WhatsApp njoftim të rëndësishëm për përdoruesit: Ja modelet e celularëve ku do bllokohet

Aplikacioni mjaft i përdorur në  WhatsApp ka njoftuar se do të bllokojë shërbimin në disa lloj celularësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania bën me dije se nuk do të funksionojë më në disa tip iPhone dhe Android.

“Do të ketë update-ime të reja, të cilat nuk do të suportojnë dot disa lloj celularësh.

Ndryshimet do të realizohen brenda 1 shkurtit të vitit 2020 dhe sistemet ku WhatsApp do të dalë jashtë përdorimit, janë iOS 7 dhe më të vjetër, Android Gingerbread, versionet 2.3.7 dhe më të vjetër”, njofton kompania.

WhatsApp numëron plot 1.5 miliardë përdorues në të gjithë botën. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *