Qeveria jep disa leje ndërtimi për pallate shumëkatëshe në Tiranë

21 Qershor 2018, 17:11Ekonomia TEMA

Në mbledhjen e Këshillit të Territorit të Mërkurën, u miratuan 21 kërkesa, mes të cilave, rruga e Arbrit si dhe disa pallate shumëkatëshe në Tiranë si dhe hidrocentrale në Dibër, Mirditë e Bulqizë.

Nga Lindita Çela

Ndonëse kryeministri Edi Rama shpalli të dielën e kaluar në Peshkopi, leja e ndërtimit për këtë rrugë u miratua në Këshillin e Territorit vetëm tre ditë më vonë, të mërkurën.

Mbledhja e Këshillit të Territorit të ditës së djeshme miratoi 21 kërkesa, mes të cilave edhe tre pallate shumëkatëshe në Tiranë. Vendimet e Këshillit nuk janë publikuar ende por sekretari i Këshillit Ledia Tota tha se të gjitha kërkesat në rend dite u miratuan.

“Vendimet nuk janë zbardhur ende sepse është një procedurë që kërkonte kohë, por të 21 projektet që ishin parashikuar në  mbledhjen e rendit të ditës u miratuan ”, tha Ledia Tota.

Mes lejeve të dhëna për zonën e Tiranës, kompania Gener 2 me pronar Bashkim Ulaj, mori leje për një pallat në Rrugën Dervish Hima, (pranë stadiumit kombëtar) me 21 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë.

Pjesë e projekteve të miratuara  për t’u ndërtuar në kryeqytetet është dhe “Tirana’s Rock”, me kompani ndërtuese Ana sh.p.k. Numri i kateve dhe të dhëna të tjera mbi këtë leje ndërtimi nuk bëhen të ditura dhe po kështu nuk jepet vendndodhja se ku në Tiranë.

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari, dy biznesmenët e njohur për koncesionin e Rrugës së Kombit morën një leje ndërtimi për të ndërtuar zyrat qendrore të koncesionit në Mjull Bathore në Tiranë ndërsa Kastrati mori më vete një leje ndërtimi për pikë karburanti në Durrës.

Kompania Invest Society sh.p.k me aksionerë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi

morën leje ndërtimi për një pallat 9 kate të quajtur “Ëest Residence” në rrugën Ibrahim Rugova. E themeluar në vitin 2016, Invest Society ka marrë edhe një leje tjetër ndërtimi nëntorin e kaluar, për një pallat të quajtur ” Godinë Polifunksionale Europiane Blloku“.

Vladimir Kosta, ish deputet i Partisë Socialiste, mori leje rikonstruksioni dhe leje për shtesë kati për pallatin e njohur si “Sky Toëer” te blloku, përmes kompanisë “Lani” sh.p.k. Numri i kateve shtesë të miratuara nuk bëhet e ditur.

Këshilli dha edhe pesë leje ndërtimi për hidrocentrale të vegjël, të cilave, qeveria aktuale i referohet si “burim i ri gjenerues i energjisë”.

Kompania Hidro Vizion me aksionerë Majlinda Angjeli dhe HIDRO KONS STUDIO, morën leje ndërtimi për një hidrocentral në përroin e Razdollit në rrethin Kolonjë.

Kompania “Ulëza Ndërtim” mori leje për një hidrocentral në përroin e Gurrës së Madhe në Mat ndërsa “Greentech Energy Systems” mori leje për hidrocentral në përroin e Holtës në Gramsh. Kjo është një kompani nën pronësinë e Nikolin Jakës, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Kompania Sang 1 mori leje për hidrocentral në përrenjtë malorë mbi fshatin Thirrë, degë të lumit Fan i Vogël, ndërsa ASI – TRE mori leje për hidrocentralin “Deni”, në përroin e Përpizës, në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Mat, Bashkia Bulqizë.

1 komente në “Qeveria jep disa leje ndërtimi për pallate shumëkatëshe në Tiranë”

  1. Neimi nga Bulqiza e Dibres says:

    Bravo Edi Rama ja paske qi nonen ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje