DETAJET: 1.5 milion euro të bllokuara në portin e Durrësit, ja si u zbulua makina e dyshimtë

24 Qershor 2018, 16:52Kronika TEMA

Një sasi parash prej 1.5 milion eurosh janë bllokuar në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” të futur në Shqipëri nga një agjenci për shit-blerje automjetesh.

Mësohet se mjeti ku i gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës.

Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli italian se kishte dyshime se një automjet kishte brenda mallra të paligjshme.

Automjeti  tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës. (TemA)

 

8 komente në “DETAJET: 1.5 milion euro të bllokuara në portin e Durrësit, ja si u zbulua makina e dyshimtë”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    O legenat e droges qe qeverisni kete vend paska patur te drejte Lul Basha kur ju akuzoi te enjten ne parlament pikerisht per kete afere. A do vazhdoni te qeshni si ate dite ne parlament? Po ti o popull dele do vazhdosh te rrish duke pare si tallin bythen me ty apo do ngrihesh e te rrembesh nje hu qe tu thyesh brinjet drogaxhinjve?

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Bre Thanasi,kush ta rrasi qe po flet percart???

  2. Liku says:

    Po cke bre thanas qe je kaq nevrik po hajde bre dil ne krye na trego ne deleve si permbyset qeveria hajde hajde je i mire pritur.bla bla bla mbas tastieres jemi te gjithe luan si puna jote o thanas qe sta plas

  3. cami says:

    se lulishi e tha ne parlamet nuk ka nevoi per hetime te thirret lulushi ne prokurori che del Po kesaj here lulishi donte ta bente si kali i trojs

  4. DS says:

    Lulushi kontrollon…. Duhet thirrur e te na sqaroje se si beri zbulimin. Normalisht asnjeri nuk di cka dikush ne traste, pervec te zotit te trastes

  5. edi says:

    Te zbulohen leket e qeveritare qe e kane rrjepur kete popull per 28 vjet, kjo ka me shum rendesi se sa leket qe bejne çunat ne europ

  6. Lsi says:

    Ik thanas se po ta rras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje