STUDIMI: Shqiptarët vishen te “Gabi”, më shumë se gjysma veshin rroba të përdorura

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Kjo sipas një anketimi të kryer nga Komisioni Europian në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria renditet e para në pamundësinë e veshjeve të reja. Për rrjedhojë, shqiptarët orientohen në tregun e rrobave të përdorura, të njohur ndryshe si “Gabi”.

Një prej tregjeve më të mëdha të rrobave të përdorura në Tiranë gëlon nga njerëz të të gjitha moshave. Shumë nuk duan që të identifikohen.

Sipas anketimit, Shqipëria ka çmime pak a shumë të njëjta me ato të vendeve evropiane, por rrogat janë më të ultat në rajon.

“Njerëzit vijnë te “Gabi” se janë fukarenj. Nuk kemi lekë”, thonë qytetarë të ndryshëm.

Megjithëse shqiptarët kanë filluar të dhurojnë rroba nëpër kioskat e verdha që shihen kudo nëpër qytet, prapëseprapë Shqipëria importoi nga jashtë vetëm vitin që kaloi rroba të përdorura me vlerë 24 milionë euro.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “STUDIMI: Shqiptarët vishen te “Gabi”, më shumë se gjysma veshin rroba të përdorura”

  1. says:

    Ka mikrobe dhe viruse që të bëjn të vuash perjetsisht në rroba të hedhura

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Pune gab-elesh,kshq varu kkkkkkkkkkkkk…………….

  3. UK says:

    edhe anglezet vishen te Oxfam e te tjera. ca i keni keto tema paj zotin skeni me ca merreni?

  4. Lani says:

    Pse çuditeni. Skmaj kto ka …pushtetaret e poshter e shkaterruan shqiprine keto 27. Vjet babzia

  5. rozi says:

    Ndërsa në Suedi nxiten të blihen rroba të përdorura për të ricikluar dhe jo të blejmë gjithë kohën të reja që vishen vetëm një herë dhe bëhen kapicë në dollapët e rrobave. Një herë në javë është një treg që mund edhe të ndrrosh rroba, merr atë që të nevojitet dhe lë atë që nuk e përdor por mundet një tjetër ta përdorë. Vërtetë ku është gabimi këtu? Konsumoni më pak ju lutem e mos na bëni propogandë koti se edhe para 90-ës mjaftonin rrobat që ishin mjaft të përshtatshme dhe të rehatshme dhe mbi të gjitha të shëndetshme se ishin bio, të vërteta.
    ju faleminderit për mirëkuptimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *