“Mirë se vini në Norvegji, vendin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme”

22 Qershor 2018, 14:55Lifestyle TEMA

Turistët zakonisht e imagjinojnë Norvegjinë si vendin e bukur të fjordeve dhe qyteteve piktoreske. Por një reklamë e kompanisë “7-Eleven” e përshkruan atë si “vendi i klamidias” (infeksion seksualisht i transmetueshëm). Reklama për prezervativët nuk është pritur mirë nga autoritetet vendase të turizmit.

Nëse qëllimi i reklamës ka qenë të bjerë në sy, atëherë ia ka dalë me sukses. Videoja e saj shpalos bukuritë e Norvegjisë, duke i shoqëruar në fund me atë që pakkush e pret: rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Në fakt, nuk është thjesht një video. Kompania ka vendosur postera në stacionin qendror të Oslos, ku mbërrijnë shumica e turistëve që vizitojnë vendin.

Zyrtarët e turizmit thonë se një reklamë e tillë i bën norvegjezët të duken të çmendur pas seksit dhe Norvegjinë ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Por një OJQ që merret me çështjet e shëndetit seksual e ka vlerësuar fushatën publicitare.

“Në 2016, në Norvegji janë regjistruar rreth 26 mijë raste me klamidia. Kjo sepse norvegjezët nuk përdorin prezervativin. Sëmundja mund të bëhet nxitje për sëmundje të tjera më të rënda”, thotë Tore Holte Follestad, menaxhere e OJQ-së Sex og samfun.

Ndërsa vetë kompania thotë se me reklamën nuk ka pasur për qëllim të ofendojë asnjë. “Duam thjesht të ndërgjegjësojmë njerëzit në lidhje me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i 7-Eleven.

(TemA TV)

1 komente në ““Mirë se vini në Norvegji, vendin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme””

  1. says:

    Burgu në Norvegji është më mirë se jeta e emigrantëve në vëndet e BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje