Sërish Babale? Paralajmëron deputeti i PD: Do shihni se do zbulohen fakte të tjera, vendi s’ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

21 Qershor 2018, 18:07Politika TEMA

Edmond Spaho thotë se pavarësisht raportit pozitiv të Komisionit Europian, Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht të vendosur nga BE.

Spaho shigjeton kryeministrin Edi Rama duke thënë se është përgjegjës për situatën.

Sa i përket shfaqjeve të opozitës brenda sallës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar argumenton se kjo lëvizje është bërë për të tërhequr vëmendjen e shefit të qeverisë Rama që sipas tij do sillte reflektim.

Ndërkohë, gjatë intervistës në News 24,  Spaho  paralajmëron sërish denoncime si rasti i Babales.

Ka pothuajse 4 muaj që ne po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e maxhorancës në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë kushtet më të domosdoshme për hapjen e negociatave për të cilën vendimi merret javës tjetër në samitin e 28-29 qershorit.

Seanca e sotme e paprecedentë. Nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

Sot me propozim të kreu të grupit të PS-së u kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u kalua në votim. Pati një tentativë madje të Ruçit për ta bërë pa votim. Por kur ndërhyra u bë me votim.
Kjo është e paprecedentë. Tregon që opozita mund të shprehë opionionet e veta vetëm kur do maxhoranca.

“E vendos në pozicion të përplasjes frontale me maxhorancën. Opozita ka vetëm fjalën në Kuvend dhe nëse i heqim dhe fjalën, atëherë këtu s’ka më parlamentarizëm.

Opozita kthehet në fasadë të maxhorancës dhe për rrjedhojë vendi s’ka më demokraci, kthehet në diktaturë”, u shpreh deputeti i PD.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk jemi në një situatë normale, por anormale dhe të diskutosh për çështje të rendit të ditës, që presin, ndërkohë që emergjenca është integrimi europian nuk është e udhës. 

“në kohën dhe vendin e duhur do të shihni që do zbulohen fakte të tjera”.

“Edhe afera e vëllait të Xhafajt nuk është ashtu siç thotë qeveria. Tani po ngurrojnë të vijojnë edhe skenarin e përgatitur për çështjen e zërit sepse iu dogj nga opozita”, u shpreh Spaho. (TemA)

8 komente në “Sërish Babale? Paralajmëron deputeti i PD: Do shihni se do zbulohen fakte të tjera, vendi s’ka përmbushur asnjë kusht për negociatat”

  1. Lida says:

    . TURP TĒ KESH EDMOND SPAHO!
    JE LEGENOSUR FARE.
    SI SE KUPTON , QË KËSHTU, PD-ja,S’SHKON ASGJËKUND!!?

  2. Cuku says:

    O Edmond SPANGO ,kur te.thoshte Rama « profesor » e dija se e kishte seriozisht ,,po paska tallur leshte me ty sic duket,,
    Qenke nje koqe kandari ti mor. SPANGO,qe nuk e paske shokun
    Qenke.BABALE nga BABANI I DEVOLLIT ,,,,,

  3. ENDRI says:

    O DUMLLAJA QE NUK JU BIE JU TE PD SE NA FULLIQET FARE. PO KAQ RR.K PASKENI QENE MORE IDIOTE DHE FUNDERRINA TE SHIQIPERISE. PO BOMBA QE NUK JU BIE QE NGA I PARI E DERI TEK I FUNDIT, HIQE ATE DOKTORRIN E GRAVE.

  4. Barbari says:

    Akoma vazhdoni ju mo hahaha. Kta sikur i kane vendosur qellim vetes te behen qesharak deri ne fund

  5. Fatii says:

    Lereni kete histori se lat nam o te uruar

  6. Nini says:

    Po ne gjermani nuk i hapin dyert Bashes do te te presin ty o lepurush

  7. betim says:

    Aha une mendova se e kuptuan budallekun kta po kta qenkan budallenj komplet o non e zeze me kte PD.

  8. ce says:

    Doli prap ky plaku i pjerdhur Spaho ne ekstazë nga pengasat per hapjen e negociatave, kjo fundërrine politike bashke me Strazon , Mulin , paloqen sonte duhet te behën tape nga gëzimi, pika sa poshtë ka rene PD-ja e kishte zgerdhire fare Majlinda Bregu Bashen per budallallëqet qe foli sot ne kuvend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje