Politika e ndarjes së familjeve që trazoi SHBA-në: Kongresi voton projekt-ligjet mbi imigracionin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump ndryshoi politikën e ndarjes së familjeve imigrante në kufirin amerikan me Meksikën, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë sot për dy projekt-ligje mbi imigracionin. Ato trajtojnë çështjen e ndarjes së familjeve si dhe të tjera për të cilat dy partitë kryesore politike kanë qëndrime të ndryshme.

Rezultati i votimit është i paqartë. Një prej projekt-ligjeve është më i ashpër, ndërsa tjetri paraqet një kompromis mes konservatorëve dhe republikanëve të moderuar.

Projekt-ligji i kompromisit, përfshin një dispozitë sipas së cilës fëmijët dhe prindërit e tyre duhet të mbahen së bashku nëse kalojnë kufirin në rrugë të paligjshme. Në të parashikohet gjithashtu një fond prej 25 miliardë dollarësh për murin kufitar, një premtim i hershëm i zotit Trump, propozohet ndryshimi i programit ekzistues të lotarisë në një sistem bazuar në meritën si dhe do të siguronte një rrugë drejt nënshtetësisë për imigrantët e rinj pa dokumente që janë sjellë në moshë të mitur në Shtetet e Bashkuara.

Republikanët gëzojnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Udhëheqësit e partisë, përfshirë Presidentin Trump dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, kanë lobuar me ligjvënësit këtë javë me shpresën që të sigurojnë mbështetje për legjislacionin.

Ne mund të forcojmë zbatimin e ligjeve tona të emigracionit pa i ndarë familjet“, tha zoti Ryan të mërkurën përpara se zoti Trump të njoftonte nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për t’i dhënë fund ndarjes së familjeve të imigrantëve.

Tërheqja e presidentit ishte rezultat i kritikave të forta nga republikanët e demokratët, të cilët i kanë cilësuar ndarjet e familjeve si jo-njerëzore. Si pasojë prindërit kanë pak ose aspak informacion rreth fëmijëve të tyre, ku janë dërguar ata ose kur dhe si do të ribashkohen.

E gjitha ka të bëjë me nevojën për të mbajtur familjet bashkë, ndërsa në të njëjtën kohë të sigurohemi se kemi kufij shumë të fortë“, tha presidenti Trump pasi nënshkroi dokumentin përpara se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për një tubim politik në shtetin e Minesotës.(voa)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *