Hetimi i FIFA-s, Zvicra mbron Shaqirin e Xhakën: "Shqiponja" ishte një reagim spontan

24 Qershor 2018, 11:51Sport TEMA

Federata e Futbollit e Zvicrës (FFZ) i ka marrë në mbrojtje dy futbollistët e përfaqësueses së saj, shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për shprehjen simbolike të përkatësisë së tyre kombëtare gjatë ndeshjes me Serbinë.

FFZ e cilëson si “reagim spontan” festimin e golave të Shaqirit e Xhakës, të cilët formuan me pëllëmbë shqiponjën dykrenare, prandaj nuk sheh arsye për ndëshkimin e këtyre dy lojtarëve nga FIFA.

“Nuk presim ndonjë ndëshkim nga FIFA”, ka thënë Klaudio Susler, përfaqësues i FFZ.

Ai ka thënë se ky ishte një reagim spontan dhe jo një mesazh politik, siç përpiqet ta intepretojë Serbia.

Prandaj FFZ nuk pret kurrfarë sanksionesh nga FIFA.

“Nuk mund as të paramendoj se (Shaqiri e Xhaka) do të ndëshkohen”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFZ, Aleks Misher.

Ai ka bërë të ditur se futbollistët shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës janë paralajmëruar që në të ardhmen të mos festojnë duke e bërë shqiponjën.

19 komente në “Hetimi i FIFA-s, Zvicra mbron Shaqirin e Xhakën: “Shqiponja” ishte një reagim spontan”

  1. RT Provokacija says:

    Spontan apo jo , ishte nje shprehje nacionaliste dhe si e tille, sidomos kur dihet qe u be me Serbine dhe jo me Kilin, nuk mund te quhet ndryshe vetem Provokacion. Dhe politika e nacionalizmi nuk kane vend ne sport dhe futboll.
    Pyetja dhe pergjigja qe do donim te dinim: “Sa do denohen Shaqirat e Xhakat apo Federata e Zvicres per ket gjest antisportiv”?


    Ndersa shqiptaret shkojne te flene gjume te lumtur se i treguan shqiponjen Serbise, Serbet te merzitur fitojne miliona me bashkpunimin tregtar me Kosoven dhe Shqiperine. Ketu ka vetem nje te fituar dhe nacionalizmi del gjithmone i humbur.

    1. Alban says:

      Ca thu mer debil? Pse mer kur francezet nxjerrin gjelin ne fushe na qenka nacionalism? Po ruset me ariun? Po kur serbet bene shenjen e 3 gishtave pse nuk denohen?
      Shenja e 3 gishtave tek serbet eshte perdorur nga cetniket serb gjate kohes qe kane vrare gra e femije ne kosove. Me shqiponjen e shqiptareve kush popull eshte vrare? Shqiponja eshte simbol vetidentifikues, dhe s’ka ndonje nacionalism shovinist. Serb-grekve i bezdis ekzistenca jone, ndaj duan te ne te mos dukemi, te mos marrim fryme te mos flasim. Ndaj i bezdise sa here nje shqiptar vetidentifikohet si i tille.

  2. says:

    Patën harruar që janë live

    1. Le0n says:

      Por s’paten harruar koret me fyerje e kercenime raciste te tifozeve ruse e serbe – keta po qe jane per t’u ndeshkuar! Bile edhe ashper, ngaqe jane perserites.

  3. true says:

    nuk ishte e nevojshme te benin shqiponjen pas golit kur vete golat e dy shqiptarve e kishin bere shqiponjen kur topi preku rrjeten e serbit

    1. Le0n says:

      Nuk e di nese e ndoqe ndeshjen me kujdes… une e ndoqa nga kanali publik sviceran RSI, ku degjoheshin qarte fishkellimat dhe parullat shurdhuese barbare, sa here qe 4 lojtaret shqiptare preknin top.
      Bile nje nga komentatoret svicerane vuri ne dukje edhe korin “vrite shqiptarin” ne momentin (pjesa e pare) kur Xhemajli ishte duke manovruar ne sulm. Keta po qe jane per t’u denuar!
      Shkurt gjithe ate tension te panevojshem e krijuan serbet dhe aleatet e tyre ruse, ndaj shfryrja finale e shqiptareve ishte perveç shume e natyrshme dhe aspak ofenduese, nje rrjedhoje e sjelljes barbare te bishave sllave. Kot s’thone: “kush mbjell ere korr fortune”.

  4. Agim Anastasi says:

    ATEHERE KJO DO TE THOTE SE FLAMURI SHQIPETARE NUK DUHET PERDORUR ME, VETEM SE NUK E DO KOMSHIU.

  5. Roland says:

    Te tre komentuesve te mesiperm ju ka qire grate millosheviçi…..

    1. Jari says:

      Jane greko-cobente e zakonshem te temes qe bejne si shqiptare anti-nacionaliste.

    2. Le0n says:

      Eshte i njejti “trim” janulle qe shkruan nen emra te ndryshem. Ç’ti besh kompleksit te inferioritetit te nje minorance qesharake! ?

  6. Arber says:

    Komenteve leshi.Ca te keqe ka qe bënë shqiponjën?Thjesht treguan se kanë rrënjë shqiptarë.Nëse do merte pjesë shqipëria do ishte normale te festonin në këtë mënyrë.Te gjitha skuadrat përfaqësojnë kombet e tyre.Atëherë përse këndohen himnet nacionale?Festuan në mënyrën e tyre pa ofenduar kënd.Kujt i djeg shqiponja le te mbylle syte e mos ta shofi.

  7. EM says:

    Me mir tu kishin treguar rr*cken serbëve se ashtu sdo e quanin provokacia… Far e keqe dhe copa m*ti që flliqin ballkanin

  8. Anna says:

    Anna

    Ke te drejt Ronald mund te jet si thua ti. Shkiat na u ofendokan.

  9. gimi says:

    Shaqiri dhe Xhaka e shkruan historin, kur i ngrohen zemrat e e shqipëtareve, bravo bravo !
    e ndjej veten shum krenar qe jam bashkombas tyre!

  10. M says:

    Keta komentuesit serb jan te pagezuar apo ti pagezoje une, duhet ta dine ne te kundert le ta mesojne se ai qe te vaftize ka te drejte te zgjedhe emrin qe do te te therasin po jeni njerez , po jeni kafshe t’ju ndjellin , keshtu qe Shqiponja dy krenare e vendosur ne flamurin Shqiptar i ka renjet shume te hershme, qe ne kohen Ilire , ku tregon krenari , seriozitet dhe autoritet , perfaqeson idealin e kombit Shqiptar dhe eshte emblema simetrike e nje trupi e udhehequr nga dy koke krenare, e mos te zgjatem se nuk i kuptoni te gjitha si mendjeshpelare te vemi tek vaftisja , nuni i flamurit jane Shqiptaret dhe ata ju thone se simboli i shqiponjes tregon dhe perfaqeson kombin , marja e nje shtetesie nuk te fsheh identitetin, kombesine qe shqiptaret.jane krenar, juve nuk u ka dhene te drejten njeri te beheni nun per te rivaftisur simbolin dukei kaluar ne ceshtje politike e duke e quajtur provokacion per kedo qe tregon identitetin e vete, po eshte se ceshtja e kombit u sjelle trazira se ashtu jeni ushqyer pas reumacionit jipni kembet sic e keni zakon

  11. erdogani says:

    per te treguar qe kam lind lakuriq, kur te bej golin do te zhvishen nudo

  12. erdogani says:

    per te treguar qe kam lind lakuriq, kur te bej golin do te zhvishen nudo …………

  13. Kabashi says:

    Serbet te pranojne fitoren e Zvicres te paster si loti nuk u i le inati e urrejtja patologjike kundrejt golashenuesve shqiptare, gezimi i te cileve u shoqeruar me berjen e simboilit te flamurit kambetar, flamur ky nder me te vjetrit ne bote, qe valvitet ne seline e Kombeve te bashkura, ne seline e NATO-s etj. Sipas logjikes se semure te shqiptarofobeve, shqiptaret nuk u dashka te gezohen. FIFA do te duhej te denoje thirrjet ne kor raciste, feshkellimat e britmat “Vrite shqiptarin” te tifozeve serb e rus.

  14. shqipja says:

    nuk ka asgje antisportive te besh simbolet qe perfaqsojne rrenjet e tua!
    nuk ishte asgje e ndaluar, as simbol fetar as simbol fashist, asgje qe ka lidhje me kto.
    keshtu qe le te fluturoje e lire shqipja!!
    kush i thote vetes shqiptar mos te flasi se prapthi por ti mbeshtesim cunat se na ngriten koken lart dhe na ben krenare per ate qe jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje