VIDEO: Mbappe kualifikon "Gjelat" në fazën tjetër të Botërorit

21 Qershor 2018, 18:54Sport TEMA

Franca ka marrë fitoren e dytë rradhazi në Kampionatin Botëror duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Goli i shënuar që në minutën e 34-të nga ana e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, i ka dhënë  fitoren “Gjelave” me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Perusë.

Me këtë sukses Franca ngjiet në kuotën e gjashtë pikëve duke qenë skuadra e radhës pas Rusisë dhe Uruguait që kualifikohen për në raundin tjetër të Kampionatit Botëror.

Ndërkohë, me humbjen e sotme Peruja s’kualifkohet nga faza e grupeve edhe pse ka mbetur një ndeshje për tu luajtur, pasi kjo është e dytë për ta që i nxjerr nga Botërori.

Sfidat e fundit në Grupin C do të jenë Francë-Danimarkë dhe Australi-Peru.

Më poshtë goli i takimit në sfidën Francë-Peru. (TemA)

Goli i shënuar nga Mbappe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje