Biza e braktisur e Martaneshit, aty ku fshihej hoteli kurativ për Beqir Ballukun

24 Qershor 2018, 10:00Politika TEMA

Flet ish-ushtaraku i lartë, Ilirian Balilaj: Ish-fshati industrial alpin i sistemit të shkuar, ishte një perlë ku njerëzit jetonin, stërviteshin dhe kuroheshin. Braktisja e saj sot përbën një krim jo vetëm njerëzor, por edhe ekonomik

Një perlë e natyrës shqiptare e cila, që nga koha e Skënderbeut, mbahet mend si teatër i luftërave për liri, por që sot është braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit. Kështu cilësohet Biza e Martaneshit, nga ish-ushtaraku i lartë, Ilirian Balilaj, që e njeh nga afër këtë zonë, në një rrëfim të posaçëm rreth saj për “Albanian Free Press”.“Në Bizë, brenda zemrës së një mali, në një tunel të madh, ishte ndërtuar edhe një spital bashkëkohor i madh ushtarak, që thoshin se barazohej me Ushtarakun e Tiranës dhe atë të luftës në Tufinë”, – tregon ai.

Duke shtuar edhe se, “më tej, në Ballenjë, ishte ndërtuar një hotel i madh kurativ për të sëmurët e mushkërive, që e thërrisnin hoteli i Ministrit dhe që pëshpëritej se ishte i Beqir Ballukut”. Në fund, ai lëshon apelin se, zona të tilla si Biza e Martaneshit, Qafë Shtama ose Lura, duhen ruajtur si resurse natyrore, pasi ato kanë vlera të patjetërsueshme. “Ato dikur ishin një botë më vete, një bukuri më vete, pasuri më vete. Kurse sot, janë rrjepur, janë zhveshur, lumenjtë po na marrin tokën e bukës, ujërat na përmbysin çdo dimër”, – pohon Vladi…

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

Para tridhjetë vitesh, Biza e Martaneshit ishte një perlë e gjallë, jo vetëm me natyrën, por edhe me njerëzit, me jetën dhe me punët e mëdha që bëheshin atje, dimër e verë. Po sot? Ju si ish-ushtarak keni pasur njohje dhe lëvizje të vazhdueshme drejt Bizës, keni shkuar kohët e fundit?

E gjeta para ca kohësh të heshtur, të zbrazur dhe të zhveshur, ku kullosnin pak bagëti të imëta, disa lopë laramane të fshatrave përreth, pa pemë, pa rrugë dhe pa njerëz. Tek-tuk, ndonjë bar i veshur allafrënga, ose ndonjë frymë tjetër e gjallë që jetonte në heshtjen e vet. Një skodë e zezë skrop nga ndryshku e nga myshku, nga ndotja dhe nga ngarkesa, një skodë e vjetër nga ato të dikurshmet të tipit saurel, e ngarkuar me drurë po afrohej drejt nesh sa zbret kodrat e Kroit të Kuq për të shkuar në Bizë të Martaneshit.

Lëshonte një zhurmë që ngjante me fluturimin e një barake llamarine, që e rrëmben era dhe e përplas tej në humbëtirë. Kështu m’u duk mua, apo të paktën kështu e përftova atë zhurmë. Krakëllima e saj herë dëgjohej e herë humbiste mes zhavorrit e ujit dhe pastaj gulçonte në të përpjetën drejt nesh. Shoferi, pasi lëshoi një dy borie të forta si për të na zgjuar, përshëndeti me grusht si dikur, një zakon i vjetër ky, e unë, pasi i kthej përgjigjen ftohtë, ul kokën, mbyll sytë dhe në retrospektivë kaloj gjithë Bizën e gjallë të dikurshme, me jetë, njerëz, punë, borë e gjelbërim sipas stinëve. Dhe ligshtohem nga ajo zbrazsirë që gjeta, nga ajo braktisje e madhe, nga ajo zhveshje…

Pse, si cila ishte Biza dikur?

Është bërë zakon që krahasimet mes të shkuarës dhe të sotmes të bëhen për të treguar ecuri, zhvillim, por në rastin konkret, krahasimin midis dy kohëve do ta bëj për të treguar degradimin në të cilin ka rënë Biza e dikurshme e Martaneshit, plot jetë, plot njerëz, plot punë. Biza e Martaneshit, nga pikëpamja fiziko-gjeografike e historike, është një gropë ndër malore rreth 2.5 km e gjatë e 2 km e gjerë në lindje të rrethit të Tiranës, në lartësinë 1200 metra. Në veri dhe në lindje kufizohet me malësitë e Martaneshit, në jug me ato të Çermenikës dhe në perëndim me Malin me Gropa. Baza e saj përbën fushën ose pllajën e Bizës dhe vende-vende përshkohet nga kodra të vogla. Klima është malore e ashpër në dimër ku më e ulëta absolute shkon -30 gradë, vera e freskët e me 14 gradë celsius, me një sasi reshjesh vjetore 1900 milimetra.

Por Biza është edhe teatri i luftërave për liri, që nga kohët e mesjetës së Skënderbeut dhe deri në ato moderne të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare. Biza është edhe ndër perlat e natyrës shqiptare, ish-fshati industrial alpin i sistemit të shkuar ku njerëzit jetonin, punonin, stërviteshin, kuroheshin dhe argëtoheshin. Më vonë, ajo u bë një qendër e madhe stërvitore për stërvitjen dimërore të zbuluesve, një rezervat i madh i lëndës drusore, një qendër e banuar ose qendër punëtorësh ose NFP (Ndërmarrje e Furnizimit të Punëtorëve), si edhe një institut i madh i eksperimentimit të patates, një hambar i madh i saj, por në të njëjtën kohë edhe një qendër kurative malore dhe një vend vizitash e kampesh verore për fëmijët. Atje ishte ngritur një fshat malor turistik me apartamente banimi si një qytezë, një fshat alpin, që ishte në të njëjtën kohë edhe një qendër e garave me ski e lojëra të tjera dimërore.

A stërviteshin trupat e ushtrisë aty?

Veç të tjerëve, atje stërviteshin në dimër repartet e zbulimit dhe Instituti i Lartë i Kulturës Fizike. Biza e Martaneshit ishte një pikë kalimi për të shkuar në të pesë rrethet që e rrethojnë. Rruga drejt saj kalonte nga Mali me Gropa, nga Krasta, nga Tërnova, nga Ballenja, nga Gurakuqi, nga Zdrajshi, nga Orenja, nga Kostenja, e nëpërmjet tyre transportohej lënda drusore gjithandej. Pyjet e asaj zone, shumë masive, shtriheshin në Martanesh, në Kaptinë, në Grykë Val, në malin e Shënoit, në Prevall, në Prodan dhe përreth gjithë Bizës, të gjitha këto, zona të banuara.

Biza qëndronte mbi ta si një nënë e mirë, ajo ishte si një dhuratë prej Zotit dhe u shpinte me bujari jetën: ujin, drurin, barin,bulmetin, mineralin, pataten, etj. Kur ngjiteshim në Malin e Shënoit, që ngrihet në pjesën veriore të Bizës e që maja e tij ngjante me nordin e busullës, ne, me mjete optike, por edhe me sy, në mëngjes a pas shiut kur dilte dielli, shikonim të pesë rrethet që e qarkonin, madje deri edhe Durrësin.

Atje jetonin rreth pesëmbëdhjetë familje, në një qytezë që kishte një rrjet të gjerë tregtie, shkollë fillore me tridhjetë-dyzetë nxënës, kopsht, çerdhe, spital me mjek të përgjithshëm, dentist, mami, infermier, një sharrë e madhe që përpunonte lëndën drusore, një fermë e madhe lopësh për qumësht e mish. Por edhe një laborator sinoptik i Tiranës, që bënte matjet e kohës, të reshjeve e sidomos të borës, teksa të dhënat përcilleshin në Tiranë tre herë në ditë.

Flitet se aty ishte ndërtuar edhe një spital i fshehtë ushtarak, si dhe një hotel për Beqir Ballukun?

Po, në Bizë, brenda zemrës së një mali, në një përrua ku duhej të shkoje i shoqëruar që ta gjeje, në një tunel të madh, ishte ndërtuar një spital bashkëkohor i madh ushtarak, që thoshin se barazohej me Ushtarakun e Tiranës dhe atë të luftës në Tufinë, e që sot, më thanë, është katandisur në një strehë verore dhish, i mbuluar nga plehu. Atje ishte edhe një punishte e madhe bulmeti, që funksiononte dimër-verë, ngaqë kishte shumë lopë. Biza notonte në ujërat e kristalta, që rridhnin e buronin dimër verë, të akullt e të shëndetshëm, të cilat pasi përshkonin pllajën, vinin e mblidheshin në Grykë Val dhe humbisnin në një shpellë, e cila pasi i gllabëronte, i nxirrte poshtë në Klos të Burrelit.

Më tej, në Ballenjë, ishte ndërtuar një hotel i madh kurativ për të sëmurët e mushkërive, e që e thërrisnin Hoteli i Ministrit, e që pëshpëritej se ishte i Beqir Ballukut, por që nuk e kishim parë të rrinte as ai dhe as ndonjë ministër tjetër.

Biza ishte bërë burim jete. Mbaj mend se kur shkonim nga Tirana në dimër dhe shumë prej nesh ishin të përfshirë nga ndonjë epidemi gripi, pas një jave ai problem mbyllej, nuk kishte më ushtarë dhe kuadro që të kolliteshin, e këtë nuk e dëgjonim as tek banorët e zonës. Ajo ishte një zonë me ajër të pastër të pyjeve me pisha, aheve, lisave, aty jetohej mrekullisht, vetëm se ishte pak e shkëputur nga jeta urbane, por që nga shteti i kohës i ishin krijuar mundësitë, qoftë të furnizimit, qoftë edhe të urgjencave.

Atje vinte për çdo dimër nga tre e katër herë helikopteri për çdo të papritur. Drurë kishte edhe për zjarr, edhe për industri. Era e bukës së grurit të pjekur atje ndjehej dhjetë kilometra larg, një bukë e një gruri të ri, pak e zezë, me shumë shije, që mund ta haje me plot kënaqësi edhe thatë. Fëmijët ishin gjithë jetë dhe u pëlcisnin faqet e kuqe nga shëndeti. Në qendër ishte edhe një hotel i madh me shtretër për kalimtarët, por edhe për punëtorët, e poshtë tij në katin e pare, edhe një klub e restorant që rrinte për çdo natë i përmbushur e me sobën e madhe të ndezur, ku skuqte llamarina e saj. Jeta ishte e mbushur plot alegri, plot shëndet, por edhe plot mirësi.

Në sistemin komunist, a mund të lëvizje lirshëm për në Bizë?

Rruga për në Bizë bllokohej nga mesi i dhjetorit e deri në fund të marsit e njerëzit, nëse duhej të zbrisnin në qytet, shkonin në këmbë gjer në Shëngjergj e Shënmëri. Po kështu bënin edhe për në Bulqizë, në Librazhd dhe Batër të Burrelit. Në rrugën Tiranë-Shëngjergj në pranverë, verë e vjeshtë punonte një postë ose korrier i thoshin, një makinë e mbuluar që merrte shumë-shumë njëzetë vetë dhe që të lëvizje me të, duhej të merrje në Bizë një autorizim nga kryetari i këshillit. Nëse nuk e kishe këtë, duhej t’i mbathje mirë opingat e t’ia shtrije në këmbë gjer në Tiranë, duke i rënë për shkurt Bizë-Shëngjergj-Qafë Priskë e Tiranë dhe ardhje. Në Bizë ishte edhe një restorant i vogël, i mirë si dhe një mensë punëtorësh të punësuar në lëndën drusore e që nuk kishin banim aty. Ai restorant mbahej në këmbë nga një kuzhinier gurakuqas, hokatari dhe gjahtari i sprovuar, por edhe qejfliu i rakisë, Mexhit Troka, që këndonte bukur, që kishte shtatë goca e bënte plan të kishte edhe të tjerë fëmijë gjersa të lindte një djalë, e që në fund e arriti edhe atë.

Përgjegjës i rrjetit të tregtisë ishte Qemali dhe kryetar i këshillit Musto, përgjegjës i NFP, një martaneshas, një djalë i mrekullueshëm që pati një fund tragjik nga moti i keq. Gjysma e banorëve të fshatit turistik Bizë kishte mbiemrin Balla dhe Bala, si ata nga Shëngjergji, edhe ata nga Gurakuqi. I paharruar do të mbetet edhe roja i natës i Bizës, Rexhep Domi, një burrë rreth dy metra i gjatë nga Shëngjergji, që rrinte gjithë natën jashtë në borë duke lëvizur dhe duke lajmëruar banorët për rreziqet që paraqiste moti.

Në krah mbante maliherin e tij të luftës me fishekun në gojë e një ballë në xhep, që kishte një palë mustaqe kreshniku, i veshur me një xhup të trashë ushtarak dhe një kokore leshi po ushtarake, që ia kishim dhënë ne të ushtrisë e që na bënte mjete emergjence për marshimet, një vegël që ishte kazmë e sëpatë njëkohësisht, për gërryerje e për prerje, e që secili nga ne e mbante të pandarë nga pajimet e tjera të luftës. Ai na porosiste, që kur të marshonim në borë, të mos pushonim gjatë asnjëherë, se vdisnim ëmbël-ëmbël e pa kuptuar, se nuk duhej të pinim ujë kur pushonim por vetëm kur niseshin ose kur ishim në ecje, se duhej të mbanim me vete një tufë të thatë halash pishe e mjete ndezëse si masat e eshkë, sepse vetëm eshka ishte e sigurt në ndezje, e plot porosi të tjera që na jepte ai plak i mirë.

Ai ishte një arsenal dijesh e përvojash. Xha Rexhepi i mirë, kur fliste, fuste shumë filozofi popullore në biseda, sillte shumë fjalë të urta, thënie njerëzish të shquar të krahinës, ishte epik në llojin e vet dhe me të ta kishte ënda të bisedoje. Me atë prakticizmin e tij, ishte një minierë dijesh. Ne, nga që shkonim për çdo dimër atje, ishim njohur, ishim miqësuar sa s’kishte më, i flisnim njëri-tjetrit në emër e dukeshim sikur ishim të gjithë nga i njëjti fshat. Në Bizë ishte një përzierje njerëzish nga disa zona si Tirana, Librazhdi, Dibra, Elbasani, Bureli që kishin krijuar një komunitet kompakt.

Pjesa më e vështirë në Bizë ishte dita e punës, të gjithë në punë e të gjithë në stërvitje. Ndërsa pjesa më e bukur ishte pasditja dhe mbrëmjet për ata që ngeleshin, sepse ne shkonim në marshime e stërvitje natën. Xha Rexhepi në ruajtje, sinoptikanët tek aparaturat, furrtarët tek furrat e bukës që punonin natën, sharrëxhinjtë dhe gjysma e banorëve atje ishte zgjuar. Të tjerët ishin në gjumin e natës. Kurse mëngjesi, qytezën e gjente zgjuar që në orën katër, secili në frontin e vet, sepse aty, po të mos punohej, vdisje në vend thoshte xha Rexhepi. “Duhet lëvizur, – thoshte xha Rexhepi, – duhet ushqyer muskuli i zemrës”.

Sipas tij, popujt edhe kanë lëvizur, edhe lëvizin ende. I kanë braktisur vendbanimet kur janë bërë luftëra, kur kanë rënë epidemi, tërmete, kur kanë ndodhur shembje apo rrëshqitje. Po në Bizë që e gjeta të zbrazur, të zhveshur, çfarë kishte ndodhur? Kur them se ishte zbrazur Biza e Martaneshit, nuk dua të them se ai fshat duhet jetuar akoma, por të braktisësh jetën atje, është një ndër shumë krime që bëjmë sot. Të braktisësh çdo gjë të mirë që ka ajo pikë turistike sot është një ngathtësi, një mediokritet, një paaftësi drejtimi dhe menaxhimi.

Por ky është edhe një krim që i bëhet ekonomisë së këtij vendi. Pasi atje ka vlera, atje ka pasuri, atje ka pará, atje ka gjithçka të mirë. Në këtë pikë e kam edhe mërzitjen që shpreh. Brezi që po shkon ka parë, por edhe ka drejtuar nga pak. Dhe nuk i ka lënë vlerat t’i marrë lumi sikurse po i merr, pyjet i kemi vlerësuar e shfrytëzuar, por edhe i kemi përtërirë, rrugët aq sa ishin dhe atje ku ishin i kemi mirëmbajtur, me lopatë e kazmë, por i kemi ruajtur dhe nuk na kanë shkarë malet e të zënë rrugët. Lurën e Bizën, Qafështamën, i kemi ruajtur si një resurs natyror, si një perlë turistike. Ato dikur ishin një botë më vete, një bukuri më vete, një pasuri më vete. Kurse sot janë rrjepur, janë zhveshur, lumenjtë po na marrin tokën e bukës, ujërat na përmbysin çdo dimër. Kësaj pune dikur i kanë thënë: korr e mos lidh…

9 komente në “Biza e braktisur e Martaneshit, aty ku fshihej hoteli kurativ për Beqir Ballukun”

  1. Ylli says:

    Biza eshte pjese e krahines se Shengjergjit. Biza nuk eshte pjese e Martaneshit. Intervistuesi z. Albert Zholi dizinformon, sepse e theksoj qe Bzia nga te gjitha pikepamjet e aspektet eshte pjese integrale e krahines se Shengjergjit dhe nuk ka te beje me Martaneshin. Zoteria do te duet te korrigjoje pasaktesine, sepse nuk qendron aspak ajo qe ai e permend disa here. E verteta dokumentore nuk mund te fshihet permes padijes ose deshires se dikujt….

  2. Sadik Cani says:

    Te pershendes per kujtesen per njezone perle natyrore por qe papergjegjshmeria e njeriut e degradoi.Ate qe dora njerzore e shkaterroi natyra
    Po e rigjeneron pranaj besoj se ka ardhur koha qe te promovohet

  3. Rob says:

    Biza nuk ka pasur asnjehere ndonje spiral ushtarak modern ))) ka qene 1 gjysem tuneli i pa perfunduar..zoteria na e paraqet si nje parajse )) pse nuk pyesni banoret qe kane jetuar atje ????

  4. Çika says:

    Ilirjan !
    Këtu , ty të prezantojnë për ushtarak të lartë . Me ushtrinë kam qenë shumë i lidhur , per një kohë shumë të gjatë , por , emrin tënd , sot e dëgjoj për herë të parë . Vrejtjen nuk e kam për tyj . Këta gazetarët, nga padituria shpesh herë flasin kot , pa ditur kush quhet ushtarak i lartë , i mesëm apo i ulët .
    Por , me sa lexova , edhe ushtarak i rangut të ulët të ishe , po të isha unë minister I mbrojtjes , do të ngjisja lart .
    Bravo Ilirjan , e paske kokën plot , flet me logjikë të çelniktë , askush s’të kundershton dot .
    Të lexova më kënaqësi !

  5. Rob says:

    Banoret e bizes kane qene te meekullueshem ..nga 1 ish ushtar i zbu

    1. shqiptar says:

      Te kishin denuar o ushtar I ZBU ne Bize.sa per bukiri nuk ish per te denuarit apo ata banuesit we dimrit bllokohej gjithcka nga ushqimet deri te nderlidhja

  6. Jonuz says:

    JONUZI I nderuari Gazetar , i nderuar ish oficer : Ju shume mire shkruani per Bizen si vendbanim ,si qender puntoresh te pyjeve ,bujqesise e blegtorise por duhet te bazoheni ne te verteta e jo ne te pa verteta .Biza ka mqene ,eshte e do te jete pjese administrative e Komines Shengjergj,Bize e Martaneshit i ka mbetur nga oficeret e varfer qe per nje diete sherbimi e shkruanin \Bize e Martaneshit/ per te nos qene ne rrethin e Titanes.Emrat e shkruar nje pjese jane te pa vertete,ne Bize nuk ka patur spital aq sa thoni ju ka qene nje ndertese dy kateshe me shtate -tete dhoma e te tjera te pa sakta qe keni shkruar. I nderuar gazetar para publikimit duhet gjetur dhe nje apo disa burime qe materiali te krijoj vertetsi.

  7. T. Voda says:


    — z Ilirjan , Ju falneroj . JU dhe z Albert,
    per kete pershkrim te shkurter e te bukur gjeografiko-historik , pse jo dhe per vlerat turistike qe i beni BIZES. Duke u lexuar JU , nga ”blloku i kujteses ”,- sime po sjell disa vargjet Arbereshe te kohes Rinis.
    — …. Mori bil , bil e lales, / Moj e bukur e trishtuar ./ C’me kujtove mote shkuar //.
    Vreshtat ishin zverdhulluar, / Kudo ishin vjelur rrusht / Qe nga malet zbriti dhelpra // Me te bijat lodhur keq ./ ….
    –Zonja Maro ate nate / Pa nje enderr fort te ngrate . / Se ju duk i Trimi i verdhe / E me kurmen xarre -xarre./ …
    … Gur kah gur , nga nje shqerre mish .// Krie e llere trimash kish … PAL GOLEMI DHE I VDEKUR.. I TMERRON ARMIQT ME SY ..
    —[ kerkoj ndjes per ndonje pasaktesi] ..

    —- Ate vit qe kam ”rregjistruar” keto vargje [1967-68 ] shkela per here te pare [me Zbulusit e Korpusi Burrel ] zonen ;- – BIZ– BALLENJE- MALI KAPTINES MARTANESHIT [rajone qe ja ngrene vlerat Bizzes]. Nga pjersit lindore te Kaptines [ ne nje stervitje te madhe – -Mars-1968] pashe per here te pare trojet shqiptare jasht kufirit shtetror, DIBREN E MADHE me dritat shumngjureshe te nates , [qe ne habiteshim kur i krahasoonim me dritat e Tiranes –Shqiperija ish ne aksionin e madh te elektrifikimit….].
    —Pese vjet me vone nga ai rajon , kufi LIBRASHD dhe KUKES Do TE ZHVILLOHEJ NJE NGA STERVITJET ME TE MBEDHA , ”KAPTINA –73” . Ku perhere te pare u eksperimentua perdorimi ne drejtim malor I Brigades Tankeve[Sauk-Tiran] si dhe perdorimi RSHA [rinis shkollore te armatosur- VITI TRET E I KATERT i gjimnazit S.Frasheri Tiran]
    –5 vjet me vone, per 3 muaj rresht po kete rajon do ta studjonim ne rol te studentit te AKADEMIS se SHTABIT PERGJITHSHEM . Per HERE TE PARE PAME SHIGJETAT E HARTAVE TONA [mesimore] qe KALUAN KUFIJT SHTETRORE- DIBREN E MADHE dhe ndalen ne DRININ te BARDHE — DRIN te ZI e ne VARDAR. Kritikat se ka shkelje te AULP dhe Kushteutes u justifikuan me thenien e Enverit per Greqin; –” …NE RAST SE CENOHEN KUFIJT TANE , LUFTA JONE NUK DO TI NJOHE KUFIJT…….”
    —- Mjaft stervitje ndervite kane patur emrin ”’ BIZA …..”. Ajo qe une kujtoj dhimshem [ sapo kIsha filluar pune ne shtabin e Grupimit 6 OP Tiran] eshte stervitja komplekse eksperimentale ”BIZA -1979”. ”BrK NE MESYMJE NE TEREN MALOR DHE KUSHTE DIMRI ” . E zhvilluar ne kushte teper te veshtira , perfundoi me 4 viktima , shume te lenduar dhe disa te denuar. sepse u vleresua e ”deshtuar ”. Quteza MIKPRITESE E SIMPATIKE E BIZES DO TE KUJTOHET PER ATE STERVITJE , NE VECANTI NJE NATE PER FURTUNEN, , BOREN , SUFERIN E SHKREPTIMAT E PA PERBALLUSHME PER BUJARIN , PRITJEN E SISTEMIMIN E RRETH 5000 TRUPAVE , . ATA VUNE NE DUZPOZICION TE GJITHA AMBJENTET [SHTEPIT, SHKOLLEN, KINEMAN , SPITALIN, ANGARET, …GJITHCKA -…. -pra z. ILIRJAN JE SHUM I SAKT.
    —– Si kunder peshe e ”BIZA-79” , nje vit me vone ,RAJONI I BIZES do te priste nje pjese te trupave te STERVITJES ME TE MBEDHA JO VETEM TE GRUPIMIT 6 OPERATIV , POR DHE TE USHTRIS SHQIPTARE . …. STERVITJA ”’SHEBENIKU –80” . KU MEHMET SHEHU I DORZOJE DETYREN E E MINISTRIT TE MBROJTIES KADRI HAZBIUT… …………….
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    — Me sa di qyteza, e BIZES ka qen ne administrim te Tiranes . Ajo lidhej me rruge makine pervec Tiranes , EDHE E 5 QENDRATE TJERA me KLOSIN Matit ; me KRASTEN , QAF – BULLIN e Bulqizes; ME. ZERQANIN – SOPOTIN Dibres .; me KOSTENJEN-FUSH STUDEN e Librazhdit , ; DHE ME KROIN E KUQ- ELBASANIN .
    — Prane rajonit BIZES, krah Martaneshi di qe ka qene vendi rezerv i cvendosjes se RTSH I PAISUR ME TE GJITHA APARATURAT E NEVOJSHME . NUK KAM NDEGJUAR TE FLITET KONKRETISHT KUSH E PERVETSOJ [ SHKATERROI] ……
    —- Kompleksi i Bizes del i plote PER TU SHFRYTEZUAR PER VEND KURIMI E TURIZMI ne se behet nje projekt i perbashket me rajonin e BALLENJES SE MARTANESHIT , E CILA PERMENDET PER UJIN E KRISTALTE E KURATIV TE LUGUT TE DEJES,…., PER LIVADHET DHE KULLOTAT PER VERIMIN E BAGETIVE, NE SE VIHET DORE PER PERSHTATJEN E TYRE PER PERDORIMN E SKIVE DUKE FILLUAR PERSHTATJEN QE NGA MAJA E BUTE E MALIT TE KAPTINES .
    . — VENDI ESHTE I PERSHTATSHEM PER -NDERTIMIN E SHTEPIVE TIP VILASH 1-2 KATSHE ME ELEMENT TE LEHTE DHE IZOLUS TE PARA PERGATITUR —
    —- Ballenja ka patur edhe NJE TEQE TE BEKTASHINJVE , nje REZERVUAR I CILI MUND TE PERSHTATETT SI NJE LIQEN ATRAKTIV. KURRIZI I M. KAPTINES NE DREJTIMIN LINDOR KA PATUR LIQENIN E ZI, DHE LIQENIN E BARDHEI , NDOFTA E NDONJE TJETER TE CILET MUND TE FORMOJNE NJE KOMLEKS ARGETUS E TURISTIK . PRANE TYRE MUND TE NDERTOHEN EDHE FUSHA GOLFI PER QEFLINJTE DHE PASANIKET E ARDHSHEM QE DUAN TE SHKRIJNE DHJAMIN —– DU HET PARE MUNDESIA E NDERTIMIT TE TELEFERIKEVE ETJERR….ETJER…
    —- BALLENJA [ dhe jo BIZA] , KA PATUE EDHE HOTELIN E MINISTRIT QE FLITEJ SE E SHRYTEZONTE BEQIR Bklluku,
    ——–Pershendetje –Tomor Voda — NY —

  8. T. Voda says:

    — z Ilirjan , Ju falneroj . JU dhe z Albert,
    per kete pershkrim te shkurter e te bukur gjeografiko-historik , pse jo dhe per vlerat turistike qe i beni BIZES. Duke u lexuar JU , nga ”blloku i kujteses ”,- sime po sjell disa vargjet Arbereshe te kohes Rinis.
    — …. Mori bil , bil e lales, / Moj e bukur e trishtuar ./ C’me kujtove mote shkuar //.
    Vreshtat ishin zverdhulluar, / Kudo ishin vjelur rrusht / Qe nga malet zbriti dhelpra // Me te bijat lodhur keq ./ ….
    –Zonja Maro ate nate / Pa nje enderr fort te ngrate . / Se ju duk i Trimi i verdhe / E me kurmen xarre -xarre./ …
    … Gur kah gur , nga nje shqerre mish .// Krie e llere trimash kish … PAL GOLEMI DHE I VDEKUR.. I TMERRON ARMIQT ME SY ..
    —[ kerkoj ndjes per ndonje pasaktesi] ..

    —- Ate vit qe kam ”rregjistruar” keto vargje [1967-68 ] shkela per here te pare [me Zbulusit e Korpusi Burrel ] zonen ;- – BIZ– BALLENJE- MALI KAPTINES MARTANESHIT [rajone qe ja ngrene vlerat Bizzes]. Nga pjersit lindore te Kaptines [ ne nje stervitje te madhe – -Mars-1968] pashe per here te pare trojet shqiptare jasht kufirit shtetror, DIBREN E MADHE me dritat shumngjureshe te nates , [qe ne habiteshim kur i krahasoonim me dritat e Tiranes –Shqiperija ish ne aksionin e madh te elektrifikimit….].
    —Pese vjet me vone nga ai rajon [ BIZE –BALLENJ] , me shtrirje kufi LIBRASHD dhe KUKES, Do TE ZHVILLOHEJ NJE NGA STERVITJET ME TE MBEDHA , ”KAPTINA –73” . Ku perhere te pare u eksperimentua perdorimi ne drejtim malor I Brigades Tankeve[Sauk-Tiran] si dhe perdorimi RSHA [rinis shkollore te armatosur- VITI TRET E I KATERT i gjimnazit S.Frasheri Tiran]
    –5 vjet me vone, per 3 muaj rresht po kete rajon do ta studjonim ne rol te studentit te AKADEMIS se SHTABIT PERGJITHSHEM . Per HERE TE PARE PAME SHIGJETAT E HARTAVE TONA [mesimore] qe KALUAN KUFIJT SHTETRORE- DIBREN E MADHE dhe ndalen ne DRININ te BARDHE — DRIN te ZI e ne VARDAR. Kritikat se ka shkelje te AULP dhe Kushteutes u justifikuan me thenien e Enverit per Greqin; –” …NE RAST SE CENOHEN KUFIJT TANE , LUFTA JONE NUK DO TI NJOHE KUFIJT…….”
    —- Mjaft stervitje ndervite kane patur emrin ”’ BIZA …..”. Ajo qe une kujtoj dhimshem [ sapo kIsha filluar pune ne shtabin e Grupimit 6 OP Tiran] eshte stervitja komplekse eksperimentale ”BIZA -1979”. ”BrK NE MESYMJE NE TEREN MALOR DHE KUSHTE DIMRI ” . E zhvilluar ne kushte teper te veshtira , perfundoi me 4 viktima , shume te lenduar dhe disa te denuar. sepse u vleresua e ”deshtuar ”. Quteza MIKPRITESE E SIMPATIKE E BIZES DO TE KUJTOHET PER ATE STERVITJE , NE VECANTI NJE NATE PER FURTUNEN, , BOREN , SUFERIN E SHKREPTIMAT E PA PERBALLUSHME PER BUJARIN , PRITJEN E SISTEMIMIN E RRETH 5000 TRUPAVE , . ATA VUNE NE DUZPOZICION TE GJITHA AMBJENTET [SHTEPIT, SHKOLLEN, KINEMAN , SPITALIN, ANGARET, …GJITHCKA -…. -pra z. ILIRJAN JE SHUM I SAKT.
    —– Si kunder peshe e ”BIZA-79” , nje vit me vone ,RAJONI I BIZES do te priste nje pjese te trupave te STERVITJES ME TE MBEDHA JO VETEM TE GRUPIMIT 6 OPERATIV , POR DHE TE USHTRIS SHQIPTARE . …. STERVITJA ”’SHEBENIKU –80” . KU MEHMET SHEHU I DORZOJE DETYREN E E MINISTRIT TE MBROJTIES KADRI HAZBIUT… …………….
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    — Me sa di , QYTEZA e BIZES ka qen ne administrim te Tiranes . Ajo lidhej me rruge makine pervec Tiranes , edhe me 5 QENDRA TE TJERA ;;– — me KLOSIN e Matit ; me KRASTEN , QAF – BULLIN e Bulqizes; ME. ZERQANIN – SOPOTIN e Dibres .; me KOSTENJEN-FUSH STUDEN e Librazhdit , ; si dhe me KROIN E KUQ- ELBASANIN .
    — Prane rajonit BIZES, krah Martaneshit, di qe ka qene vendi rezerv i cvendosjes se RTSH I PAISUR ME TE GJITHA APARATURAT E NEVOJSHME . NUK KAM NDEGJUAR TE FLITET KONKRETISHT KUSH E PERVETSOJ [ SHKATERROI] ……
    —- Kompleksi i Bizes del i plote PER TU SHFRYTEZUAR ,PER VEND KURIMI E TURIZMI ne se behet nje projekt i perbashket me rajonin e BALLENJES SE MARTANESHIT , E CILA PERMENDET PER UJIN E KRISTALTE E KURATIV TE LUGUT TE DEJES,…., PER LIVADHET DHE KULLOTAT PER VERIMIN E BAGETIVE, NE SE VIHET DORE PER PERSHTATJEN b E TYRE PER PERDORIMN E SKIVE DUKE FILLUAR PERSHTATJEN QE NGA MAJA E BUTE E MALIT TE KAPTINES .
    . — VENDI ESHTE I PERSHTATSHEM PER -NDERTIMIN E SHTEPIVE TIP VILASH 1-2 KATSHE ME ELEMENT TE LEHTE DHE IZOLUS TE PARA PERGATITUR —
    —- Ballenja ka patur edhe NJE TEQE TE BEKTASHINJVE , nje REZERVUAR I CILI MUND TE PERSHTATETT SI NJE LIQEN ATRAKTIV. KURRIZI I Malit te KAPTINES NE DREJTIMIN LINDOR KA PATUR LIQENIN E ZI, DHE LIQENIN E BARDHE .E NDONJE TJETER . TE CILET MUND TE FORMOJNE NJE KOMLEKS ARGETUS E TURISTIK . PRANE TYRE MUND TE NDERTOHEN EDHE FUSHA GOLFI PER QEFLINJTE DHE PASANIKET E ARDHSHEM QE DUAN TE SHKRIJNE DHJAMIN —– DUHET PARE MUNDESIJA EDHE E NDERITMIT TE TELEFERIKEVE ……………..ETJERR….ETJER…
    —- BALLENJA [ dhe jo BIZA] , KA PATUR EDHE HOTELIN E MINISTRIT QE FLITEJ SE E SHRYTEZONTE BEQIR Bklluku,
    ——–Pershendetje –Tomor Voda — NY —

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje