Bushati në Rodos, do takohet me Kotzias: Sfidat e reja të sigurisë, nevojitet bashkëpunim i përforcuar

21 Qershor 2018, 13:22Politika TEMA
Bushati në Rodos, do takohet me Kotzias: Sfidat e reja të

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet, në Rodos.

Në këtë forum vjetor për dialog, lidhur me sfidat e sigurisë në Mesdheun Lindor marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve midis dy brigjeve evropiane dhe arabe të rajonit të Mesdheut.

Ministri Bushati në fjalën e tij u ndal tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve, në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë.

Për ministrin Bushati, multilateralizmi po vihet gjithnjë e më tepër në pikëpyetje, ndërsa organizatat ndërkombëtare e rajonale, dikur tribuna bashkëpunimi, po vihen nën kundërshtime të rrepta.

Bushati nënvizoi nevojën e një bashkëpunim të përforcuar dhe kreativ për të përballuar sfidat e sigurisë, të cilat janë prezente për një kohë të gjatë.

“Kemi një dinamikë të re për çështjet e migracionit pasi burimet e konfliktit nuk janë adresuar ende, por për fat të keq egoizmi po mbizotëron në trajtimin e kësaj çështje duke e vendosur solidaritetin aq shumë të nevojshëm në plan të dytë”, nënvizoi ministri.

Për kreun e diplomacisë shqiptare, politika e jashtme ka një lidhje të natyrshme me historinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Por”, vijoi ai,- “është koha që në përballimin e sfidave të sigurisë te demonstrojmë se politika e jashtme udhëhiqet nga disa vlera të përbashkëta morale”.

Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve.

1 komente në “Bushati në Rodos, do takohet me Kotzias: Sfidat e reja të sigurisë, nevojitet bashkëpunim i përforcuar”

  1. Ali babushi says:

    Po largojeni kete pinxhuk, se turperoi shqiperine, o edushka, po nuk te vjen ndot te perfaqesosh vendin me keto lloj vemjesh we vetem per te ruajturvderat Ben, prandaj tallet gjithe bota me keto karikatura ,we e Kane emrin majmune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje