Pas Ndrekinës dhe Trebickës, flet Genc Fuga: Jam pro ndërtimit të një teatri të ri

22 Qershor 2018, 15:50Kulturë TEMA

Pas Robert Ndrenikës dhe Alfred Trebickës, një tjetër artist i njohur i bashkohet zërave që kërkojnë ndërtimin e një teatri të ri. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Dita”, Genc Fuga deklaron se është pro ndërtimit të një teatri të ri dhe shprehu gatishmërinë për të pjesë e çdo tavoline negocimi, që mund të jetë për të arritur maksimalen nga kjo lëvizje.

“Unë do doja përsëri që të kishim një teatër me 100 vetë dhe me hapësira të mjaftueshme që këta 100 vetë të shpërfaqnin veten e tyre.

Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër në kushtet aktuale mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike”, thotë aktori i njohur.

Ju ç’ mendim keni keni, jeni pro një teatri të ri, pra  të ndërtohet një teatër por me kusht që të mos preket asnjë milimetër tokë?

Genc Fuga: Unë lëvizjen e shoh në këndvështrim tjetër, megjithatë jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën.

Shpreh gatishmërinë time për të qenë pjesë e çdo tavoline negocimi, që mund të jetë për të arritur maksimalen nga kjo lëvizje.

Ajo që kuptoj unë me maksimale është se duhet synuar që kjo godinë e re, ky investim shumë i rëndësishëm për TK dhe të gjithë, të saktësohet, të ketë një aspekt shumë të qartë pronësie dhe ligji.

Pra, prona nuk do i kthehet më ministrisë së Kulturës dhe t’i jepet përsëri në situatën e parë që ajo mund të dojë të fusë Teatrin e Operas brenda apo ndonjë teatër tjetër në nevojë.

Unë jam që kjo pronë t’i kalojë një institucioni shumë herë më të fuqishëm dhe dinjitoz se tani, Teatrit Kombëtar. Nga i gjithë ky proces, synoj që në fund të mos kemi vetëm një godinë, por edhe një pronar “të pastër”, të amplifikuar, të njohur, që do ishte Teatri Kombëtar, jo më Ministria e Kulturës.

Ju vetë si i shihni kushtet aktuale të teatrit? A ofron ai kushte qoftë për spektatorët, por edhe për të vendosur vepra të rëndësishme që normalisht duan edhe një ndërrim skene, ndriçim, elementë të cilët duhet të kenë edhe sipërfaqe, qoftë nëntokësore?

Fuga: Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Kërkesa për të pasur një teatër dinjitoz, me hapësira etj, ka qenë që në atë kohë. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara.

E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit, tani që po flasim bashkë është vetëm një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.

Ju kujtoj edhe një gjë. Në 1990, TK ka pasur 100 aktorë, ka pasur edhe shumë më tepër ambiente ndihmëse, provat bëheshin diku gjetiu, provat e tavolinës diku gjetiu, në hapësirat që është tani teatri eksperimental etj.

Atëherë, financiarisht shteti dhe shoqëria e përballonte një pjesë me 50-60 e më tepër vetë. Në ditë e sotme, kemi 29 aktorë, jo se kaq na duhen, por ky është shtrëngimi që i bëhet nga Ministria e Financave dhe paaftësia e ministrisë për të kërkuar më tepër.

Unë do doja përsëri që të kishim një teatër me 100 vetë dhe me hapësira të mjaftueshme që këta 100 vetë të shpërfaqnin veten e tyre.

Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër në kushtet aktuale mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike.

12 komente në “Pas Ndrekinës dhe Trebickës, flet Genc Fuga: Jam pro ndërtimit të një teatri të ri”

  1. Joti says:

    U ble edhe ky…. next…
    Palaco burra.. kush e ka thene we te jesh artist je patjeter burre i mire?!
    Funderina , per shume pak shiteni..

    1. Artisti i Punesuar says:

      E sakte. Nje godite e vjeter dhe pa pike vlere arkitekture.
      Artistet pensioniste e mbaruan punesimin ne teatrin shteteror. Per godinen vendos pronari, shteti ose bashkia, dhe jo te punesuarit apo pensionistet e sotem.

  2. Samir says:

    Ehra burra, njerez pa dinjitet.
    Kane gra keta?! Qe t’u thone “burre , me vjen turp per ty nga bita”?

  3. Te qafsha moj shege says:

    Ha ha ha……dridhe Genci dridhe!

  4. IP says:

    Ju do donit… ne te gjithe do donim… kush financon? e keni menduar ndonjehere Godina e teatrit eshte kthyer ne kufome, ka vdekur nuk ngjallet me. Para 90s financonte shteti. Ne kapitalizem asnje shtet nuk financon teatro as ne Londer, as ne New York, as ne Boston apo Los Angeles. Godinat jane private, Trupat jane private. Shteti ne kapitalizem ndihmon me grante kur trupat e aktoreve premtojne te paguajne nje pjese te shpenzimeve. Dhuruesit private gjithashtu ndihmojne, kur binden se trupa teatrore ja vlen, marketingu po ashtu ndihmon. Shteti Shqiptar I mbytur ne borxhe nuk mendoj se mund te paguaje per godinen e re pra duhet te punoje me privatin. Ne kapitalizem Investimet, financimet ne veprat e cultures behen nga private qe investojne sigurisht per te fituar por dhe per bamiresi qe rrit emrin e tyre. te gjitha veprat e pavdekshme te Rilindjes Italiane u financuan nga private, 100%, De Medicit dhe Italia perfiton e nxjerr fitime dhe sot

    1. Altun says:

      Cfare thua more debil, Në cdo vend per teatret kombetare financon shteti dhe cdo financim privat kontrollohet rreptësisht për mos ndikuar në nivelin e shfaqjeve artistike.
      Teatri kombetar eshte i kombin dhe shtetit shqiptar dhe jo i firmes Fusha.
      Erioni dhe Edi as duan tia dine per teatrin por vetëm per truallin per te bere kullat e rradhes.

  5. undefined says:

    Mfal TEMA! Kush eshte ky Ndrekina?

  6. Cuku says:

    Aktore te medhenj,,,
    Keta jane.koqe kandari te medhenj
    E lagu ,se lagu
    Keta duhen perzene me.shqelma bytheve ,,
    Jane mbledh nje tufe parazitesh ,a thua.se ja u ka lene baba ate prone,,,,
    Bejne si qener.per nje cope rroge ,,,

  7. Frok Martini says:

    Ky fuga eshte krye budallai I tiranes, se di?! kush e quan artist,

  8. artan says:

    Foli dhe ky fytyrebytha, ,,njeri me I shemtuar ne tirane nuk kam pare,,,I shemtuar dhe aktor zero pa asnje vlere…..

  9. dritani says:

    Nje aktor shkodran diku nga vitet 70 me pat thene: “Kush nuk e don te rene e te bukuren mos i gezofte kurre!”. Tani une po i shtoj edhe nje tjeter: “Iriqi ne ferre se ne ferre”. Kam hyre disa here ne Teatrin Kombetar, ruaj ne kujtese lojen brilante te aktoreve me ne ze, po as mbaj mend e as kam perse te kujtoj me nostalgji muret, skenen e sallat. Ajo ndertese e ka vulen demode! Plaka, miq te mij aktore, nuk behet nuse, sado ta trukoni! Teatri i ri do te behet dhe ne skenen e tij ju do te shkelqeni si kurre me pare! Mbase do u vije turp qe sot po aktroni aq keq, ne imitim te aktoreve politike te kendit te lojrave qe sot cojne atje femijet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje