Besnik Mustafaj flet për kampin e refugjatëve: Europa më e dobët se kurrë, ja dyshimet për negociata të fshehta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Besnik Mustafaj dyshon se ka marrëveshje të fshehtë mbi kampin e refugjatëve që artikulohet nga opozita se do ngrihet në Shqipëri për të strehuar luftëtarët e ISIS.

I ftuar në në ‘News24’ ai thotë se Europa mund të vendosë pa e pyetur Shqipërinë lidhur me këtë çështje.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë.

Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt.

Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë.

Pash një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme.

Shqipëria nuk ka kapaciteteve logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë.

Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë.

Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti.

Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”, tha Mustafaj.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministri në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vet kryeministrit.

Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”, pohoi Besnik Mustafaj. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Besnik Mustafaj flet për kampin e refugjatëve: Europa më e dobët se kurrë, ja dyshimet për negociata të fshehta”

  1. Lili says:

    Hahaha foli edhe ky i pjerdhuri

  2. Dn says:

    Eshte koha per nje qeverisje extrem te djathte edhe ne Shqiperi,vetem atehere do behemi faktor e nuk do tallet bota me Shqiptaret. Atdheu eshte sot ne rezik se deshtimi i pasardheseve te komunisteve eshte sot po aq patent sa deshtimi i baballareve te tyre, dje shkateruan cdo gje qe u ngrit,e sot edhe ate pak qe ka mbetur duan me shitur…
    Pfffff turpi i Historise i mbulofte.
    Koha eshte te behemi edhe ne si gjithe evropa,nationalista qe mbrojme interesat e kombit tone,
    Koha t’i themi shpordhnu atdheshiteseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *