Rihapja e çështjes “Hajdari”, flet avokati i Izet Haxhisë: 21 politikanë s’begenisën të japin dëshmi, ja ç’gjetëm në dosjen prej 700 faqesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë Bashkim Nikolla, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për rigjykimin e klientit të tij që sjell edhe rihapjen e dosjes “Hajdari”.

Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara duke nënvizuar disa prej detajeve të para nga dosja “Hajdari” ku 21 politikanë kanë rrefuzuar të dëshmojnë.

Me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët.

Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi.

Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër.

Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësi”, tha avokati Nikolla. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rihapja e çështjes “Hajdari”, flet avokati i Izet Haxhisë: 21 politikanë s’begenisën të japin dëshmi, ja ç’gjetëm në dosjen prej 700 faqesh”

  1. vleresuesi says:

    Duhet thene bravo u qofte qe po rihapet kjo dosje por ne Shqiperi duhet rihapen shume dosje sepse nje pjese e mire e tyre jane mbyllur nga prokuirore e gjykates me kurse tremujore te Plepat, prandaj dhe po qerohen njeri pas tjetrit nga vetingu sepse kane bere baterdine.
    Se dyti, do te permend nje shprehje te urte popullore qe thote: “Shkurrja e madhe shpesh here ka lepurin e vogel”. Po degjojme deklarata te medha per kete dosje por kujdes se mos po del si te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *