“600 mijë azilantë në Shqipëri”, Balla: Nuk kemi kapacitete të tilla dhe nuk ka asnjë negociatë me BE për këtë çështje

21 Qershor 2018, 12:55Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar lidhur me lajmet që qarkullojnë në media se në Shqipëri do të strehon 600 mijë refugjatë sirianë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Balla tha se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi Shqipëria nuk ka kapacitete të tilla, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë negociatë për këtë çështje.

Duke folur jashtë ambjeneteve të Kuvendit Balla tha mes të tjerash se në rast të një kërkese të tillë nga BE, Shqipëria duhet të plotësojë angazhimet e saj, por aq sa e ka përgjegjësinë e mundësi të bëjë.

“Një budalla hedh një gurë në lumë dhe qindra të mençur duan të sqarojnë opinionin.

Ajo që ka të bëjë është me dezinformim që në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë azilantë.

Ka një dallim se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë persona.

Lexojini rrjedhjet psiqike në rrjetet sociale.

Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që lidh Europën juglindore me Europën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte.

Shqipëria as nuk ka negociuar dhe s’ka as nuk ka kapacitete për të strehuar numra të tillë.

Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet.

Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon”, tha Balla. (TemA)

4 komente në ““600 mijë azilantë në Shqipëri”, Balla: Nuk kemi kapacitete të tilla dhe nuk ka asnjë negociatë me BE për këtë çështje”

  1. Zigur Qarri says:

    https://www.zdf.de/nachrichten/heute-19-uhr/180619-19h-100.html
    ZDF 19.06.2018 Mbas minutes 9:10 video ne origjinal.
    ZDF citon se,sipas qeverise Austriake,ne Shqiperi mund te ndertohet qendra e emigranteve
    per te gjith Europen.Z/Ministri Julian Hodaj deklaron,se per kete” shpresojm ndihma financiare
    dhe pranimin sa me shpejt ne BE.Ne treguam ne luften e Kosoves,se mund te strehojm 600
    mije refugjate,prandaj Shqiperia eshte ne gjendje,ka kapcitete per te realizuar kete(pritjen e refugjateve)”.

  2. MERO GELBAZA BAZE BYTHLEPIRES says:

    TAULET PALLA BOLE KA VENDOSUR TE MBAJ NE SHTEPI CA NGA REFUGJATET E ISIS TE GJITHE DO TE JEN BURRA KURSE MERO GELBAZA BAZE DO TE KUJDESET QE BYTHEN TE JU A MBAJ TE PASTER DUKU UA LEPIR NE QDO MOMENT QE ATA DUAN ME URDHER QEVERIE MOS HARGJONI LETER HIGJENIKE

  3. Juli says:

    Ca lloj plehrash jeni ju politikant,dhe 1milion tu thone juve si urdheron do te thoni.Shpresojme qe te gjithe shqiptaret se bashku tju thyejm hundet ju qenve antikombtar.

  4. Toni says:

    Nese doni te jeni pjese e BE -se duhet te hapni portat. Ju spurdhjake politikane duhet te jeni me njerzor. Sepse ato po e lejne vendin e tyre nga lufta. Jo si shqiptaret qe po e lejne vendin e tyre per qejfe apo per arsye ekonomike. Dhe po i zejne deren botes duke sajuar lloj lloj genjeshtrash per te fituar azil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje