A mund të jetë ky teleferik gjigand një atraksion turistik?

24 Qershor 2018, 11:44Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Për ne që jetojmë apo kalojmë rregullisht poshtë këtij teleferiku, që e kemi parë përej vitesh të punojë dhe të flejë në heshtje të plotë, ky teleferik nuk do të thotë asgjë.

Ai është aty si dëshmi e një makinerie gjigande industriale të falimentuar, sepse nuk i rezistoi rregullave të ekonomisë së tregut.

Për ata që nuk e dinë, ky teleferik u ndërtua në kuadër të Kombinatit Metalurgjik dhe transportonte gurë gëlqerorë nga mali i Letanit, duke shfrytëzuar energjinë e metalurgjisë për të furnizuar furrat e prodhimit të gëlqeres.(Jo si sot që prodhohet me goma makinash).

Por, për të huajt, jo vetëm jashtë Shqipërisë, kjo është një mahnitje.

A mund të shndërrohet ky teleferik në një atraksion turistik? Unë mendoj që po.

Teleferiku kalon përmbi një peizash kodrash të bukura, ngjitet në malin e Letanit, dhe ofron një pamje madhështore të të gjithë luginës së Shkumbinit, përfshi qytetin e Elbasanit dhe pellgun industriual të Metalurgjisë, tashmë të zhytur në heshtje.

Duhet të mendojmë që ato që mbetën si trashëgimi të çmendurisë së industrializimit të mos i shikojmë vetëm si fatkeqësi, por ti shfrytëzojmë.

Elbasani e ka këtë fat. Atë vepër që deri dje i mori frymën, mund ta përdorë për turizëm.

Dua ta ndaj ketë diskutim me bashkëqytetarë të Elbasanit, të njohur e të panjohur.

Ndaj i lus ta shpërndajnë këtë postim dhe të japin mendimet e tyre, pas ta shndërruar në një diskutim e pse jo në një prompozinm konkret për bashkinë dhe qeverinë.

4 komente në “A mund të jetë ky teleferik gjigand një atraksion turistik?”

  1. Fundi i E drog anit dhe merzitja e Byrazerit says:

    “Atraksioni” kjo fjale e peshtire jo shqip,me ben me shume pershtypje se ai teleferik si vagonat ne ere te minieres ne Bulqize….

    Shqiperia ka vertet nevoje per “atraksione” sikur nuk eshte e gjitha nje”atraksion” per turistat e botes se perparuar.

  2. says:

    Ngjason me kullën eifel në France. Mirmbajtja kushton shtrenjt. E keni parë Greqinë pas lojrave olympique

  3. Pavli says:

    Z.Kikia!
    Pajtohem me ty kur shkuan ” mund te perdoret si atraksion turistik”, por nuk e kuptoj dot kur shkruan per nje veper si teleferiku mund “ti marre frymen nje qyteti”
    Egzakt, “mbeturinat e se kaluares” eshte akoma ne mode, si nje here e nje kohe
    Djersa e derdhur per te ndertuar dhe jo per te prishur , nuk mund te jete cmenduri
    Ka ngjyren e pangjyre te diamantit.

  4. Leshpazenedielli says:

    Shqiperia eshte e gjitha ne atraksion turistik se shkohet ketu si ne kopshtin zoologjik per te pare arinjte.
    Zhvillimin madheshtor te ketyre viteve turistet mund ta shijojne ne Yzberisht ku ne nje zone banimi me 50 mije banore nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash dhe lulishte per femijet dhe bashkia thote se ka radhe por radhen e cakton bajraktari e jo nevojtari.
    Veliajt i duhet reklama e tij e jo halli i popullit.
    Megjithate ka plot budallenj qe thone se Veliaj po punon,por per vete ama.
    Se femijte e mij nuk fo luajne tek liqeni cdo dite,por afer shtepise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje