VIDEO: E pazakontë në Shëngjin, një breshkë 45 kg del në breg

22 Qershor 2018, 16:50Lifestyle TEMA

Një breshkë rreth 45 kg, doli mbrëmjen e djeshme në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se “rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”.

Sipas të dhënave, vijon ai, breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit.

Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verfikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, tha prefekti Gjergj Prendi.

Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

2 komente në “VIDEO: E pazakontë në Shëngjin, një breshkë 45 kg del në breg”

  1. says:

    Duhet të kesh mbi 50 kg për të dhuruar gjak.

  2. Emma says:

    Breshkat dalin ne breg per te ndertuar fole per vezet dhe dalin naten. Nuk duhen ngacmuar gjate ketij procesi.
    Breshka e ka barkun plot me veze dhe prandaj heziton te futet ne uje. Mos i prekni me! Vafshi ne djall me gjithe ekzaminimet qe beni o kafshe babilonase! Kur do beheni njerez?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje