"Kosovarëve u veniten kujtimet për Lepa Brenën, yllin e muzikës në ish-Jugosllavi"

21 Qershor 2018, 16:21Rajoni TEMA

Të vjetrit e Prishtinës ende e mbajnë mend piketën e një ndërtese sipas nofkës së këngëtares yll të Jugosllavisë, Lepa Brena, por ndryshimet e pasluftës tregojnë se të rinjtë dinë shumë pak për të.

Nga Die Morina

Ajo ishte ylli më i famshëm i muzikës folk-pop i brezit të saj në ish-Jugosllavi dhe përtëritja e nofkës së saj të pazakontë ishte në ndërtesën e Korporatës Energjetike të Kosovës në qendër të Prishtinës.

Historia se si ndërtesa u emërua Lepa Brena – sipas nofkës së këngëtares folk-pop Fahreta Zhivojinoviq, përvijon se si kultura në ish-Jugosllavi kapërceu kufijtë dhe etnitë.

Por fakti që ndërtesa e Korporatës Energjetike nuk njihet më si Lepa Brena nga banorët e rinj të Kosovës, dëshmon atë se si kulturat janë shkëputur në prag të ndarjes së përgjakshme të shtetit të Jugosllavisë në vitet ’90.

Objekti i Korporatës Energjetike u ndërtua në fillim të viteve 1980 në Prishtinë dhe asokohe shihej si një nga godinat më të larta në kryeqytetin e Kosovës – dhe një nga më tërheqëset.

«Kur u përfundua kjo ndërtesë, e quajtëm Lepa Brena pasi ishte njëra nga ndërtesat më të bukura të kohës. Ishte po aq e gjatë dhe e bukur sa Lepa Brena», tha për BIRN-in Nexhmedin Abazxhik, një pensionist në Prishtinë. Abazxhik kujtonte se si njerëzit e brezit të tij në Kosovë mahniteshin nga bukuria e këngëtares.

«Ajo ishte shumë e bukur dhe e mirënjohur. Siç ishte Madona në botë, Lepa Brena ishte në ish-Jugosllavi», sqaroi ai. Bislim Gashi, një taksist në Prishtinë, ka thuaj të njëjtat kujtime. «Gjatë viteve ’80, çdokush e dinte ku ishte ndërtesa Lepa Brena sepse ishte kaq e bukur dhe kaq e madhe, siç ishte dhe këngëtarja», tha Gashi.

Lepa Brena ishte artistja femër me albumet më të shitura në Jugosllavi; ajo shiti mbi 40 milionë sosh dhe gjithnjë stadiumet mbusheshin plot kur ajo mbante koncerte.

Sikurse nxirrte mbi 15 albume, ajo u shfaq në një sërë filmash të njohur në vitet ’80 dhe ’90, veçanërisht tek «Hajde da se volimo» (Eja të duhemi).

Për shkak të popullaritetit të saj, ka mjaft ndërtesa me nofkën Lepa Brena në mbarë Serbinë – në Novi Sad, Zrenjanin, Kragujevc, Nish, Prokuple, Uzhice, Kovin dhe Novi Pazar.

Por gjatë viteve ’90, sikundër tensionet u rritën mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, nofka e ndërtesës në Prishtinë u kthye në temë konflikti dhe disa banorë shqiptarë të kryeqytetit vendosën ta ndryshojnë.

«Në vitet ’90 nuk donim më ta përdornim atë emër sllav, kësisoj e zëvendësuam me Adelina Ismaili, një yll popi shqiptar i Kosovës», ndërmendi Bislim Gashi.

Këto kohë, brezi i ri i Prishtinës dinë shumë pak për këtë histori dhe shumë as nuk i drejtohen ndërtesës së Korporatës Energjetike si Lepa Brena – ose nëse e bëjnë, nuk janë të sigurt përse.

«Personalisht nuk mund ta ndërmend bukurinë e Lepa Brenës tanimë e as nuk mund ta kuptoj ndërlidhjen mes ndërtesës dhe ikonës së popit», thotë Fat Limani nga Prishtina për BIRN. «Por vetëm kaq, gjithkush e quan Lepa Brena dhe ende sot e quajmë nganjëherë ashtu, megjithëse më tepër përdoret nga brezat e vjetër», shtoi ai.

Berna Caka, prezantuese në radion Urban FM në Prishtinë, e cila ishte adoleshente në vitet ’90, e kujton atë vend si pikëtakim për të rinjtë atëkohë.

«Pas shkollës ose kurdo dilnim dhe takonim miqtë, aty do ishte vendi, më i larti e ndoshta më i bukuri në qytet», tha Caka për BIRN.

Ajo e përshkroi Lepa Brenën si «një nga shënjestrat kryesore të shtypit asokohe, meqë ishte myslimane boshnjake e cila këndonte dhe fliste serbisht».

Kohëve të fundit, folësit e serbishtes janë të rrallë mes të rinjve shqiptarë të Kosovës, siç janë dhe ata që e njohin Lepa Brenën dhe përse ndërtesa mbante atë emër, tha Caka.

«Me brezat e rinj që po vijnë, nuk dihet se kush apo çfarë është Lepa Brena; as nuk e flasin gjuhën serbe, të cilën ne e flisnim rrjedhshëm pasi ishte e detyrueshme, në të kundërt do keqtrajtoheshe», shpjegoi ajo.

Vesa Sahatçiu, historiane e artit në Prishtinë thotë që me ndryshimet në sisteme politike dhe ideologji, vijnë edhe ndryshimet në piketa kulturore dhe shënjues. «Ne kësisoj u japim një kuptim të ri ndërtesave të vjetra dhe piketimet e dikurshme kulturore përgjithësisht harrohen», tha Sahatçiu për BIRN.

Sahatçiu thotë që shumë përmendore të ish-Jugosllavisë qëndrojnë ende, «por janë në kundërshti me vlerat kulturore të Kosovës sot». «Gjithashtu, duhet konsideruar se historikisht, Kosova ka qenë në kundërshti me trendet mbizotëruese kulturore të ish-Jugosllavisë, duke e ndier mungesën e përfaqësimit madje edhe në periudhat më të mira, kur kishte njëfarë lirie kulturore në vend», shtoi ajo.

Ndërtesave të kohës së Jugosllavisë në Kosovë u janë vendosur emra të rinj shqiptarë qëkur lufta përfundoi në vitin 1999. Pallati i Rinisë dhe Sporteve, i ndërtuar gjatë viteve ’70 në Prishtinë është veç një shembull.

Pasi u ndërtua, u quajt «Boro dhe Ramizi» sipas partizanëve jugosllavë të Luftës së Dytë Botërore – Boro Vukmiroviq, i cili ishte malazez dhe Ramiz Sadiku, shqiptar. Ndërtesa «Boro dhe Ramizi» kish për qëllim të simbolizonte vëllazërinë brenda shtetit socialist.

Por pasi shqiptarët e Kosovës luftuan për liri ndaj sundimit shtypës të Beogradit, Pallati i Rinisë dhe Sporteve u riemërua Adem Jashari sipas komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u vra nga forcat serbe bashkë me 59 anëtarë të familjes së tij të gjerë në Prekaz në vitin 1998.

Lepa Brena është 57 vjeçe sot dhe ende është në skenë, por periudha kur muzika e saj ishte faktor i përbashkët kulturor në një shtet unitar, ka kaluar kaherë dhe është e pamundur të paramendohet që ndonjë ndërtesë në Prishtinë të mbajë emrin e ndokujt nga e shkuara jugosllave. «U prehtë në paqe Lepa Brena», tha Caka.

11 komente në ““Kosovarëve u veniten kujtimet për Lepa Brenën, yllin e muzikës në ish-Jugosllavi””

  1. Ylli says:

    Lepa Brena ishte nje nderthyrje e mrekullueshme e bukurise ,fizikut te jashtezakonshem dhe nje zeri brilant.Emri i saj ishte Fahrete por ate e quajten Lepa Brena qe ne serbo-kroatisht do te thote “Drenushe e Bukur”.
    Ajo nuk degjohej vetem ne Jugosllavi ,por ishte nje sex-simbol dhe kengetare e adhuruar ne Bullgari ,Rumani ,Cekosllovaki ,Poloni etj.
    I famshem eshte koncerti i saj ne Sofje ne stadiumin “Levski” perpara 110 mije vetave ,ku Lepa Brena zbriti ne fushe me helikopter.
    Ish -Jugosllavia kishte nje rock te nivelit boteror ku me tipiket ishin legjendaret “Bijelo Dugme” dhe muziken pop fantastike ku ne maje te saj gjendej kengetari legjende Zdravko Colic !

    1. Mbreti says:

      Jugosllavia ishte nje fende me gjith rrumpamlistet tjer qe i thoshin veftes Rocker apo kengetar, pervec Kroateve e Slloveneve, tjeret dinin te rrasin qyl apo gratis, nder to Serbet ishen parazitet me te medhenj, prandaj u shkaterrua sepse jetone me borgje qe i paguen me luftra, ne krahasim shqiperia ne 1997 vetem nje mini lufte!

  2. xy says:

    artikull pa vlere,injorance totale.Kujt i plasi per lepa brenas kurva zena

  3. Lani says:

    Legjende do te mbetet gjithmon. Jemi rritur ke kenget e lepes

  4. katarakti says:

    Nostalgji per ish-Jugosllavine dhe urrejtje e fshehur per Kosoven e pavarur.

  5. ce says:

    Po artikull shume i bukur, jam dakord me gjithçka qe thuhet por mos harroni te madhin, te papersertshmin legjendarin e muzikës moderne jugosllave Zdravko Çolic. Ai meriton nje bust ne Prishtinë se ka kënduar aty. Me muzikën e tij brezi i 20vjecareve te viteve 70 sot jane 60 vjeçare jane rritur, kënga e tij – Svao sam je emili – eshte kënga me bukur e planetit, pastaj këngët. Pusti pusti modu, Kristina etj. Janë kenge te jashtzakonshme qe te ngrejne ne qiell. Zdravko Colic dhe grupi Bjello Dugme jane ëndrra ime dhe sot qe jam 62 vjeç Zdravko Çolicin e kam idhull dhe e ndjek përsëri. Këtij këngëtari me i bukuri ne bote duhet ti ngrihet nje bust i madh ne Beograd,

  6. raul says:

    Artkull brilant, respekt pa fund për brezin e këngëtareve te viteve 70, Lepa Brena, Bjello Dugme dhe per këngëtarin legjendar me te bukurin ne bote, te paperseritshmin Zdravko Çolic dhe këngën me te bukur te planetit – Svao sam je emili- e cila e vendos Zdravkon ne piedestalin e muzikës botërore,,

  7. serce Brena says:

    Kosovaret tani kane “kallashin” kengetaren “seks simbol” prandaj ju eshte venitur Lepa Brena !!!! Normal “kallashja” i ka bythet e fresketa ene duket si 4×4 (foristrade) kurse Lepes (Brenes) i kane rene amortizoret , eshte bere si makinat Fiqo-t e kohes se TITOS !!!!

  8. Baliu says:

    Kujt po i djeg qe Lopa Brina (apo “Bjelo Dugme” dhe Zdravko Qoliq fitues te qelesit te qytetit te Tiranes nga Edi Rama) po mbulohet nga harresa, sidomos tash kur shqiptart kan qindra kengetare me te bukura e me te famshme. Kjo ju djeg atyre me sindrom te Stokholmit.

  9. kujtime says:

    Lepa Brena SERCA MOJA hahahaha

  10. beni says:

    Ronald Regan do t’i falte tër borxhet Jugosllavisë për të qëndruar vetëm një natë më Lela Brendan!

    Kështu fliteshe dikur për një këngëtare e një muzikë nga me të dëshiruara në Ballkan!
    Ndonjë injorant kosovar nuk e pranon këtë,për shkak të sëmundjes islami nacionalizmit dhe Laurës turke të citjaneve e bënë vrekëve të Turqisë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje