VIDEO: Ronaldo i siguron fitoren e parë Portugalisë, Maroku bën valixhet gati

20 Qershor 2018, 16:09Sport TEMA

Pas barazim me Spanjën, Portugalia ka arritur një fitore minimale përball Marokut, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër.

Në “Luzhniki Arena” ka mjaftuar goli i Cristiano Ronaldos duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Ylli portugez e vazhdoi aty ku e kishte lënë ditë më parë kundër Spanjës, duke e tundur rrjetën e Marokut me një goditje të bukur me kokë pas vetëm katër minutave lojë.

Kaq ka mjaftuar që Portugalia ta mposhtë një Marok shumë dominues në ndeshjen e saj të dytë në Kupën e Botës 2018 të mërkurën.

Goli i Ronaldos, i katërti në dy ndeshje deri më tani në kompeticionin më të rëndësishëm “Rusia 2018” duke i garantuar tri pikë të plota Portugalisë, e cila tani merr kryesimin e Grupit B me katër pikë.

Maroku e dominoi Portugalinë në lojën me topin dhe me rastet e krijuara, por i mungoi gjëja më e rëndësishme, finalizimi.

Younes Belhanda pati rast të mirë pas një ore lojë por dështoi të realizojë.

Rastet më të mira për Marokun i pati mbrojtësi Mehdi Benatia, i cili dy herë nuk a rriti ta gjente portën nga një largësi prej gjashtë metrave.

Maroku tani përshëndetet nga Kupa e Botës pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

Por me këtë gol ylli i Real Madrid, 33-vjeçari Ronaldo shënoi golin e katërt të turneut dhe të 85 për Portugalinë, duke thyer rekordin e 62-vjeçarit të Ferenc Puskasit.

Ish-ylli i Unitedit e nisi këtë botërorë me 81 gola, por tregolëshi kundër Spanjës dhe një kundër marokienëve, arriti që të bëjë për vete rekordin.

3 komente në “VIDEO: Ronaldo i siguron fitoren e parë Portugalisë, Maroku bën valixhet gati”

  1. demo says:

    Cfare rekordi?Rekordi eshte 10 gola.

  2. Pa fjale qe Ronaldo eshte lojtar i madh,por eshte pak si vajze e parritur! Nuk mund te jesh i madh kur stimulon kaq trashe! Nuk i kuptoj arbitrat se si e falin!

  3. realisti says:

    ishte faul……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje