REPLIKAT: Rama sqaron çështjen e refugjatëve sirianë: S'na i ka kërkuar kush, gati të kontribuojmë në një plan europian nëse...

21 Qershor 2018, 17:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar çështjen e mjaft përfolur lidhur me refugjatët sirianë.

Shefi i qeverisë, thotë se askush nuk ka kërkuar strehimin e tyre në Shqipëri.

Ai shton se vendi ynë është i gatshëm të kontribojë në misione europiane nëse do t’i kërkohet në bazë të mundësive dhe kushteve.

Komentuesi: Rrofsh zoti kryeministër shume vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!!

Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanezët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare.

Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një camp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam!

Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj…??? mbrapa.!!!

Edi Rama: Domethënë ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t’ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?!

Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë!

Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojnë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?!

Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallëku!

Faleminderit që më quan budalla, po një gabim të madh e ke kur mendon se unë i kujtoj njerëzit budallenj, prandaj edhe më vjen keq për 100 të mençurit që siç thotë populli, hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla?

Sepse, mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuojmë në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjësinë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë?

Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë or mik, prandaj mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët?

5 komente në “REPLIKAT: Rama sqaron çështjen e refugjatëve sirianë: S’na i ka kërkuar kush, gati të kontribuojmë në një plan europian nëse…”

  1. IP says:

    Shume qendrim I drejte, I arsyeshem, I qyteteruar, njerzor dhe I kulturuar, zoti Kryeminister. falemnderit
    Shqiperia dhe shqiptaret duhet te tregojne se e meritojne te jene pjese e familjes europiane duke respektuar dhe detyrimet e duke marre pergjegjesi si e barabarte me vendet e tjera. Ty zoti emigrant Europa te hapi dyert, te dha mundesine kaq, te tjerat jane vetem ne doren tende dhe per kaq duhet te jesh shume mirenjohes dhe te perpiqesh ta justifikosh me pune dhe sjellje privilegjin qe te bene duke te pranuar pa te njohur fare.

  2. Moisiu says:

    E verteta eshte se ata qe duan te na sjellin ketu jane terroristet e Isis bashke me familjet e tyre qe evropa i perdori po qe nuk ja doli te hiqte Asadin nga pushteti.Kete nuk na e thote z.Rama.

  3. Hm says:

    Nul na takon të pranojmë asnjë.
    As 600mijë
    As 60mijë
    As 6mije
    As 6 copë
    Hiç fare as edhe një

  4. ben says:

    o felliqsire
    ti duhesh egzekutuar si esat toptani
    fellisire
    zv ministri jot i jashtem e deklaroi te ZDF se Shqiperia eshte e gatshme te presi 600 mije siriane dhe ti ben dhe karagjozin ne fb???
    ti do kesh fatin me te zi te cdo politikani shqiptar dhe po tu gjend vari nuk do ngelet shqiptar pa dhjere njehere mbi ty.

  5. Striker says:

    Ne nuk jemi kosh plehrash.Evropa dhe Amerika qe beri luftrat ti mbaje keta refugjate.Ne Shqiptareve nuk na e kane hapur deren ndonjehere vendet Arabe.Kemi vuajtur 500 vjet nga fara e ndyre e ketyre. RINIA JONE PO IKEN DHE NE DUHET TE SHQETESOHEMI PER terroristat. IDIOTAT QE I DUAN LE TI MARRIN NE SHTEPINE E VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje