Hungaria miraton ligjin “Stop Soros” që ndalon qytetarët të ndihmojnë emigrantët

Parlamenti hungarez ka miratuar legjislacion të ri që kriminalizon avokatët dhe aktivistët të cilë ndihmojnë azilkërkuesit.

Çdokush që “lehtëson imigracionin e paligjshëm” do të përballet me një vit burg, shkruan BBC.

Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin e ri “Ligji stop Soros”, pasi filantropisti miliarder akuzohet për mbështetjen e emigrantëve myslimanë.

Votimi në Budapest erdhi orë pasi disa krerë të Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi krizën se si të rishikojnë rregullat e azilit.

Hungaria thotë se imigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare.

Agjencia e OKB-së për refugjatë u kërkoi zyrtarëve hungarezë që të ndalojnë ligjin e propozuar dhe ekspertët ligjorë nga organizata e të drejtave të njeriut e Këshillit të Evropës apeluan që votimi të shtyhej derisa të parashtronin një shqyrtim të masave të premten.

Një raport nga Komisioni i Venecias, tha për BBC se legjislacioni hungarez “kriminalizon aktivitetet organizative të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me materializimin e migracionit të paligjshëm”.

Legjislacioni i ri ndryshon tetë ligje ekzistuese dhe paraqet një krim të ri të “lehtësimit të emigracionit të paligjshëm”.

Sipas ligjit të ri, kushdo mund të burgoset edhe organizatat joqeveritare që janë të përfshira në ndihmë ose në fushatën për azilkërkuesit. Grupet e të drejtave të njeriut ngulin këmbë që, gjithë çfarë ata po përpiqen të bëjnë është të ndihmojnë njerëzit që janë lejuar në Hungari të aplikojnë ligjërisht për azil.

Masat gjithashtu shtrëngojnë kufizimet në azil, në mënyrë që kushdo që përpiqet të hyjë në Hungari nga një vend i tretë, ku nuk kërcënohet drejtpërdrejt nga persekutimi, nuk mund të kërkojë mbrojtje.

Në një zhvillim të ngjashëm, deputetët miratuan një ndryshim të kushtetutës që deklaron se “popullsia e huaj nuk mund të zgjidhet në Hungari”, në fakt e nxjerr jashtë ligjin dhe përpjekjet e Komisionit Evropian për të zhvendosur azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia në shtetet e tjera të BE.

Kur rreth 400 000 njerëz udhëtuan nëpër Hungari në mes të krizës së emigrantëve të vitit 2015 në rrugën e tyre për në Evropën Perëndimore, Orban urdhëroi që të vendoseshin gardhe për të ndalur fluksin. Komisioni vendosi një kuotë të detyrueshme azili për çdo shtet të BE-së në përgjigje të krizës, por Orban refuzoi ta pranonte atë.

Në vitin 2015, 177 000 njerëz kërkuan azil në Hungari, por vetëm disa qindra u pranuan. Vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil ra në rreth 3,200. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Hungaria miraton ligjin “Stop Soros” që ndalon qytetarët të ndihmojnë emigrantët”

  1. Bisnesmeni ndertimit says:

    Renija dhe shkatrrimi i perandoris remake erdh si pasoj e dyndjeve barbare nga lindja…
    Edhe tash renija e Europe s do vij nga lindoret…

Lini një Përgjigje te Bisnesmeni ndertimit Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *