LSI revoltohet me Lulzim Bashën: Liro foltoren e Kuvendit, të flasim dhe ne

21 Qershor 2018, 12:02Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrimi është revoltuar me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit për të disatën seancë me radhë, ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet.

Për këtë arsye, shumë deputetë kanë tërhequr fjalimet e tyre, të parashikuara për seancën e kësaj të enjte.

Luan Rama i LSI-së, që kishte për të folur, është ngritur nga vendi i revoltuar, duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të lirojë foltoren.

Nuk mund të vazhdohet më kështu, ky nuk është një parlament normal.

Unë s’mund të dal e të flas, kur foltorja mbahet e mbllokuar.

Merrni masa që kjo të mos ndodhë”, iu drejtua Luan Rama kryeparlamentarit.

“Kërkoj të vijojë diskutimi parlamentar ashtu siç na ka hije”, vijoi ai

Por Ruçi iu drejtuar atij, duke thënë se nuk është faji i tij, që kryetari i opozitës kërkon të mbajë peng Kuvendin.

Me sa duket LSI është revoltuar nga protagonizmi i përjavshëm i Lulzim Bashës, që duke bllokuar foltoren, ka nxjerrë jashtë loje Monika Kryemadhin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, që nuk kanë mundësi të flasin dhe të bëjnë opozitë. (TemA)

3 komente në “LSI revoltohet me Lulzim Bashën: Liro foltoren e Kuvendit, të flasim dhe ne”

  1. Jimi says:

    Estrad e Ballshit !

  2. Gegë denbabaden says:

    Ore, pse nuk merrni atë “rrahësin me pagesë” të Portokallisë, se ai ia zbut mirë kurrizin këtij karagjozit, ka gjithato vegla pune, nga kërrbaçi deri te shkopi i bejzbollit, që do t’i shkonte mirë lulushes, se mund t’ia përdorë në mos në kurriz në pjesë të tjera të trupit të njomë pej adoleshenti.

  3. ALBAN DEGA says:

    ME SERBE SE VETE SERBET…

    …..ME ANTISHQIPTARE SE VETE ESAT PASHE
    TOPTANI SE ZERVA E SLLOBODANI …. !

    Kjo eshte fytyra e vertete, politika reale e Partise Babale te Havalese se Shqiperise Sali, Lul, Mul… Stanishici !
    I gezohen cdo lajmi kunder Shqiperise qe i sajojne vete, i perhapin vete, i sponsorizojne vete sipas modelit “ Fake News “ te Sputnikut te RÍA- GRU- se se Putinit !
    U hupte fara antishqiptare per shtate breza eshte mallkimi i Malesise se Gjakoves, vendlindjes se krejt te kesaj Bande Gangsteresh antishqiptare, Sali Berishes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje