urrejtja, Shqipëria do të hapte negociatat në 2016-n dhe në mos më shpejt. Edi Rama nëse do të kishte një emër të dytë, mund të quhej pa frikë misster urrejtja. Është njeri i pa karakter, i cili sa herë del i del fytyra e zezë në pah; jo nuk e bëra unë! Për urdhrin e tij, shqiptarët e mësuan një javë përpara se ai urdhër do të zbatohej në Has. Pasi u mor vendimi, ky ka pafytyrësinë dhe thotë se nuk dija gjë. Me këtë tregoi urrejtjen, cili është shteti që do. Edi Rama do shtetin e vrasjeve politike, shtetin e narko-shtetit, do shtetin ku dekorohen, të bëhen deputetë dhe ministra vrasësit. Ndaj do të ishte naive të mashtrohesha me atë që thotë ai nuk dija gjë.

Zt.Berisha, si përjetoni ju akuzat që drejtohen ndaj jush ish-badigardi Izet Haxhia?

Një vrasës më shumë në anën e Edi Ramës. Edi Rama siç është i lidhur me vrasësin. Ai është një njeri i dënuar me 25 vite nga drejtësia kur Berisha ka qenë në opozitë. Ai gjyq është zhvilluar gjatë pushtetit të socialistëve, me kontribut të prokurorëve ndërkombëtar dhe Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka qenë në opozitë. Ky vrasës është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Edi Ramës i duhet, ta mbajë me shnet. Një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës.

Si një politikan që e njeh mirë opozitën, si të duket organizimi i Partisë Demokratike?

Organizimi mbetet një element themelor në PD. Në vlerësimin tim, në një organizim të fuqishëm, PD ka potencialin e madh për t’u zhvilluar.

Mendoni se PD mund të dalë pozitivisht në zgjedhjet vendore dhe ka premisa të kthehet në pushtet zgjedhjet e ardhshme?

Absolutisht mund të dalë! Varet nga vet PD dhe kompleksi i rrethanave. PD duhet të bëjë gjithçka për një kthesë të fuqishme në zgjedhjet lokale dhe për të shkuar drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

24 komente në “Berisha: Izet Haxhia është vrasës, gjyqi ndaj tij në kohën e PS. “Drejtësia” model oruellian, Donald Lu e Romana Vlahutin punojnë për Sorosin…!”

  1. Faktor loku birisha says:

    Maaaaaalooooook te qifshin c’far te mban pragu i shpis

    1. AMY says:

      Je bere si letyre more plak kriminel berishe, na vjen krup kur te shikojme , me mire zhduku e mos dile me ha ato para qe ke vjedhur bashke me femijet e gruan tende te pangopur dhe kriminele ne gen,

  2. xoni says:

    COHENI NE PSIQATRI KETE KOMUNIST TE NDYRE QE MORI NE QAFE DYNJONE…. a e ndugjoni qe flet tamam si Enveri.

    1. Birisha says:

      ENVERIT TI HAJE MUTIN KY KRIMINEL. TE KISHTE PUSHTETIN E ENVERIT KY KRIMINEL DO ISHTE ME I NDYRE SE KIMI I KORESE SE VERIUT..

    2. Birisha says:

      ENVERIT TI HAJE MUTIN KY KRIMINEL. TE KISHTE PUSHTETIN E ENVERIT KY KRIMINEL DO ISHTE ME I NDYRE SE KIMI I KORESE SE VERIUT..

  3. h says:

    Ishte bashkëpuntori jot,nuk mund të ishte ndryshe.
    Sikur te kishte qene intelektual i ndershem,nuk do ishte ortak me ty.

  4. Kapural Pelikrini says:

    Flet keshtu ti se ta ka garantuar pensionin Edrama , nip i shokeve te tu kamunist-enverist.
    Prit prit ose baj dicka se vetem ti ke ngelur pa u dekoruar dhe quajtur Kryeministri ma i mire qe ka njoh Shqiperia. Je xheloz, qe kemi Presidentin ma t’mire ne bote.

  5. Birisha says:

    TE ERDHI NGORDHJA QELBESIRE, KRYEKRIMINELI SHQIPTAREVE. NE BURG DO VDESESH PALACO MUTI, SI QEN DO TE VDESESH. DO TE ULERIJNE TE GJITHE ATA QE KE ÇUAR NE BOTEN TJETER, DO TE HANE DHE KOCKAT HAJDUT E KRIMINEL.

    1. Mal Uka says:

      Nje burre burrash e ka shipnija
      Linde e rrite ku eshte malesija
      Krejt pa hile i sherbej trollit
      Burri i fisit prej viqidollit
      Llam e lym gjujten mbi ty
      po kurr smujten me te perly
      Pastertine kurr sta merr halli
      kurr nuk nryshkes mse nryshket ari
      E sulmojne filliqana e bisha
      Po nuk tremet Salih Berisha
      Rod e nere i ka prej te parit
      Paq me u rrite si zog shiptarit
      Je nje ylle qe Ti bane drite
      Nera e jote vjen tu u rrite
      Anmiqet tu po vijne tu u fike
      Ty ska force qe te korite
      Qofsh me nere e tu pafte hajri
      Npiedestal Salih Shiptari
      Kurr si rrexohet Itibari !

      1. Timi says:

        Krimineli vrasesi dhe antishqiptari mi i madh

  6. MIR O SALI MIR,,,,HIDHE SHURREN PERPJETE,,,TI DHE MUND TI JA HEDHESH BURGUT PER ATO QE I KE BERE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE,,,PO PASARDHESIT E TU,,,,DO PAGOJNE DHE PER TY,,,,,,BENI DHE PAK QEJF AKOMA, ANDEJ NGA MALDIVET,,,,DHE DO TI SHIKOSH AKUZAT QE BEN KUNDER ANGLO-AMERIKANET,,,IMPERIALISTET AMERIKAN,,,,PO TE DEL FYTYRA E VERTETE,,, SI KOMUNIST I BETUAR,,,

  7. Lina says:

    Ik or tëj , se na e shpife ,?GOGOMEL?

  8. Ladi says:

    Sa shume zgjebe, qelb dhe vrer ka ky shpellar i rrezikshem antishqiptar…ptu fare e keqe

  9. Tiktaktiktak says:

    Akoma s’ka ngordhur ky!

  10. Ceceni qe ardh pri shpellet says:

    Te paska ardhur fundi kellire.. te gjithe stimulantet dhe psikofarmaket qe ke shtrydhur nder vite.. te bie era kerme, por nuk do ti rruhet kurrkujt per ty kur te nisesh per ne ferr, njerezia do festojne dhe armiqte e tu do ta shkerdhejne Shkerdhenin. Gjithshka lahet ne kete bote o malok muti

  11. prizem says:

    Kufome e qelbur politike, fatkeqesi kombetare, vrases gjakftohte… qe po i mblidhet litari ne fytin e tij te ndyre.

  12. Alban Dega says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  13. Lisi says:

    Me sa duket vrasjet e GERDECIT, te 21 JANARIT ,Viktimat nga shperndarja e armeve gjate 97-es etj ja paska” faturuar”Izetit dhe Edit,Vicidolasi.Por dhe sikur dhe te gjitha keto ti falen po per AZEMIN, HAKLAJT, R.HOXHEN, OLLDASHIN KUSH KA DHENE URDHER?

  14. Aleksander Thana says:

    Vrases!!! Kriminel!!!

  15. Kokekrisuri says:

    Gjyqi u zhvillua me “intelektualet ” pa shkolle te mesme me diplomen e plepave
    Faktet tregojne qe u zhvillua me kelyshat e tu me te koruptuarit vitungu po i seleksionon nje per nje , prandaje je i lire dhe lehe akoma te mbaroje reforma dhe do besh me kakerdhi, bamka garanton mishi ne hell dhe te brenshmet kukurec, me lekuren daulle per shume vjet do ngelet ne histori
    Sa per dekorimet beje nje liste , sa jan dekoruar ne 28 vjet, te ngrihet nje komision per vepren e tyre, ose referendum , sa do dalin heronje, sa kriminela , sa te koruptuar dhe sa antikombetar, quret u varen fajin e ka tjetri pse nuk ka shami, e verteta vonohet por nuk harohet

  16. Orli says:

    O sperme serbe e akumuluar ne gopin e sheqeres!ti i ke patur dhe vazhdon ti kesh akoma shumicen e plepistave te drejtesise.

  17. BRSS says:

    DO TE BEJN SHURREN TE VARRI PER TE MIRAT QE I KE BERE KETI POPULLI MOR SHKERDHATE RRACE MUTI

  18. timo says:

    Salu Berisha, mister krimineli e quan Edi Ramën mister urrejtja.

  19. rexha 10 says:

    A E DINI SE KRYEMINISTRI BERISHA , LEVIZTE GJITHMONE ME JELEKUN ANTI _PLUMBE VESHUR .
    PERSE VALLE E BENTE? JO SE ME GEZON SHUME EDI RAMA. PORE KY PERSON DUHET TE KERKOJ FALJE PER TE GJITHA VIKTIMAT ,SEPSE KY PERSON I QUAJTI KRIME SHTETI JETET E HUMBURA,KUR KY PERSON QEVERISTE,
    PERSE GAZETARI NUKE BENE PYETJE DIREKTE: SE KUSHE E VRAU .REMZI HOXHEN,GRAMOZ PASHKON, KU PERFUNDOI SAFET ZHULALI?NGJARJA E GERDECIT,KOSTA TREBICKA,SOKOL OLLDASHI ,etj………………………etj. Mose kerko gjithmone DESTABILIZIMIN E VENDIT,SE BOLLE GJAKE KA DERDHUR AI POPULL ,PER TE QENDRUAR TI NE KRYE. TE PAKTEN LERI NJE DITE TE LIRE.
    DO TE ISHIN SHUME TE GEZUAR SIKUR NJE NJOFTIM I RREME TE ISHTE :SALI RAME BERISHA NA IKU PA NA PYETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje