VENDIMI për dosjen e shekullit/ Gjykata: Të rihapet çështja e Azem Hajdarit

21 Qershor 2018, 15:47Kronika TEMA

Gjykata  e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, e konsideruar si dosja e shekullit.

Prokurori doli kundër kërkesës së Izet Haxhisë, por gjykata vendosi rihapjen e dosjes dhe rigjykimin e dënimit në mungesë të Izet Haxhisë, i cili pretendon pafajësinë.

Vendimi i gjykatësit Besnik Hoxha  u prit me duartrokitje në sallë, ku ishte i pranishëm vetë Haxhia dhe disa të afërm të tij.

Gjykata në përfundim të këtij gjykimi, përfundimisht vendosi në afat në favor të kërkuesit Izet Haxhia të drejtën e Apelimit.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 360, datë 29.04.2002. Kundër këtij vendimi, bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar”- tha gjyqtari.

Ndërkohë avokati i Haxhisë Nikolla tha se do rendisim prova dhe të arsyetojmë përse jemi të pafajshëm dhe se dosja hetimore ishte qepur keq.

“Me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët.

Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi.

Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër.

Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia“- tah avokati i Izet Haxhisë. (TemA)

1 komente në “VENDIMI për dosjen e shekullit/ Gjykata: Të rihapet çështja e Azem Hajdarit”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Saleh
    e tha gjykata
    zi më zi
    erdhi mandata
    nuk mbulohet
    nëthteteta
    nuk harrohet
    nëthteshtata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje